Miliarderi fsheh thesarin: Dilni nga shtëpia dhe kërkojeni

Redaksia Online April 2, 2013 11:23

Miliarderi fsheh thesarin: Dilni nga shtëpia dhe kërkojeni

Një biznesmen në SHBA ka fshehur një thesar që vlen miliona dollarë, me shpresën se amerikanët do të dalin nga shtëpia për ta kërkuar. Tre vite më parë, 82-vjeçari Forrest Fenn ka fshehur një kuti të mbushur me monedha ari, diamante dhe smeralde, duke nxitur njerëzit të eksplorojnë vendin nga afër dhe jo nëpërmjet ekranit të televizorit. “Nxirrni fëmijët nga shtëpia, çojini për të peshkuar dhe largojini nga lojërat dhe celularët që mbajnë në duar gjithë kohën”, tha ai në një video që ka bërë xhiron e botës. Fenn ka marrë të paktën 75 mijë e-maile falënderuese për nxitjen që u bën njerëzve për të dalë nga shtëpia. Libri i tij me kujtime “Trilli i kërkimit” përfshin një poezi, në të cilën janë futur nëntë indikacione për të gjetur thesarin.

Fenn ka qenë vetë një gjahtar thesaresh për disa vite. Ai ka qenë pilot i Air Force gjatë luftës në Vietnam dhe Laos. Pas rikthimit në Santa Fe në vitin 1970, Fenn hapi një galeri arti, duke nisur një karrierë të suksesshme si tregtar veprash arti. Por 20 vjet më vonë, ai u diagnostikua me kancer në veshka, në një fazë të avancuar. Mjekët i dhanë vetëm 20 për qind shanse për të mbijetuar dhe kjo e motivoi për të nisur gjahun për thesare, në mënyrë që të linte pas një trashëgimi. Disa njerëz kanë nisur të kërkojnë për thesarin e Fenn, por deri tani pa sukses. Kërkimet e tyre janë dokumentuar përmes videove të postuara në Youtube. Por pavarësisht se deri tani thesari nuk është gjetur, Fenn ka nisur të përmbushë qëllimin për të cilin lançoi nismën e tij: të nxjerrë njerëzit nga shtëpia, për ta parë botën nga afër.

Redaksia Online April 2, 2013 11:23
Komento

1 Koment

  1. landi April 2, 12:17

    bravo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*