Milani në krizë

March 14, 2016 15:22

Milani në krizë

Dukej se gjithcka po ecte mirë për Milanin, por pas 9 takimesh pa humbje, erdhi dhe momenti negativ për kuqezinjtë. Në fillim humbja ndaj Sassuolos dhe barazimi ndaj Chievos. Kur mori në drejtim kuqezinjtë trajneri Sinisa Mihajlovic i kishte idetë e qarta, kualifikimi për në Champions League ishte misioni kryesor, por me rezultatet e ndeshjeve te fundit gjithcka është vënë në dyshim.

Gjithsesi shpresat janë për një bilet në Europa League dhe për ta arritur këtë objektiv Milanit do t’i duhet të fitojnë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit, një ndeshje delikate por vendimtare për të mbylluar një sezon futbollistik më një bilanc pozitiv.

Kuqezinjtë janë një skuadër më shumë probleme, duke nisur që nga sulmi. Carlos Bacca mbetet i izoluar, Menez nuk po arrin formën e tij më të mirë fizike dhe Mario Balotelli mbetet një objekt misterioz në Milanello. Ai nuk konsiderohet si pjesë e Milanit për sezonin e ardhshëm, si nga tekniku Mihajlovic ashtu edhe administratori i kuqezinjve Adriano Galliani.

Finalja e Kupës së Italisë është shumë e rëndësishme dhe për trajnerin Mihajlovic, i cili në rast dështimi mund të humbasë dhe drejtimin e stolit të kuqezinjve. Alternativat nuk mungojnë duke filluar që nga Christian Brochi, Esebio Di Francesco dhe Roberto Donadoni. Sidoqftë kampionati është ende i gjatë dhë shpresat për të arritur zonën europiane nuk janë shuar.

March 14, 2016 15:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*