Miliona njerëz nëpër botë kremtojnë shenjtërimin e Nënë Terezës

September 5, 2018 11:46

Miliona njerëz nëpër botë kremtojnë shenjtërimin e Nënë Terezës

Miliona njerëz nëpër botë e kanë kujtuar sot në ditën e shenjtërimit të saj, Nënë Terezën.

Në Kalkuta u organizuan ceremoni të ndryshme lutjeje, ndërsa shumë murgesha së bashku me publikun e gjerë ndezën qirinj në “Mother House”.

“Shpërndani dashurinë kudo që të shkoni. Mos lejoni asnjë njeri që vjen te ju, që të largohet i palumtur. Duke kujtuar Nënë Terezën e Kalkutës”, shkroi në “Twitter” kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee.

Edhe Kisha Katolike në Indi mbajti një meshë paraditen e sotme, ku u përkujtua veprimtaria hyjnore e Nënës së Shenjtë.

Adhurues të shumtë dhe besimtarë katolikë po e kujtojnë sot atë edhe në Vatikan, aty ku Papa Francesku e shpalli dy vite më parë “Shën Tereza e Kalkutës”. 

Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910. Ajo u shndërrua në një nga misionaret më të mëdha të luftës kundër varfërisë, gjë që për të cilën mori edhe Çmimin Nobel.

Nënë Tereza e zhvilloi veprimtarinë e saj kryesisht në Kalkuta, Indi. Ajo prehet aty aktualisht, pasi humbi jetën pikërisht më 5 Shtator të 1997-s, pas një ataku kardiak.

s.a/dita

September 5, 2018 11:46
Komento

1 Koment

  1. MH September 5, 13:03

    Dhe myslimanet e Shkodres kundershtune vendosjen e shtatores se Nane Terezes ne hyrje te qytetit.Me te cilen krenohet i gjithe njerezimi.Osmandhit e Shkodres nuk e duen.Adhurojne injorancen deri ne vdekje.Si kenaqesia e iriqit ne ferre se ne ferre e gjene dermanin e jetes.
    Vendosja ne hyrje te qytetit Shkoder do ishte nji krenari dhe per traditen e bujaris qe gezon ky qytet.Ku shtatorja me duar e krah hapur do te shprehte mirese vini ne qytetin tone te dashtur.Ne perputhje me kangen shkodrane
    “Mire mbra Shkodra e jone”
    A ke buke o me na dhane
    Sa ka deti uje e rane.
    Vargje me fjale zemre sic keshillonte Madre tereza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*