Milanisti i zhgënjyer kthehet në shtëpi dhe gjen gruan me të dashurin

May 18, 2015 17:43

Milanisti i zhgënjyer kthehet në shtëpi dhe gjen gruan me të dashurin

Nuk ka qenë pa dyshim një fundjavë e bukur për një 45-vjeçar nga Vigevano në Itali. Tifoz i Milanit, kishte shkuar në bar për të parë ndeshjen mes Sasuolos dhe skuadrës së tij të zemrës, duke shpresuar në një fitore të kuqezinjve.

Goli i Berardit (3-2) e ka zemëruar aq shumë sa që vendosi të braktisë lokalin dhe të shkonte në shtëpi për të kaluar zhgënjimin që i shkaktoi Milani.

Por fati i keq nuk e braktisi 45-vjeçarin as kur shkoi në shtëpi, sepse kur ka hyrë brenda ka gjetur të shoqen në krahët e të dashurit.

Në këtë mënyrë, burri, duke parë skenën ka reaguar duke goditur me shuplakë gruan para të dashurit, shkruan shtypi italian. Bashkëshortja e tij ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar burrin të tradhtuar dyfish.

Pas një rreth një orë diskutimesh, policia arriti të qetësojë situatën në banesë dhe e këshilluan të zotin e shtëpisë të largohej për disa ditë nga gruaja.

May 18, 2015 17:43
Komento

3 Komente

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) May 18, 17:48

    Ehh gruja e shkret ishte e deshperume qi humbi Milani dhe po e qetsonte i dashuri se burri ishte tu pa ndeshjen me shoket ne klub 😉 ha se nuk u bo kjameti…,kshtu boj dhe une sa her humb Partizoni,..dal ne livadh me u freskue,ene filloj dhe numroj ..yjet me shpinen pertoke.

    Reply to this comment
  2. Miku May 18, 19:00

    Nuk ia paska thyer dhembet te dyve? Reputacionin e meshkujve Italiane si Kazanova ia barazokan mire grate e tyre. Franceskat dhe Mariat.

    Reply to this comment
  3. Muçua i tanes May 18, 22:01

    Ah! Djema, sa herë ju kam thënë: shiko I nga dritarja para se të futen I në shtëpi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*