FOTO: Çifti gjermano-austriak me fëmijë 1 vjeç, korrierë droge për 28-vjeçarin shqiptar Keidi Xhaja

November 25, 2015 22:12

FOTO: Çifti gjermano-austriak me fëmijë 1 vjeç, korrierë droge për 28-vjeçarin shqiptar Keidi Xhaja

Në këmbim të disa mijëra eurove, një çift gjermano-austriak, respektivisht 33 dhe 27 vjeç, që udhëtonin me vajzën 1 vjeçe në makinë, kishin pranuar të bënin korrierin për transportin e 40 kg kokaine nga Holanda, për në Milano të Italisë.

Droga do i dërgohej pritësit, një shqiptar i identifikuar si Keidi Xhaja, 28 vjeç.

Policia italiane u tha medieve se droga e ndarë në pako të vogla do kishte destinacion shitjeje rajonet e Monzas dhe Brianzës.

U konfirmua se bashkë me çiftin, gjermanin Christian F., dhe austriaken Mirjam A.G., është arrestuar edhe pritësi i mallit Xhaja në momentin që do merrte drogën në dorëzim.

Dyshohet se bëhet fjalë për një organizatë të fuqishme trafiku, teksa në mjet u gjetën edhe 166 mijë euro.

Agjentët kanë dyshuar te sjellja e bashkëshortëve dhe nisën një kontroll të makinës “Peugeot” në vendin ku ishte parkuar, në Lentate, teksa kishte mbërritur edhe shqiptari me mjetin e tij “Lancia” dhe mjetet do këmbeheshin.

Mediat raportuan se shuma e eurove të gjetura ndoshta mund të ishin edhe për të paguar një tjetër ngarkesë droge nga Holanda për javët e ardhshme.

Makina kishte një vend sekret mbi rrotë, ku u gjet dhoma e fshehtë, e mbushur me kokainë./DITA

Vendi i sajuar për fshehjen e drogës

Vendi i sajuar për fshehjen e drogës

Droga dhe paratë e kapura

Droga dhe paratë e kapura

 

November 25, 2015 22:12
Komento

1 Koment

  1. tiku November 26, 12:21

    i kanne spiunuar te shkretet se pper ta gjetur kishin agjentet e policise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*