Miliona euro humbje shtesë në rrjetin e energjisë elektrike

May 22, 2020 17:40

Miliona euro humbje shtesë në rrjetin e energjisë elektrike

Sistemi elektroenergjetik shqiptar pësoi një rritje të konsiderueshme të humbjeve në rrjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke përmbysur një tendencë pozitive disavjeçare dhe duke ngritur pikëpyetje nëse reforma e shumë reklamuar dhe e dhunshme e qeverisë katër vjet më parë ka dalë me sukses apo po dështon.

Të dhënat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes ishin në tremujorin e parë 2020 sa 27% e energjisë së furnizuar ose 573 mijë megavatorë. Humbjet ishin 530 mijë megavatorë ose 22% e energjisë së hedhur në rrjet në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e humbjeve janë klasifikuar si humbje në rrjetin e shpërndarjes për shkaqe teknike ndërkohë që humbjet joteknike (e.g. energjia e vjedhur nga rrjeti) kanë pësuar rënie të konsiderueshme.

Shtesa prej 42 mijë megavatësh humbje në tremujorin e parë ka vlerë tregtare me cmim pakice prej afro 4.2 milionë eurosh.

Shqipëria ndërmorri një reformë në vitin 2015, në të cilën rriti çmimet e furnizimit për pjesën dërrmuese të konsumatorëve ndërsa hodhi policinë e shtetit për të arrestuar mijëra persona të dyshuar për vjedhje të energjisë, në një fushatë që mbipopulloi burgjet dhe la në errësirë mijëra familje që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë faturën e energjisë ose janë zënë në ngërçin e borxheve të mëdha shumëvjeçare që kanë akumuluar ndaj OSHEE-së. Humbjet u reduktuan nga 30% e energjisë së hedhur në rrjet në vitin 2015 në 21.7% në vitin 2019. Por plani i investimeve parashikonte që përgjatë kësaj periudhe, humbjet të reduktoheshin deri në 14% gjë që nuk ka ndodhur. Çdo 1% humbje në rrjet është e barabartë me afro 8 milionë euro energji me çmim pakice ndërsa të 22% të humbjeve të vitit 2019 kanë vlerë tregtare prej 170 milionë eurosh në vit.

Aktualisht reduktimi i humbjeve është më i mundshëm sa i përket humbjeve teknike të cilat përbëjnë 71% të të gjitha humbjeve.

Tremujori i parë i këtij viti përfshin pjesërisht edhe muajin Mars, kur një pjesë e kapaciteteve ekonomike të vendit nuk punoi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk duket të ketë shkaktuar ndonjë rënie të konsiderueshme në konsumin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, konsumi i familjeve u rrit me 3.3% ndërsa konsumi i bizneseve dhe institucioneve të tjera ra me 6.7%. Konsumi total i matur me fatura ra me 1.5%./ Birn

l.h/ dita

May 22, 2020 17:40
Komento

7 Komente

  1. Arben May 22, 18:05

    Vjedhje edushka dhe 40 hajdutët

    Reply to this comment
  2. Lili May 22, 18:35

    Humbjet jane shitjet qe keta bejne me Aftne e Fazlicit, qe e shumezojne me blerjet nga kosova me çmime stratosferike kur ne fakt ai e ka blere shume lire e vetem va rishet shqipeve , se ka garanci nga Rama se do ia blejme gjithe energjine qe mundet me te njeten skeme me vjedh ne kosove!
    Luften kunder humbjeve e kane per vitin e pare ne pushtet pastaj si t’ia marrin doren skemes maffioze, humbje rriten ne menyre logartmike gati mezvogelimin e kohes qe iu ka mbetur ne pushtet!

    Reply to this comment
  3. Lili May 22, 18:38

    170 millione nuk jane pak! Ia vlen te protestojme edhe per kete, se humbjet taxpaguesit iu fakturohen, kurse paret perfundojne ne xhepat e atyre qe shitîn ose blejne rrumen, kontrollojne e prodhojne rrymen plus atyre qe vendosin kush fiton tenderat per furnizim te rrumes sidomos!

    Reply to this comment
  4. Lili May 22, 18:41

    Oh edi rama ne vend se me shemb teatrin dergo fadronet per me pa ku e si humb energjia! 170 million ne vite ka ne teater ne cdo lagje te cdo qytetin te Shqiperise do kishe ba gjate mandatit tend!
    O Edi renditi punet ka e marra e jo bythprape!
    Apo mos i vjedhni ju keto pare!

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 22, 19:05

    O gazeta DITA:

    PO SI TA KUPTOJME KETE QYFYR QE NUK KA ASNJE BAZE LLOGJIKE?

    Bie konsumi total i energjise dhe humbjet teknike te rrjetit rriten, qysh keshtu? Kjo eshte njesoj sikur te thuash qe trafiku i makinave ne Tirane ka rene shume nga shtetrrethimi i Edi Rames qe coronavirusi komunist kinez i futi friken ne bark me shume se Aleanca per mbrojtjen e Teatrit Kombetar, por konsumi i karburatit ne Kryeqytet eshte rritur njekohesisht, qysh keshtu?

    PO KETE QYFYR DALLKAUKU NUK KA ASNJE BYTHE QE TA MBAJE

    Nga ana tjeter:

    Shkrimi fillon me megavatorë si njesine e matjes te energjise elektrike:

    “…. Të dhënat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes ishin në tremujorin e parë 2020 sa 27% e energjisë së furnizuar ose 573 mijë megavatorë. Humbjet ishin 530 mijë megavatorë ose 22% e energjisë së hedhur në rrjet në të njëjtën periudhë të një viti më parë…”

    dhe:

    Mbaron me megavatë:

    “…Shtesa prej 42 mijë megavatësh humbje në tremujorin e parë ka vlerë tregtare me cmim pakice prej afro 4.2 milionë eurosh…”

    qe:

    DO TE THOTE SIKUR TE BLESH PATATE NE PAZAR ME METER LINEAR

    prandaj:

    Aman dhe derman o gazeta DITA mos na e nxirni bojen ne shqyptareve si nje popull dru me pre ose si nje fis prej Afrike Zulu, sic po e reklamon Edi Rama dhe Qeveria e tij ne Bote qe nga injoranca ne drejtimin e shtetit di vetem te prishe Monumente Kulture, kur ka lene ne qiell te hapur me mijra familje te mashtruara nga firmat e ndertimit qe “kane gjetur shesh per te bere pershesh” me pallatet e ndertuara prej tyre qe termeti i nentorit i rezoi si fije shkrepse.

    Reply to this comment
  6. Lili May 23, 15:32

    Ndoshta va kam treguar kete nje here: vellau qe ishte n’afrike me pune erdhi ne kosove, shkuàm per kafe ne Grand. Aty njohi ne njeri te cilin e kishte takuar n’afrile : oh cka po bane ketu i tha ? Punoj per rimkembjen e KKKut( keshi i kosoves) ! Po po ,vellau i tha, e fi si rimekemb ti korporatat! Edhe u kthye ka ne e na tregoj: sot keni rryme! Neser ky ka me va nda prodhimin e energjise nga shperndarjen e energjise, ka me va rrit humbjet aq shume sa do te detyroni ose me ia shit per asgje ose me i paguar sa s’bane rrjetin qe e keni , edhe prape nuk do keni energji se keta va vjedhin! Keshtu ky zoteria ka ´ringrit’ energjine ne cdo vend t’afrikes ku e kam takuar! Sot keni energji , neser s’do keni! Edhe ashtu ndodhi!
    Edhe ne shqiperi njeta skeme: mos integrimi i prodhimit e shoerndarjes, bene qe nuk kemi me te dhana per saprodjojme , pra sa dell prej hydrocentrales te kaskades se Drinit, sa derhohet ne kosove e si dergohet atje, sa derhohet deri tek sahati i njerezeve, e ´humbjet’ munden lehtesisht me u ngrit e me u zdryp sipas paearit qe Bissat yone bejne me EFTne e Fazlicit qe perdor keto skema per mashtrim me rrjj un men : ia shet kosoves rrymen qe ´humb’ ne shqiperi( ma korrekt me thane rrymen qe vjedh ne Shqiperi) e ´humbjet ´ e kosoves ia shet shqiperise( kjo u vertetuar dikur ne kosove kur ata te elektocf’yrales treguar prodhimin ate dite qe ishte maximal sepse ´distribujim’ tha se nukkishye marr rryme nga termocfntralet!!
    Edhe pak f do o va bkejme keto ´hkk il mbjé hydrocentraleve te edit qe punojne pa uje, po te njeten skeme! Merr prej drinit, ( mos) e shperndaje po shite, edhe prape bleje sa s’bane kishe tek ai ku kishe e shite ! Bingo cff do o here!

    Reply to this comment
    • Arber May 25, 18:07

      Ti moj Lili, a je e bindur se ke shkruar SHQIP?
      E ke gjuhe amtare apo te huaj kete qe ke shkruar?
      Nese je shqiptare dhe e shkruan keshtu shqipen, atehere paç faqen e zezë!
      Se tani nuk mund te justifikoheni më se “nuk na la serbi”.
      Meso shqipen njeherë, pastaj merru me “rrymen”!
      Sa i perket puneve ne Shqiperi, ju mos e merrni mundimin fare se nuk keni IQ te mjaftuhme!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim