Milionat që ikin/ Shqiptarët dyfishojnë shpenzimet për studimet jashtë

August 30, 2017 09:51

Milionat që ikin/  Shqiptarët dyfishojnë shpenzimet për studimet jashtë

 

Shqiptarët kanë rritur me 94 për qind shpenzimet studimet e tyre jashtë vendit në tre vite. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2015 zëri i shpenzimeve të edukimit arriti në 10.6 milionë dollarë.

Në vitin 2013, ky zë ishte rreth 5.5 milionë dollarë.

Kërcimi në nivele të tilla nga viti 2013 në vitin 2015 tregon për një interes gjithnjë e më të lartë të studentëve për të studiuar jashtë Shqipërisë dhe përkon  me disa prej zhvillimeve domethënëse në vend që nisin nga mbyllja e disa universiteteve private tek reforma aq shumë e kundërshtuar në arsim.

Në të njëjtat vite qeveria rriti edhe tarifat e arsimit në shumicën e degëve në vend të cilat jo në pak raste nxitën edhe reagim të gjerë të studentëve përmes protestave.

Përpos zhvillimeve me arsimin në vend një ndikim duket të ketë pasur edhe informimi gjithmonë e më i madh i studentëve për mundësitë e studimit që kanë jashtë vendit si dhe “lulëzimin” e disa agjencive që japin konsultime dhe asistencë për opsione të ndryshme studimi jashtë Shqipërisë.

Edukimi si eksport

Shqipëria nga ana tjetër është edhe eksportuese e shërbimit të edukimit. Tradicionalisht janë ofruar vende të lira studimi për studentë nga trojet ku përfshihen Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ku një pjesë e popullsisë është etnike shqiptare.

Të ardhurat që vijnë nga ky zë sipas statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara ishin 2.4 milionë dollarë në vitin 2015, me një rënie prej rreth 26% në raport me vitin paraardhës. Në vitin 2013 ishte regjistruar vlera 2.8 milionë dollarë.

Për vetë natyrën e shpenzimeve që bëhen për edukimin të cilat janë disa llojesh dhe variojnë nga vendi në vend, bazë kryesore e llogaritjes është tarifa e studimit./Monitor

 

August 30, 2017 09:51
Komento

6 Komente

  1. Duna August 30, 10:39

    Nuk i marr vesh keto gazetare si e konsiderojne rritjen e numrit te studenteve jashte, eshte dukuri e keqe apo e mire. Kohe me pare nje mundesi studimi jashte vendit ishte nje gje e jashtezakonshme, kjo edhe per zhvillimin e vendit e njohjen me te rejat e shkences dhe teknikes. Si ka mundesi qe tani qe jane krijuar mundesite per rritjen e numrit te studenteve ne vendet e tjera quhet gabim i madh? Valle keto gazetare kane ndonje fare intuite per permiresimin e edukimit dhe zhvillimet e reja?

    Reply to this comment
    • lili August 30, 13:14

      Duna problemi eshte a kemi mundesi si shtet me shpenzuar aq shume jashte ?
      Apo mos duhet mbyll universitetet tona edhe t’i dergojme te gjithe jashte, qe bile te kursyejme pak?
      Vullneti per jashte tregon se nuk kemi arsim ne nivel ne universitetet tona, apo se enderojme per nje jete jashte. Ne te dy rastet eshte deshtim i qeverise…
      Vendet tjera gjen menyra tjera me kursyer paret: fpaguajne si staf profesoret e botes qe te vine me dhane mesim ne universitetet e tyre pikerisht per mos me pasur kete humbje buxhetore, edhe per me barazuar diplomat e tyre me universitetet e botes…

      Reply to this comment
      • Arben August 30, 17:17

        O LILI,

        NUK I SHPENZON SHTETI, POR INDIVIDET,

        QE I FITOJNE ME DJERSE.

        ME MENDJEN QE KE, JE PER SHQIPERINE E

        VITIT 1970, KE HUMBUR KOT, PER NJA 50 VITE

        PUNE.

        Reply to this comment
  2. Arben August 30, 11:29

    ORE, NJEREZIT BEJNE MILIONAT, APO

    MILIONAT BEJNE NJEREZIT.

    KUSH KA MUNDESINE ME TE VOGEL PER

    TU LARGUAR NGA KY VEND NUK E MENDON

    DY HERE.

    ME STATISTIKAT PASTAJ, MERRUNI JU

    O SHOKET E DITES.

    JU DHE EDRAMA DO TE MBESNI KETU

    MIRE JA BENI, KUR POPULLI SHQIPETAR

    ESHTE KOPE ME DHENE, MERR ATE

    QE MERITON

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    Reply to this comment
  3. Emigrant August 30, 13:40

    Kam bere studimet e larta jashte Shqiperise , po ashtu dhe specializimin. Punoj prej gati 30 vjet jashte Shqiperise. Njoh universitetin/tet e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise ne detajet me te vogla si te kohes se komunizmit ashto dhe ato te “demokracise” pe gjoja. Te gjithe shqiptareve ju them vetem nje gje:
    SA TE KINI MUNDESI SHPENZONI ME TEPER DHE STUDJONI FEMIJET JASHTE SHQIPERISE. NE SHQIPERI S’KA UNIVERSITETE POR DYQANE KU BLIHEN DHE SHITEN DIPLOMAT DHE MASTERAT. NUK FLITET PER UNIVERSITETE DHE FAKULTETE TE DOBTA PR PER DYQANE. BESOJ SE E KUPTONI. MOS HARXHONI PARATE KOT ATJE. JEPINI FEMIJVE NJE EDUKIM JASHTE SHQIPERISE NQS DESHIRONI QE ATA TE BEHE DICKA. NDRYSHE STUDJOJINI NE SHQIPERI PER TU BERE QOFTEXHINJ DHE SHARLATANE. VETEM KESHTU PREGATITET NJE BREZ QE TI QEROJE ATA QE JANE ATY SE E KANE BERE ATE KOMB LECKE. KETO LLOJ PLEHRASH DUHET TE ZHDUKEN NJE HERE E PERGJITHMONE…

    Reply to this comment
  4. Araniti August 30, 14:53

    Po mire….mor z.artikullshkrues …bejne gabim shqiptaret qe shkollohen jashte!!!
    Ata me leket e tyre po shkollohen…ah ..harrova ju kini merakun e milionave qe po u ikin nga duart oligarkeve te Universiteteve Private Shqiptare!!!!
    Ndjese …ju kekoj…harrova qe jeni ne hall per nje cope buke…kini te drejte??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*