Milinkovic-Savic drejt Francës, PSG e do me çdo kusht

May 16, 2018 14:10

Milinkovic-Savic drejt Francës, PSG e do me çdo kusht

 

Shtohet lista e pretendentëve për Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori i Lazio, ëndrra dhe objektivi i Juventus, që i pëlqen edhe Manchester United, tanimë kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, klubi francez dëshiron me çdo kusht të marrë futbollist serb, i cili i pëlqen trajnerit të ri Thomas Tuchel.

Për “xhevahirin” serb pritet të paguhen plot 100 milionë euro, një shifër rekord për klubin bardhekaltër.

Dilema e vetme që ka lidhje me Parisin vjen nga shkeljet e vazhdueshme të “fair play financiar”, që mund ta detyrojnë UEFA ta dënojë.

Por kampionët e Francës pritet të largojnë shumë lojtarë në këtë merkato, si Di Maria, Pastore, Draxler, ndoshta edhe njëri mes Cavanit e Neymar dhe me paratë e arkëtuar mund të ketë financat e nevojshme për të afruar nga Lazio mesfushorin serb.

Milinkovic-Savic është një zbulim i drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare i cili e bleu në 2015-ën nga Genk për 6 milionë euro.

a.s/dita

May 16, 2018 14:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*