Milano me transport publik krejtësisht elektrik në 2020

December 23, 2017 19:12

Milano me transport publik krejtësisht elektrik në 2020

Qyteti italian i Milanos planifikon të bëhet një prej vendeve të para evropiane, që do të ndryshojë krejt sistemin transportit publik në version elektrik.

“Nga viti 2020, Milanoja nuk do të blejë më autobusë me motor diesel, të cilët aktualisht përbëjnë 97 për qind të flotës së qytetit”, njoftoi sot kompania lokale e transporteve ATM në një deklaratë.

Nga fundi i vitit 2030, nuk do të ketë asnjë mjet me motor me djegie të brendshme në flotën e bashkisë dhe qyteti do të ketë 1 200 autobusë elektrik duke reduktuar prodhimin e CO2-shit me rreth 75 000 tonë në vit.

“Milanoja do të jetë një prej qyteteve të para në Itali dhe Evropë që do të ketë një shërbim të transportit publik krejtësisht elektrik”, tha ATM-ja.

Gjatë viteve të tranzicionit, do të ketë në qarkullim edhe disa autobusë me motorë hibridë, njoftoi kompania e transportit

December 23, 2017 19:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*