Milan, dy fitore në një ditë

July 20, 2018 19:59

Milan, dy fitore në një ditë

Milan ka fituar miqësoren e parë sezonale, 2-0 ndaj Novara, zhvilluar në Milanello.

Një test pozitiv për të besuarit e trajneri Gattuso, që pasi fituan të drejtën për të luajtur në Europa League, nga vendimi i marrë nga KAS në mesditë, fitoi edhe në fushën e lojës, në saj të dy golave në pjesën e parë.

Golin e parë e shënoi Suso, në minutën e 23-të, me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë shembullore.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë gjetën golin e dytë me anë të Calabria.

Portieri nuk arriti të bllokojë goditjen e Kessie dhe i dha mundësinë mbrojtësit të shënonte me portën e boshatisur.

Në këtë mënyrë, Milan e nis sezonin me këmbën e mbarë.

a.s/dita

July 20, 2018 19:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*