Vetëm fitimet e “1 përqindshit” gjatë 2017-s mund ta eleminonin 7 herë varfërinë globale

February 2, 2018 11:37

Vetëm fitimet e “1 përqindshit” gjatë 2017-s mund ta eleminonin 7 herë varfërinë globale

Pasuria e 1% e njerëzve më të pasur në planet vazhdon të jetë më e madhe se ajo e pjesës tjetër të popullsisë së botës, sipas një studimi të OJQ-së Oxfam me titull “Shpërbleni punën, jo pasurinë” (Kliko KETU)

Raporti, i cili analizon pabarazinë në botë dhe rritjen e “pasurisë ekstreme” u kërkon shteteve të ridizenjojnë ekonomitë e tyre për të rikompensuar punonjësin mesatar, prodhuesit e vegjël, si dhe t’i japin fund shfrytëzimit.

“Mjaft shpërblyem super të pasurit”, nënvizohet në raport.

Megjithatë, për të pasur një ide më të qartë të nivelit të vërtetë të pabarazisë në botë, bazuar në raportin e Oxfam, Dita përmbledh:

-Gjatë gjithë 2017, pasuria e miliarderëve është rritur me 762 miliardë dollarë. Vlera e kësaj rritjeje mund të kishte eliminuar shtatë herë varfërinë ekstreme globale, sipas studimit.

-82% e të gjithë pasurisë së krijuar në 2017 është në duart e 1% më të pasurve të planetit.

-Tre njerëzit më të pasur në planet, Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffett kanë pasuri më shumë se rreth 160 milionë njerëz.

-Nga 2,043 njerëz në botë që kanë një pasuri që tejkalon një miliard dollarë, 9 nga 10 janë burra.

-Në vitin 2017, çdo dy ditë lindi një miliarder i ri me një pasuri prej më shumë se një miliard dollarë. Është rritja më e madhe e numrit të miliarderëve në histori.

-Sipas llogaritjeve të Oxfam-it, përafërsisht dy të tretat e pasurisë së njerëzve që zotërojnë më shumë se një miliard dollarë janë rezultat i trashëgimisë, monopolit apo miqësive.

-Në dy dekadat e ardhshme, 500 nga njerëzit më të pasur në botë do t’u dhurojnë më shumë se 2.4 trilion dollarë trashëgimtarëve të tyre, një shumë që tejkalon GDP-në e Indisë.

-Mes viteve 2006 dhe 2015, pasuria e miliarderëve u rrit me një ritëm prej gati 13% në vit, ndërsa për punëtorët mesatarë pasuria e tyre u rrit me 2%.

-Miliarderët fshehin të paktën 7.6 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore.

– Në më pak se një ditë punë, një drejtues në SHBA fiton sa një punëtor normal gjatë një viti të tërë.

o.j/dita

February 2, 2018 11:37
Komento

5 Komente

  1. A February 2, 11:56

    Kjo situate po zbatohet me perpikmeri ne kete periudhe edhe ne Shqiperi edhe nga zhgarravinisti, barboni dhe endacaku EDI RAMA.
    Prandaj VETTINGU duhet te filloje urgjendtisht duke filluar nga ky pizeveng si EDI RAMA dhe duke vazhduar me rradhe me SALI BERISHEN, FATOS NANON, etj. Qe jane shkaterruesit dhe hajdutet me te medhenj te pasurive kombetare dhe te xhepave dhe te punes se shumices se popullit shqiptar.
    Keto 27 vjet politika shqiptare me veprat e tyre po degjenerojne shoqerine shqiptare me virtytet me negative dhe te keqija.

    Reply to this comment
  2. Monstrat e Botes February 2, 11:57

    Rreziku qe perben kjo Klase/shtrese e Larte
    e shoqerise njerezore ,nuk qendron thjeshte ne ate se ,
    kjo pakice ,posedon dhe administron pasurine me te madhe te ksaj Bote , por ne ate se pikerishte kta Miljardere ,qe kane tashme gjithcka ,cdo te mire ,ne permassa shume te medha ,Superlative ,kane humbur cdo ndjesi i te qenit njeri .Kta jane me te pakenaqurit e jetes . Kenqasia e tyre qendron tashme jo ,si ne pjesen tjeter te njerezimit ,ne te ndjerit lumturi ne ato qe Jeton ne jeten e perditeshme ,por thjeshte ne ate qe demostrojne para shoqerise ,pasurin e tyre ,nderkohe qe ne shpirte jane boshe ,te vdekur .Dhe rreziku i tyre mendoj un eshte ,se kerkojne ta kompensojne ate boshllik jete ,me nji politike skllaverimi ,duke i pare njerzit te vuajn ,te gjakosur , te poshteruar ,pikerishte ktu ne kto Momente ndjejne kenaqsi kto te pasur ,qe sot jane shndruar ne Monstra ,qe kerkojne ti privatiizojne edhe Ajrin Njerezimit .

    Duhet reagim ne kte padrejtesi,qe sitemet kane ndertuar .Eshte e padrejte qe Brenda nji Kontinenti ,psh ky joni Europian te ket kaq padrejtsi ,kaq disnivele te jetuari . Ne europe ka superprodhime te cdo robe, ushqime ,veshje,makineri, etj qe mbahen psh te mbyllura ne magazina ,ose hidhen poshte etj etj duke mos ju afruar vendeve ne zhvillim ,qe jane pak km larg tyre .Pop jo kte qe s’e bejne kta te Pasur te ksaj Bote ,
    por ,pra jo vetem qe ste ndihmojne ,,por kta nderhyjne ne politikat e vendieve pak te zhvilluara ,me Politika nga me mafiozet ne politiken e ktyre shteteve per te sabotuar zhvillimin e tyre ,si psh Shqiperia ,duke u munduar ti lene ne mizerje popujt . etj etj etj .

    Reply to this comment
  3. Marksi February 2, 13:56

    Duhet permbysur ky lloj sistemi ekonomik.

    Reply to this comment
  4. Arberi February 2, 17:55

    Ka nje shperndarje te pabarabarte ne ekstrem te te ardhurave, veshtire se kjo gje do i rezistoje ligjeve te shkruara dhe te pashkruara te jetes, dhe me cfare raportohet i bie qe ky sistem shperndarjeje te ardhurash t’i kete vitet e numeruara

    Reply to this comment
  5. Arben February 2, 20:27

    Kshu ne letra dakort, por a do te ishin krijuar ato vlera, po

    te ishin paracaktuar per krahetharet????!!!!!!

    ka nje arsye perse jane te varfer, aq vlejne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*