Milionat e italianëve hidhen në Shqipëri

Lelo Parize November 16, 2012 14:45

Milionat e italianëve hidhen në Shqipëri

Një shkrim nga gazetari italian i botuar në mediat italiane lidhur me situatën e ’97-s në Shqipëri, shumë e ngjashme dhe me të sotmen

 

 

Qeveria italiane vazhdon me lumin e ndihmave (humanitare dhe johumanitare) drejt Shqipërisë, derisa në “tokën e shqiponjave” të jenë krijuar kushtet e sigurisë, për të mos lejuar dorëzimin e fondeve publike në duart e “banditëve” të Vlorës, Tiranës apo Durrësit. Ata organizojnë tregtinë e drogës, armëve apo klandestinëve, pikërisht nëpërmjet Shqipërisë, derës së të gjithë ballkanasve.

 

Ata zbarkojnë në Pulia për të trafikuar në pjesën tjetër të Evropës marihuanë, heroinë, kallashnikovë dhe prostituta. Një lojë fëmijësh, sepse shqiptarët nëntë herë në dhjetë ua “punojnë nën hundë” italianëve. Prokurori Rikardo Dibitonto shfryn “nëse është një çështje politike ndërkombëtare, dërgesa e ndihmave në Shqipëri, gjithashtu është një çështje politike kombëtare të kuptojmë se duke u sjellë kështu, ushqejmë krimin e organizuar shqiptar”.

 

Deri dy ose tre muaj më parë u llogarit se vetëm në Vlorë të paktën gjysma e investimeve përfunduan në duart e mafias. Duke qenë se nëntë vitet e fundit, duke kaluar nga misioni “Pelikani” te misioni “Alba” dhe pastaj midis njësive diplomatike, politike, ushtarake dhe policore, Italia ka nxjerrë nga buxheti i saj jo më pak se dy trilion lira.

 

“Nuk e pyesni veten se përse amerikanët nuk po interesohen më për Shqipërinë? Është e thjeshtë. Ua kanë bërë të qartë: të dashur shqiptarë, nuk do të shihni as edhe hijen e një vize për të hyrë në SHBA nëse atje te ju “perëndimi i egër” do të vazhdojë të sundojë mbi ligjin”, shprehet Dibitono. Ashtu si në Mal të Zi, ku u arrestuan të arratisurit italianë (por akoma jo bosi i fuqishëm Françesko Prudentino), që ishin përzierë me kontrabandistët e cigareve, edhe në Shqipëri fillon ai që mund të quhet operacioni “tym në sy”.

 

Në Durrës bien në heshtje bandat që përlesheshin me kallashnikovë, në Vlorë bie në pranga banditi Zani, njeriu i cili në ditët e revoltave donte të shoqëronte kryeministrin italian të asaj kohe, Romano Prodin, gjatë vizitës në “vendin e shqiponjave”. Por ndryshe nga “rasti Mali i Zi”, qeveria italiane në drejtim të Shqipërisë duket se ka zgjedhur një linjë “të butë” veprimi. Duhet t’i ndihmojmë që të rritin mirëqenien aty ku jetojnë, në të kundërtën do t’i kemi gjithmonë nëpër këmbë shqiptarët.

 

Dhe ja ku është shpjegimi i pritshëm i ushtarakëve të vënë nën flamurin tringjyrësh. “Të bën njëfarë përshtypje të shohësh gjithë këta ushtarë në bazën e Durrësit, të mbushur me kamionë dhe mjete të tjera ushtarake të të gjitha llojeve, rreth 100 metra larg tregut të makinave të vjedhura. Shumë prej makinave janë me targa italiane dhe që prej orës shtatë të mëngjesit e deri në tre të mbasdites, mafia i shet me çmime ‘të kënaqshme’ duke i pajisur brenda ditës edhe me dokumente të rregullta. Është e qartë që askush, përveç se policisë shqiptare, nuk mund të bëjë asgjë”.

 

Ushtarakët italianë nuk kanë leje për të ndërhyrë, ashtu si dhe policët e misionit “Interforze”. Ruajuni nga grabitësi, e mbani mend? Edhe për këtë arsye prokurori Dibitonto, ca i shqetësuar, pyet veten: “Si është e mundur të imagjinohet që një hetim të nisë me artikujt e shtypit, duke e ditur që në Shqipëri ka prej kohësh qindra e mijëra policë? Artikujt janë ato të publikuara në mes të gushtit dhe shtatorit të vitit 1999, në të përjavshmen “Panorama” mbi misionin “Arkobaleno”. Hetimi u nis nga prokurori Emiliano Bari Mikele.

 

Prokurori Dibitonto e di shumë mirë se në protokollin e nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë midis detyrave të “mirëpërcaktuara”që duhet të përmbushin policët italianë në ‘vendin e shqiponjave’ nuk ekziston e drejta as për të hetuar dhe as për të sinjalizuar për krime të vogla apo të mëdha. Megjithatë, kryeprokurori kujton se prej kohësh policë, karabinierë dhe ‘Guardia di Finanza’ vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri dhe sërish pyet veten se “përse vazhdojmë të qëndrojmë atje”.

Lelo Parize November 16, 2012 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*