Milan arrin marrëveshjen për mesfushorin Kessie

May 17, 2017 11:09

Milan arrin marrëveshjen për mesfushorin Kessie

Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantës do t’i shkojnë 28 milionë euro.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin.

Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve. Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantës.

May 17, 2017 11:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*