Milan nis operacionin ‘fshesa’, 3 lojtarë me valixhet gati

January 2, 2018 16:14

Milan nis operacionin ‘fshesa’, 3 lojtarë me valixhet gati

Edhe pse kuqezinjtë shpenzuan miliona euro në merkato, sezoni 2017-2018 mbetet ende zhgënjyes, sezon ku erdhi edhe ndryshimi i trajnerëve, me Gennaro Gattuso që zuri vendin e Vincenzo Montella.

Por me nisjen e merkatos së janarit disa lojtarë janë me valixhe gati, pasi konsiderohen si të pa përshtatshëm për skemat e trajnerit të ri dhe mund të largohen.

Sipas “Corriere Della Sera”, trajneri kërkon një skuadër me një numër më të vogël lojtarësh edhe pse kuqezinjtë do të luajnë si në kampionat ashtu dhe në Europa League dhe Kupën e Italisë, shkruan telesport. Tri lojtarët që konsiderohen si të panevojshëm janë Gustavo Gomez, Paletta dhe Jose Mauri, që duket se do të largohen dhe drejtuesit kuqzinj janë në kërkim të një sistemimi.

Me arkëtimet që do të dalin nga shitja e këtyre 3 apo më shumë lojtarëve, që nuk janë më pjesë e projektit kuqezi, mund të blihet një futbollist tjetër, një kampion që mund të ndihmojë skuadrën, për të qenë një ekip më kualitativ në kampionat.

January 2, 2018 16:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*