Miku i Bashës që hetohet nga FBI erdhi në fushatën e PD më 2013

December 4, 2017 19:54

Miku i Bashës që hetohet nga FBI erdhi në fushatën e PD më 2013

Kamil Ekim Alptekin, i cili është sot njeriu më i përfolur në botë për shkak se ka paguar këshilltarin e sigurisë së presidentit Trump, Flynn, të lobojë për rrëmbimin e kundërshtarit të tij politik, Fetullah Gulen, për ndaljen e një sulmi ndaj ISIS, dhe po ashtu, i përfshirë në rrjetën e bizneseve ruse, ka qenë njeriu që i ka ardhur në ndihmë Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike në fushatën elektorale në vitin 2013.

Në një postim të tij në Twitter, Kamil Ekim Alptekin shkruan se sapo ka zbritur “në Tiranë, sekreti më i ruajtur i Europës. Tirana e udhëhequr nga Lulzim Basha gëlon nga dinamizmi”.

Udhëtimi ishte në prag të fushatës elektorale në Shqipëri, ndërkohë që shoku i ngushtë i Bashës ishte konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, i emëruar nga Basha si ish- ministër i Jashtëm.

Sot, nëse kërkon emrin e tij, të del i atashuar në mijëra artikuj që flasin se si ky njeri ka paguar për të implikuar SHBA-të në historitë e luftës për pushtet në Turqi, në rrëmbimin e Fetullah Gulen, në devijimin e axhendës anti- ISIS, në rritje të influencës ruse në SHBA dhe në çuarjen e Lulzim Bashës, për të bërë një foto me Trump.

Tani ngelet të sqarojë para drejtësisë edhe Lulzim Basha, se si i ka transportuar 670 mijë dollarë nga kasaforta e Kunatit në parajsat fiskale.(TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

December 4, 2017 19:54
Komento

4 Komente

  1. Jimi December 4, 20:12

    Po kush nuk u fute ne Shqiperi? Derri e dosa , me breke, e pa breke!

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan ramovicet, berishovicet, bashovicet, medijvicet apo metovicet me shoke e shoqe. December 5, 10:06

      O Jimi, ramovicet shkrivane dhe avoketer te djallit berisha-basha-meta e mediut, nuke e kane mendjen tek me breke, e pabreke, apo tek 1.4miljard eurot qe dolen “ilegalishte”jashte kufijve te Shqiperise vetem familjesne fundmandatin e P D-se, por tek 670 mije dollare qe i denoncoje USA,se t’ishte per ramovicet ata perser do te heshtin, dhe kjo ngase jane pjellat e se njejtes moster, pra diktatures komuniste dhe jashteqitjes se saje. Ne kete konteks te bie nder mend dhimja MIGJENJANE ;Ah si nuke kam nje grusht te rande, qe t’i bie ketije mali qe z’bzane.Se fundi o Jim, sido qe te sillen e perdridhen pjellat e diktatures komuniste dhe mostrat e saje ne krie te tre pushteteve,plus presidence dhe opozite i thencin, DREJTESIA do te behet se ka kerkuar me force SOVRANI, USA dhe BE-ja, dhe nuke ka leke te piset dhe avoketer te djallit qe ti shpetoje nga banga e akuzes si autore, apo bashkeautore te mijra krimeve makabre e superkorrupsioneve te denoncuara me ze, figure dhe deshmi te gjalla, sa istitucionale, aqe dhe me shume popullore e mediatike. Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza, si dhe mijra femije te mbetur jetim, dhe nje pasuri kombetare e private qe eshte grabitur dhe tjetersuar nga riciklimi i botese krim-korrupsionit-mafjozo -imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit dhe medjas amorale qe vazhdojne te pastrojne leket e piset, qe kerkone drejtesi.

      Reply to this comment
  2. Sa engjellor ky lul bashorri ..! December 4, 21:11

    Habitem me shqiptaret komplet nga me i mencuri e deri te pastruesit e haleve te Pd.
    .
    Lexoni me kujdes:

    Duket sikur engjellori lul basha paska lidhje me kete turkun mafjoz..kurse ne fakt krimet e Bashes te dokumentuara jane qindra here me te renda se dyshimet per kete turkaleshin.
    .
    vetem po te lexohet ky artikull 101% i dokumentuar si me poshte:

    .Bechtel: Dell – Frank Wisner -Basha…US Mafia:
    .
    Rruga e Kombit,
    dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –

    29 prill 2014 (POLITICO)

    Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave. (nderpritet artikulli per kortezi …mjafton kaq)
    .
    Pse nuk arestohet Basha per kete krim kaq te dokumentuar?

    Pergjigja:
    Sepse shteti amerikan duhet te arrestoje dy ambasdore te tij A.D & M.R si dhe mikun e Berishes Frank Wisnerit dhe nese kjo ndodh atehere do besojme se eshte dikush ne USA qe do ti ktheje lavdine Amerikes

    Reply to this comment
  3. Nero December 5, 00:20

    Edhe themi ne pse na kishte bllokuar Enveri?!
    Po ja keta derra e dosa, sebe e greke te magaloidhese qe hyne ne Shqiperine pa zot te ketyre 27 vitve dhe e kane bere corap kete vend bashke me gjakprishurit shqipetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*