Milano, fletushka kundër emigrantëve, përfshirë shqiptarët dhe kosovarët

July 25, 2017 16:55

Milano, fletushka kundër emigrantëve, përfshirë shqiptarët dhe kosovarët

Fletëpalosje racistë kundër emigrantëve janë shpërndarë pak ditë më parë në tregun e komunës së Rozzanos në provincën e Milanos e mjaft pranë selisë së bashkisë së kësaj qyteze.

Media italiane “Il Giorno” ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes me përmbatje shokuese kundër emigrantëve, mes të cilëve dhe kundër atyre me kombësi shqiptare e kosovare.

“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, lexohet në të, “për marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, romë e përgjithësisht ekstra komunitarë.”

“Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, thuhet në fletushke, është e lejueshme përdorimi i armëve të tipit pushkë si dhe më shumë se 5 të shtëna. Lejohet përdorimi i bombave të dorës dhe të qenve.”

Mbi 100 copë fletpalosje të tilla janë shpërndarë në mes të ditës gjatë fundjavës së shkuar në tregun e sheshit Foglia mjaft pranë komunës së Rozzanos.

Me shkrim dore e penë po mbi këtë fletëpalosje lexohet gjithashtu informacioni se është shkruar nga një këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike të kësaj qyteze.

“Partia Demokratike e Rozzanos ka fashistë në këshillin bashkiak, shkruan fletëpalosje”.

Gjithashtu mediat italiane informojnë se ky fletëpalosje  është shkruar nga këshilltari bashkiak Marco Andrea Ercoli, i cili ia ka shpërndarë privatisht kolegëve të tij të Këshillit komunal të Rozzanos.

Supozohet se një prej tyre ka stampuar mbi 100 kopje për të informuar qytetarët e kësaj komune se këshilltari në fjalë ka ideale raciste e fashiste.

Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”.

Por ndaj këtij skandali kanë reaguar forcat politike të opozitës , Lëvizja 5 Yje, Forza Italia, madje dhe e djathta Lidhja e Veriut duke kërkuar gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak dorëheqjen e përfaqësuesit të PD Marco Andrea Ercoli.

“Idetë e tij janë qartësisht ektremiste të djathta e nuk kuptojmë se cfarë bën ai brenda grupit të të së majtës?” akuzojnë ata.

July 25, 2017 16:55
Komento

3 Komente

  1. Bobo CNA gjeti July 25, 18:19

    16 vjet qe jetoja ne Rozzano ,,
    Nje gje eshte e sigurte SE TERRONET ( ATO TE ARDHURIT NGA JUGU)JANE ME TE ZINJ SE AFRIKANET ME TE DHJERE SE CDO LLOJ RRACE TJETER ,,I NJOF TE GJITH NGA I PARI TE I FUNDIT,,BASHKIA E DYTE ME E QELBET MBAS ASAJ TE QUARTO OGGIARIO E BANUAR NE LOMBARDI,,,
    PARA SE ME SHKRUAJTUR FLETA TE IKIN TE PYESIN ,,,,, MILANEZET ,,,CFARE MENDOJNE PER ATA ,,,,NJE FRAZE. TERRYN VAY A CASA TYA TERRYN ,,VACA LYGIA,,,BESTIE,,,

    Reply to this comment
  2. Viron Xhavara July 26, 05:21

    Nuk eshte hera e pare qe zyrtare italiane perdorin kete gjuhe te ashper kunder shqiptareve ,por me e temershmja eshte se, shqiptaret kane provuar ne kurrizin e tyre vrasje masive nga italianet, sic eshte masakra e otrantos me 28 mars 1997,ku u masakruan nga nje anije e marines italiane 120 shqiptare, dhe ku 50 deri 60 ishin femije te vegjel, dhe asnjehere nuk jane shprehur me keto lloje deklaratash te ketije tipi sot ,dhe te disa tipave te tjere zyrtare italiane me pare, me deklaratat e tyre vrasese.Kjo ndodh per aresye se shqiperia dhe shqiptaret jane pa shtet,pasi po te shikosh nuk ka asnje reagim ,edhe ne rastin e procesit te masakres se otrantos,autoritetet shqiptare ndihmojne ato italiane, qe procesi mos te shkoje ne gjykatat europiane,ku edhe ne vendimet perfundimtare fallco dhe qesharake ne gjykatat italiane ,avokati qe ka perfaqesuar ne menyre te fshehte,dhe i pa autorizuar nga te aferm te viktimave, sot eshte keshilltare i zotit Edi Rama.Pra per te mos u zgjatur shume,dhe per ta bere te besushem qe shqiptaret jane ne kurth prej 27 vjetesh,nuk do te le pa permendur shansin e arte qe u ka ardhur shqiptareve dy here ,njehere aty nga viti 1993 dhe nje here tani me zotin Rama,per dhenien e ishullit te ;Sazanit;, bisnesmeneve Amerikane te kazinove te Las Vegasit ,por qe te dyja heret u refuzua.Mereni me mend se cfare kane humbur shqiptaret,ku ne qofte se do te kishte ndodhur e kunderta,d.m.th,dhenija e ishullit dhe karaburunit bisnesmeneve amerikane,shqiperia do te ishte ndertuar ne nje kohe shume te shpejte(pasi eshte shume e vogel)dhe te gjithe shqiptaret do te ishin me dinjitet, te gjithe ata qe kane humbur jetet ne menyre te pa drejte se nuk ka shtete ,do te jetonin,dhe ketije tipi te sotem dhe atyre tipave te djeshem, ne vend te ketyre deklaratave percmuese kunder shqiptareve,kur te degjonin shqiptare, do te urinonin ne pantallona.

    Reply to this comment
  3. maks July 26, 17:02

    Mendoj qe se kan me Shqipëtart por me hajdutrrit e vilave qe fatkeqesisht jan shqiptare e rumun

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*