“Millosheviçi më tha që do destabilizonte Shqipërinë dhe Maqedoninë”

June 25, 2016 15:35

“Millosheviçi më tha që do destabilizonte Shqipërinë dhe Maqedoninë”

Presidenti i fundit i Jugosllavisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë për gazetën Standard të Austrisë, rrëfen se bota fillimisht nuk e mori seriozisht projektin e Sllobodan Millosheviçit.

Mesiç, që ishte president nga qershori deri në dhjetor të vitit 1991, thotë se e dinte se do ishte presidenti i fundit, pasi ai model nuk do funksiononte.

Mesiç thotë se duke dëbuar 2 milionë shqiptarët e Kosovës në Maqedoni dhe Shqipëri, ai kërkonte të destabilizonte Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ai ishte i bindur se në këtë mënyrë do mashtronte komunitetin ndërkombëtar, duke e shitur veten si burri më i fortë në rajon, që mund të stabilizonte Maqedoninë dhe Shqipërinë”.

Më pas ai rrëfen një takim me Millosheviçin.

“Kam pasur një bisedë me të në një takim të presidiumit, gjatë një darke normale. I thashë: Dëgjo Sllobodan, plani yt nuk është Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por kujdes, sepse sa më shumë të zgjasë kjo, aq më i madh do jetë dëmi, sidomos për serbët. Kjo për shkak se Serbia do shihet si fajtorja kryesore në këtë konflikt dhe bota nuk do ju shohë me sy të mirë, do ju tregojë me gisht. Ty do të varin serbët në rrugën Terazije në Beograd. Millosheviç ishte ulur me një cigare dhe me uiski përpara dhe më shihte. Më pas i thashë: Sllobodan, kam një lutje për ty. Ai më tha: Le ta dëgjojmë! I thashë, kur të të varin ty aty, do të mendosh për mua dhe unë do mendoj për ty. Dhe Millosheviç më tha: Ta shohim se kë do të varin”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka parë sërish atë, Mesiç thotë: “Po, në gjyqin e Hagës, ai si i akuzuar dhe unë si dëshmitar. Dhe i thashë: A të kujtohet biseda jonë?”.

June 25, 2016 15:35
Komento

4 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 25, 16:11

    Vellau i tij siamez ne Tirane Sali Krimineli eshte si kokrra e molles, nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe, qe nuk bie me poshte se Sllobodani per krime, te cilit edhe i ka sherbyer.
    Ilir Floriri hajdut me ze e me figure dhe Edi Corapekuqi ne kundershtim me votat e marra, i kane dhene ketij Krimineli amnisti.

    Reply to this comment
  2. LLLE June 25, 16:36

    Ç’ka DITA që na citon ç’thotë Mesiçi për Milosheviçin ?!
    Ç’thotë ky burri I mirë Mesiç , për të ligun Milosheviç ?!
    E shkuara nuk zhduket pa lënë gjurmë në ndërgjergje – Kroacia e Mesiçit u bë më naziste se Hitleri ,ashtu sikurse Serbia e Milosheviçit u bë më sovjetike se Stalini në luftën kundër Hitlerit !
    Shumë pallavra servir shtypi ynë !

    Reply to this comment
  3. Toni June 25, 16:37

    Per Shqiperine po e bente se kishte kulist e UDB filo nga gomari i hasit flamur noka e mbaro tek skizo-psiqiku sali..

    Reply to this comment
  4. VANDALET E PD-se June 25, 16:40

    Ne pozitat e Milloshevicit eshte edhe serbi tjeter,po aq i eger e dinak , me kombesi e shtetesi shqiptare , Saleshovic Ramovic Berishovici .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*