Miku i kryebashkiakut, SMS prefektit, ditën e arrestimit të vrasësit të penduar

February 10, 2014 19:52

Miku i kryebashkiakut, SMS prefektit, ditën e arrestimit të vrasësit të penduar

Marjon Mitro, i arrestuar me cilësinë e personit që ka porositur bombën e vendosur poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ditën e arrestimit të Julian Sinanajt, i ka dërguar mesazh telefonik prefektit duke kërkuar nje takim me te. Sipas televizionit  “ABC News” nga të dhënat e grupit hetimor, prefekti Dervishi e ka vënë në dispozicion të hetimit mesazhin e dërguar nga i arrestuari Mitro, të cilit nuk i ka kthyer përgjigje.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari Mitro ia ka dërguar këtë SMS prefektit, vetëm pak orë pas arrestimit të Julian Sinanajt, duke i thënë se “dua të ju takoj për një problem”, dhe në fund të mesazhit ka vendosur emrin dhe mbiemrin e tij.
Mitro, një ish-punonjës i Bashkisë së Vlorës, që njihej për shoqërinë me kryebashkuakun Gjika  u arrestua më 29 janar, policia me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në ambientet e brendshme të aeroportit “Nënë Tereza” duke  tentuar të largohej drejt Italisë.

Ai akuzohet se ka ideuar dhe organizuar atentatin me bombë ndaj prefektit Dervishi.

Lidhja e Gjikës me Mitron dhe armiqësia e tyre e përbashkët me Dervishin (si përfaqësues i qeverisë në krye të prishjeve të fundit në Vlorë) është bërë disa herë temë debati ditët e fundit.

Në një intervistë në DITA, publicisti Lubonja tha se prapa sulmit ndaj prefektit qënron klani i kryebashkiakut. “Leximi im për këtë ngjarje është ky: aksionet e qeverisë me shembjet e ndërtimeve të kundërligjshme (ku fus edhe atë të pallatit me pronar vjehrrin e kryetarit të PD-së, Basha) kanë prishur ekuilibrat e sistemit të ngrënies nga ujku dhe me ujkun në Vlorë. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “klani” për të cilin foli Dervishi është klani i kryetarit të Bashkisë që, sipas meje, i ka lejuar ato ndërtime me parimin “të hash nga ujku”. Prandaj dhe lëshimi para disa kohësh i Gjikës në duart e drejtësisë nga ana e socialistëve nuk mund të jetë pa lidhje, direkte apo indirekte, me këtë kërcënim. Kemi të bëjmë me mesazhin e krimit të organizuar e të lidhur me politikën që kërcënon qeveritarët e rinj të mos u prekin interesat sepse, përndryshe, i presin bombat –  u shpreh më herët analisti i njohur

February 10, 2014 19:52
Komento

28 Komente

  1. Eri February 4, 03:47

    Per fat te keq Gjikes po i hapen petet e lakrorit se çfare ka bere ne Vlore ne keto vite si kryebashkiak. Shkarkimi si kryebashkiak duhert te ishte minimumi per te ne keto momente.

    Reply to this comment
    • Open your mind February 5, 00:01

      E kisha thene edhe me pare,se kur te filloje te kete atentate te tilla politike,kjo eshte nje shenje se po bie era shtet dhe ata qe kane frike nga ky shtet,po fillojne te humbasin gjurmet ne krimet dhe vjedhjet e tyre.Ne kete rast gjurmet humbasin duke hequr qafe bashkpuntore apo kundershtare.Me ate gjendje kaotike qe ishte Shqiperia ne kohen e Sali Palles,me gjithe ato vjedhje e korrupsione galopante,dhe perseri askush nuk trembej nga shteti,ishte nje ogur i keq se dhe shteti ishte i implikuar ne te gjitha keto,prandaj dhe askush nuk ia kishte friken “qerres” se shtetit.Tani qe shteti ka filluar te levize disi,”lepujt” po mundohen qe te mos i kape “qerrja” e shtetit,prandaj dhe kane filluar atentatet.

      Reply to this comment
  2. miri February 4, 09:18

    yp xhixhi………………….

    Reply to this comment
  3. Epiri February 4, 09:22

    I bukur ky shkrimi i Lubonjes, mendoj se pak a shume Lubonja ka te Drejte. Gjika Mos te na bej Jezus Krishtin tani kur dihet se ishte P. Pilati

    Reply to this comment
  4. As February 4, 09:33

    Shpetim Gjika, nje mesues i zakonshem frengjishte dhe as gje me teper. Ne c’do pallat ka nga nje hyrje me emertimin KB (kryetar bashkie).
    Shpetimi duhet t,i lere deklaratat te modelit PD por te jape doreheqien
    Shpetimi dhe shume si ai duhet te kuptojne se votimi dhe rezultati i tij nuk eshte merite e tij por e gjendjes politike-ekonomike e shoqerise ne momentin qe behen zgjedhjet.
    Qe te bindet Shpetimi qe nuk eshte votuar ai por PS, te jape doreheqien dhe te futet ne gare si kandidat i pavarur

    Reply to this comment
  5. Qeveria February 4, 10:13

    Gjika eshte nje bandit tipik qe nuk ka as ideal e as parti. Ai ka vetem nje koleksion mafiozesh qe i perdor sapo i cenohet interesi. Fundja kjo situate eshte ne gjithe rrethet e Shqiperise duke vecuar Tiranen. Kudo nuk ekzistojne partite por ekzistojne klanet qe mbajne kryetaret.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. February 10, 20:31

      Me kete “veçimin e Tiranes” tregon se jo vetem nuk je objektiv por nje lloj ujku qe kerkon te penetrosh ne tym. Ne krye te Bashkise se Tiranes, eshte ai qe njihet si korrupsionisti me i madh dhe urdheruesi apo zbatuesi i urdherave per vrasjen e njerzve te pafajshem. Ky eshte shembull per gjithe ujqerit qe sundojne ne bashkite apo komunat e Republikes, te cilet duhet te qerohen nga pushteti i uzurpuar dhe kthyer si çifligun e babait me zgjedhje te parakohshme lokale pa pritur 2015.
      Fill pas Tiranes, Vlores, Fierit apo Beratit vjen ai i Gjirokastres, pa llogaritur militantet e PD-es ne bashkiçkat apo komunat ku (jane emruar) kane fituar..

      Reply to this comment
  6. Eli February 4, 10:19

    Ja po i afrohet zinxhiri Xhikes vlores.

    Reply to this comment
  7. dhori February 4, 10:23

    Shtyella kurrizore e shkrimit te Lubonjes ka logjike. Por asnje arsyetim logjik, edhe sikur te duket shume i shendosh, nuk mbarte vlerat e se vertetes. Provat jane ato qe e vlersojne sa afer apo larg te vertetes eshte arsyetimi logjik.
    Nuk e di sa e perligjur eshte revolta e Gjikes, sepse nuk e di sa i paperlyer apo i perlyer eshte. Sipas mendimit tim, reagimi i Gjikes, nese ai eshte plotesisht i ndershem, duhet te kishte ndodhur qe diten e pare kur Dervishi beri deklaraten. Reagimi fillimisht duhet te behej drejtperdrejte (midis tyre) dhe ne qofte se Dervishi nuk shpjegohej publikisht per cilin klan e kishte fjalen, parashtrimi duhet te behej tek kryeministri nga varet prefekti. Nese serish Dervishi nuk shpjegonte publikisht ate qe kishte thene publikish, atehere Shpetimi nuk kishte cfare te priste. Ai duhet te dilte para mediave dhe te shpjegonte perpjekjet e tij qe prefekti te shpjegohej publikisht per cilin klan e kishte fjalen dhe qendrimin qe mbajti prefekti dhe kryeministri apo zv.kryeministri ku ai parashtroi kerkesen e tij. Ne qfote se ky reagim nuk do behej fill pas leximit te qendrimit qe mbajti eprori i prefektit, duhet te ndodhte patjeter te nesermen e debatit qe u be tek Fevzo0pinioni.

    Reply to this comment
  8. Eri February 4, 11:13

    I erdhi te b… e tij Gjikes tani sepse po i dalin te palarat. Pse ben Gjika sikur nuk i njef personazhet. Te Ps e vlores Gjika eshte pare gjate fushates me J. Sinanin me shume se 4-5 here, pra ka dhe njofje personale. Tani eshte normale te kerkoje ballafaqim Z. Gjika, po problemi qendron qe e ka humbur kredon ne vlore dhe nuk e beson dhe perkrah me njeri. Duhet te kuptoje qe nuk po e akuzon njeri per porositje bombash, por duket pak e cuditshme qe bombat vendoseshin dhe porosteshin nga njerez qe ai zoteri shoqerohej deri se fundmi. Klani politik qe z. gjika eshte anetar, Gjika, Leka, Deda, Isaraj, kishin njofje dhe lidhje biznesi ne ndertim me njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  9. Mirditori February 4, 11:42

    Kur do te vije ajo dite qe shqiperia te jete nje vend normal. Kurajo qeveresie se re.

    Reply to this comment
  10. socialistet vlonjate February 4, 11:43

    Qe kur erdhi ky Dervishi ne Vlore ,e ka bere lemsh PS E Vlores. Rama E hoqi qafe nga vetja dhe na e rrasi ne vlonjateve.Ai po percan PS, TE LARGOHET NGA VLORA.Ka emeruar,ne Vlore drejtora qe e kane paguar dhe kusherinj te tij,qe skane lidhje me PS
    Na vjen keq per znj. Valentine qe po bie ne batakun e tij duke emeruar edhe ajo,njerezite saj
    Vjen nje dite dhe Vlora nuk duron dot njerezit e importuar nga Tirana te qeverisin Vloren
    Ketu ka plot gra e burra me dinjitet qe mund te ulen shume bukur ne karrigen qe na ka zene Besnik Dervishi.
    Sa per Gjiken ,fjalen do ta thote drejtesia,askush ska te drejte te gjykoje ne ere.

    Reply to this comment
  11. Vlora February 4, 11:46

    Ti Eri ,mos shkruaj me se dukesh qe je nje cope budallacke me dy sy

    Reply to this comment
  12. Vlora February 4, 11:47

    pse si pasqyronoi te gjitha komentet por vetem ato qe ju interesojne .Nuk e besoja se kjo do ndodhte me gazeten dita

    Reply to this comment
  13. bujari February 4, 13:13

    vlora eshte bere dhe po behet cdo dite palermua shqiptare ,eshte vendi ku politika drejtesia e te gjitha organet jane de fakto vazhdimisht nene kupolen e heshtur te” kupoles’ ku marin pjese tw gjithe ,te majt,te djathte ,e kulisha te tjere

    Reply to this comment
  14. danilo February 4, 16:18

    Po nuk hengre hudhra nuk te bie goja ere,pse te djeg ty Peshto?A ke ngrene hudhra?

    Reply to this comment
  15. Pedro February 4, 19:38

    Keq ShpetimKeq Dervishi.Drejtesia, kur te behet do te flasi e japi sejcilit hakun.Por, z Shpetim, do te jete mire qe per nje periudhe kohe……mos flisni, mos beni lavdrime per vlonjatet, gropa ne gjoksin e te cileve duket se eshte “mbyllur”.aty keni mafje teper te rezikeshme, ne ’97 -ten jo te larget, prodhuat kiminele te rezikshem.Pastrojuni………….Do te kete nje dite Drejtesi…..

    Reply to this comment
  16. Fatmir February 4, 19:38

    Zoti Gjika: te kam admiruar per punen qe ke bere ne Vlore , por edhe une kam hedhe dyshimet e mia personale pak e nga pak, duke mos dashur te besoj se ti ke pas diçka te fshehur, ose je nisur nga momentet. Atehere kur Mustafa Dedenik lutej per pyllin e sodes dhe ambjentalistet u ngriten ne Vlore, ti as nuk i mbeshtete, por perkundrazi ndoshta dhe i sulmove. Tani qe rrethanat prune te tjera gjera ne dere, dyshimin tim e shikoj me te perfocuar. Nuk mohoj ate qe ke bere qofte dhe per 100 vjetorin e pavaresise, po pse ajo re tymi egzistonte ne ndergjegjen dhe veprimet e tua? Mos valle dikush te kish lidh duarte apo çoroditur mendjen? Prandaj, para se te leshe detyren e kryetarit bashkise duhet te pastrohesh para qytetareve te Vlores qe te kane mbeshtet aq shume. Une nuk arrije dote deri aty te te fajsoj apo beje pjestar te atyre krimeve monstruoze qe kane ndodhur ne Vlore, dhe nuk ma do as shpirti, por ca firma pallatesh me detyrojne te theme qe pse i ke hedhur ne kundershtim me projektin e Vlores,ne kundershtim me ate qe nuk duheshin, prandaj duke mos dashe asnjehere te fshij punen e madhe qe ka bere bashkia e Vlores keto vite, pavaresishte nga qeverisja vendore me Sali berishen qe deshirene e ka pase, mundesisht ti humbisni dhe emrin Vlore, ke lene hije dyshimi dhe ke shkaktuar nje trishtim te qyetaret vlonjate per ca veprime ndermjetese, duke ngulur kembe une jo tek pallatet se sa tek nderi dhe respekti i inxhinjerit te respektuar dukatas Mustafa Dedenika qe punoi aq shume ne Vlore e gjithekund me perkushtimin dhe pergjegjesine e tij sa qe embrojti ate qytet nga erozioni natyror, por edhe politik kur vjen puna te pamundesia e tij per tu perkrahur, si dhe te atyre te rinjeve vlonjate qe u dekorajuan nga ti. Kete mund ta dine te tjere dhe ti me mire se une, por jam i prekur per ate qe ka ndodhe me qytetin e Vlores.

    Reply to this comment
  17. Malo February 4, 19:39

    Deklarata e Dervishit duket sa e pa kuptimt aq edhe servile. Ndoshta Dervishi vuan nga kompleksi i se shkuares. Ndoshta duhet besuar Saliu se Dervishi e vuri vet tritolin per shou. Por sidoqe te jete asgje nuk e nderon. Per mendimin tim, z. Dervishi eshte i inspiruar ose i udhezuar nga Saliu per nje deklarate te tille. Sdihet se ku ja ka zene koken me dere Saliu. Jam i bindur se heret e von edhe z.Dervishi do te kthjellohet si shume te tjere. Por nje gje duhet ta dije. Qeni qe leh prapa shpine edhe mund te kafshoje, por sidoqoft eshte i trembur dhe menjehere do ja mbath. Ndoshta edhe Z. Rama duhet ta shikoje kete “turist” qe duhet te drejtoje punet e qeverrise ne Vlore.

    Reply to this comment
  18. Socialisti i sinqerte February 4, 19:40

    E lexova me vemendje deklaraten e Gjikes dhe duke qene nje anetar i thjeshte, shume sinqerisht po hedh keto mendime, qe nuk jane vetem te miat, por te shume e shume socialisteve ne Vlore.
    E para: Pse i djeg Gjikes per nje fjale “klan” qe tha ne ato momente emocionale prefekti Dervishi?
    E dyta: O Gjika, mesuesi i frengjo9stes, qe e ke harruar fare,PS te beri 3 here Kryetar, por ti nuk e ke merituar.Po pse more burre ne socialistet e Vlores nuk e dime qe ketu komandon Klani “Terbaci”? Shiko administraten tende ( me prejhardhje, apo dhendurre e nuse nga Terbaci), shiko kryetaret e Rajoneve lidhjet qe kane me ty dhe Terbacin edhe drejtore e arsimit eshte nuse terbaci.Mire do te beje te mbyllje gojen dhe ta kaloje ne heshtje.
    Pastaj o Gjika, PS e Vlores dhe e Shqiperise ty nuk duhet te te fale qe i dhe votat Kreshnik Cipit dhe ti vetem ti e bere deputet te PD ate njeri, duke i sjelle pasoja PS ne Vlore.
    Pastaj cila eshte puna jote, o lumadhi ti? Nuk zbukurove qytetin per vitin e ri dhe vlonjatet duhet te mbanin zi per ty, pse je ne ndjekje penale.
    Me dhimbset qyteti, PS, qe jam nder te paret socialiste, kur ti ishte drejtor shkolle, ndaj duhet te pranojme se ka rene ne fund puna e administrates se bashkise, jo vetem ti nuk dukesh por edhe dy nenkryetaret nuk bejne me asnje pune…
    Pastaj, o mik si nuk te skuqet faqja qe ne kete grupin kriminal, mafie mund te konsiderohet eshte perfshire edhe nje vartesi yt ne Bashki, nje biznesmen, qe ti e ke mik?
    E pra, ishin keta qe donin te asgjesonin socialistin, prefektin e Vlores Dervishi.Cfare do te kishe thene me pas, nese atentati do te kurorezzohej?
    E pra turp per ty, qe ne keto kushte qe ndodhet Dervishi9, psikoilogjikisht, shpirterisht, ti e sulmon.
    Ti ke mbushur breket pse je ne ndjekje penale per ato qe ke bere ( e sa ke bere ti, o Gjika), po ky njueri, perfaqesues i qeverise, per pak dha jeten ne emer te detyres?
    Gjika:Ti para ke sa te ndertosh gjysmen e Vlores, shko dergo thaset trupit gjykues e Prokurorreve, merr pafajsine dhe me pas vishja ne Amerike tek njerezit e gruas, ku flitet se ke ngritur biznes…
    Mos dil me ne TV Gjika, prit vendimin e gjykates dhe nese nuk punon me, lerua te tjereve te vazhdojne punen per qytetin….
    Administratat eshte NUL.

    Reply to this comment
  19. GAULEITER February 4, 19:41

    Ruaje mire Shpetim ate fotografi qe ke me Ramen, bile shumfishoje e zmadhoje se sa te kesh ate ty nuk te hyn ferre ne kembe le te flase po deshi edhe Sekretari Shtetit Kerry per ” nderhyrje te politikes ne drejtesi ” se je i pa prekshem.

    Reply to this comment
  20. danilo February 4, 19:41

    Ikni ore, dy legena jeni qe te dy,mbase hani njeri tjetrin se Vlora do festoj athere!

    Reply to this comment
  21. Terbaciote February 4, 19:42

    O burra, zihuni, grihuni se fiton Berisha.Cfare keni. njeri kryetar bashkie, tjetri Prefekt, te nje partie jeni.PS duhet te beje hesapet mire se cilin duhetr te vere ne krye,se kush duhet ti perfaqesoje.
    O z. Gjika, po ti je i pandehur mor djale, si MZIUUUUUUUUUUUUUUUUUU. E ke pare ai nuk del te beje deklarate per shtup.
    Une te kam nga fshati, po ti je shume larg gjyshit tend, Xhebro Gjikes, pasi je edhe pak horr.Kam degjuar, po nuk dua ta besoj se ke nje zocke ( ka qene ne nje TV lokal, qe ti e ke per zemer), qe na e cove edhe ne biblioteken e qytetit.
    Mos e ngacmo M…. se vjen ere.
    E gjithe puna eshte se ne te fshatit por edhe Vlora ti di te gjitha pislleqet, prandaj me mire hesht… Ja edhe 1 vit e pak dhe iken si kryetar, ku do te shkosh?
    Rrezik te kalosh me LSI, se ajo eshte bordella ku kalojne te gjitha kurvat…
    Me shume na turperrove, se sa na nderove, mustaqe spice-Gjika i fshatit tone…

    Reply to this comment
  22. Agroni February 4, 19:42

    Shume i pa pjekur u tregua ne deklaraten e tije z.Dervishi duke aluduar per Shpetim Gjiken gjoja ne klane mafioze lidhur me perdorimin e tritolit ne disa akte terroriste kohet e fundit.Prefekti qe gjoja eshte perfaqesuesi i qeverise ne Vlore sillet si adoleshent para madiave,turp per keta kuadro qe emrohen me shume nga orgjina e tyre se sa nga aftesit dhe kopetenca per te drejtuar institucionin e prefektit.

    Reply to this comment
  23. Dike Mullai thote- February 4, 19:43

    Eshte nje shprehje popullore:-”Kur zihen Qente eshte Dasma e UJKUT”! Kerkoj falje per kete shprehje te pa pershtateshme ne kete debat. Nuk jane te hijeshme disa komente qe merren me ‘mustaqet…’ Eshte e vertete si Drita e DIELLIT se ne keto 23 vjet ‘Demokracie’ eshte Shpetim Gjika eshte i vetmi qe ka marre TRE here radhazi mandatin e KRYETARIT te Bashkise ne VLORE! me diference te thelle. Gjithesesi eshte DREJTESIJA ajo qe te vendos per saktesine e Akuzave qe jane ngritur ndaj TIJ. Por me pare para Drejtesise te dale UJKU!!!

    Reply to this comment
  24. Horri i Bulevardit February 4, 19:44

    Sduam buke, sduam uje, sduam drita e cingerima, asgje sju duam, vetem aman mos u zini, se kush e duron saliun ne faceboock, more aman.
    Dilni ke sheshi flamurit prefekt e kryebashkiak, TT-te i keni dhe bojani si kaubojsat, kush fito do mbaje vendin e punes, kush ngordh, do ta bojm deshmor, ti themi skulptori Dhrami se esht akoma gjalle, tja boj portretin posht boleve te plakut te Vlores.

    Reply to this comment
  25. merqinja February 4, 19:46

    Gjika e ka kthyer Vloren ne bathore.Qe eshte ne kryeP.S i duhej e njejta monedhe per kndervenie PD por do ta gjej vendin

    Reply to this comment
  26. sazan e karaburun jane vatanet e mia do ti mar se s'eshte pune ,mbrapa ma vjen historia . February 11, 01:04

    “O i Terbec ” .
    Edhe une habitem se si ky miu Peshto Gjika qe ti thua qe eshte nipi i Xhebro Gjikes ,por Xha Xhebrua ishte gur i rende .
    Me ka habitur fakti se si ky mut mustaqe miu nga mesues Frengjishte ne Tregtare u be Kryetar Bashkie ,por ne Vlore ver ke te duash nga e majta ,kushdo e fiton ,
    Sa per ate qe thua se ha njeren ne televizion lokal te Vlores ,lere muten dhe mos e zer ne goje .Peshto Gjika kishte 3-4 vjet qe i bente Karshillek Edi rames se nuk e shkonte nder mend se do te behej nje dite Kryeminister.
    Peshtyme Gjika harron nje gje qe Edi Rama kur e nis nje gje nuk ka Burr nene dhe bir kurve qe ta ndaloje dhe per kete ai ,edi rama i ka dhene provat .
    Eh sa DESH te tjere por pa TOPE dhe te TREDHUR do dalin tani dhe mbrapa .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*