Milan Skriniar: Inter është klubi i duhur për mua

July 11, 2017 20:45

Milan Skriniar: Inter është klubi i duhur për mua

Kërcimi i jashtëzakonshëm i Milan Skriniar, në një vit e gjysmë, nga skuadra sllovake e Zilina te Inter, duke kaluar nga Sampdoria! 22-vjeçari, që u prezantua shumë mirë në kampionatin e kaluar të Serie A dhe shkëlqeu në Euro U-21, tregon: “Edhe pse ka pasur oferta të tjera, unë dhe menaxheri im vendosëm se ajo e Inter ishte zgjedhja më e mirë për rritjen time. Eshtë një klub i madh, me një histori të jashtëzakonshme.

Sapo kam ardhur edhe pse mënyra e vendosjes së linjës mbrojtëse nga Spalletti është shumë e ngjashme me atë të Giampaolo, trajnerit të cilit i detyrohem shumë gjëra për ato që më ka mësuar në futbollin italian.”

Skriniar ka zgjedhur fanellën me numrin 37. “Ky numër më solli fat edhe te Sampdoria. Në fillim, e preferuara ime ishte numri 17, por nuk ishte e lirë duke qenë se kisha luajtur me numrin 3, mendova të bëj një miks.

A do të jem titullar? Aktualisht e vetmja gjë që mund të bëj është të punoj fort. Në këto ditë kam folur me Spalletti, atë që kemi diskutuar edhe para një jave në telefon kur do të firmosja kontratën.”

Më pas, i pyetur nëse e ndjen peshën e vlerës që ka në merkato, 25 deri në 30 milionë euro, mbrojtësi tha: “Jo, sepse mua më intereson vetëm të luajë.”

July 11, 2017 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*