Milo: Një person komandon Dibrën se ka para. Më kërkuan lekë për votat

June 29, 2017 21:47

Milo: Një person komandon Dibrën se ka para. Më kërkuan lekë për votat

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se në të gjitha takimet në disa zona të Tiranës, njerëzit i kanë kërkuar para në këmbim të votës.

Milo tha se zgjedhjet blihen me thasë parash duke sjellë këtu rastin e Dibrës ku një njeri që ka para bën deputete vajzën e tij apo në Elbasan.

Milo: Njerëzit në Vaqarr, në Pezë, në Paskuqan, në Kavajë Golem, në Vorë, unë jam ballafaquar me grupe njerëzish që vinin në takimin e parë thoshin do të t’i japim votat ty dhe në takimin e dytë nuk vinin më. Në Vorë, njëri solli listën me 70 vota dhe më tha përpara duhet dhënë. Edhe në Kavajë kërkuan para.

Po kështu në Pezë Helms. Ky ishte një fenomen masiv. Kur arritën tek unë që jam parti modeste, imagjinoni çfarë ka ndodhur partitë e tjera. Partitë e mëdha që kanë para dhe individë që kanë bërë para patjetër. Ata individë që i shikoni sot që nuk përfaqësojnë subjekte politike janë në Parlament se janë thasët e parave. Unë nuk kam para. Ky është fenomen masiv. Imagjinoni se çfarë ndodhi në Dibër. Një person komandon gjithë Dibrën për paratë që ka. Një njeri i merr votat gjithë Dibrës për të sjellë në Parlament.

Hila: Vajzën e vet.

Milo: Tom Doshi zgjodhi Partinë Social Demokrate dhe fitoi, ndërkohë që PSD nuk ka as 1 mijë vota. Ose Qifen në Elbasan. Njerëzit nuk i duan intelektualët. Ky është degjenerim i politikës shqiptare.

June 29, 2017 21:47
Komento

13 Komente

  1. realisti June 29, 22:34

    O I nderuar profesor fjalet ne pergjithesi pa fakte pa prova nuk jane burreri,nuk jane sinqeritet.Ju fyeni nje zone te tere rreth apo qark me keto qe thoni dhe une te denoncoj per shpifje publike dhe duhet te mbajsh pergjegjsi.Ky mendim eshte per te gjith ata qe flasin si ti.

    Reply to this comment
  2. Mjekra June 29, 22:54

    Shume dobet Pasquale! Atehere te gjitha votimet dhe deputetet jane zgjedhur me para? Ti pra po pergjitheson? Pra edhe PD qe ka marre gati 40% ne teresi? Pra edhe PD-ja paska blere votat, se PS po e po? Atehere filloje denoncimin nga partia demokratike e vazhdoje me PS etj. Ke prova konkrete? Pse nuk e regjistrove (fshehurazi) ofruesin e votave? Tani pas pilafit ben mire te heshtesh, te mos them nja fjale tjeter … profesor. Keshtu beheni te urrejtshem ju politikanet. per miletin.

    Reply to this comment
  3. Ivan i madh June 29, 23:02

    Nqf se është kjo qe pohon bishtin i lsi Milo dhe nuk e denancoi ose denancon ne prokurori atehere duhet te denohet per mashtrim. Dhe që është mashtrim kjo dihet se ceshte ai idiot qe te afrohen e te kerkon kur si premton ti që do i japesh kaq apo aq. Po nga nje ane edhe mund ti kene thene me që u bashkua me banden lsi dhe kancerin Like besuar se ketij Milos do i kishte dhene ndonje dore monedhash te vjedhura Likja dhe banda e tij LSI per fushate. Se para shume kohe se ky ishte nje nder akuzuesit kryesoret te Likes e bandes lsi.

    Reply to this comment
  4. floriri i Bençes June 29, 23:36

    Ky Paskali ka te drejte, ndodh ky fenomeni, mirepo ai nuk e tregon te drejten. Po ua tregoj une …
    Ne vitet 90, ky zotnia dhe shume politikane, mbanin nga 10 seksere, nepermjet te cileve i shisnin visa per jashte, popullit fukara, 2500, 3000 dollare visa. Kane bere pare te madhe. Tani eshte kthyer populli e ben qeratane, tall bythen me keta qe e kane rrjepur dikur, u kerkojne para te gjitheve e me pas votojne si ju do qejfi, ata qe fotografojne voten me celular jane nja 100, 200 budallenj. Keshtu qendron meseleja, po Paskalit i di bitha shume, e interpreton si i do mideja.

    Reply to this comment
  5. Te q*** Qifja i Elbasanit. June 30, 00:45

    Pascar votat blihen e shiten ne cdo vend te botes por nuk jane kaq masive dhe fenomen sa e ben ti kokrra e idiotit.
    Thirri mendjes o rrote, beje nje llogari te thjeshte jane 1,6 milion votues me 50 mije lek te vjetra per te blere nje vote duhen 80 miliard leke, e kupton cfare toci je. Legen i bere te gjithe qytetaret e ndershem pa dinjitet, kujton se jane si puna jote i paftyre, kur ke prova shko denoncoji ne prokurori ose ne te kundert duhet te merresh i pandehur per shpifje dhe njollosje dinjiteti Kombetar.

    Reply to this comment
  6. Novruz Taip Vishanji June 30, 02:30

    TI INTELEKTUAL ?

    Mos bej te qeshe edhe Rabija pa dhembe e Otllakut, se do zgjohen femijet te trembur nga enderrat me Paskale, me Milo e me dushk qe mbush jasteket ku mbeshtesin koken te gjoret.

    Po Doshi, me gjithe respektin qe kam, si e mori votebesimin, me inteligjence?

    Ik or matuf i qelesheve me yndyre nga kokepalarja, ik sa nuk eshte vone per ty dhe “inteligjencen” tende, vetting-u po afron, ai do jete kallezuesi me i mire qe do te ti nxjerre lakrat ne shesh.

    Varferia qe mbart, peshebazohet me inteligjencen tende dhe kaq!

    Reply to this comment
  7. ela June 30, 07:33

    Turp o Milo paske lajthit ,duhet burreri dhe jo dhelperi populli eshte i mencur

    Reply to this comment
  8. mira June 30, 08:53

    Turp per profesorin e nderuar. Per nje karrike deputeti arrin e bashkohet me LSI dhe fillon dhe flet si likja. Edhe profesori dikur e ka perdor kete modelin e listave. Te gjithe punonjesve te M.Jashtme i kerkoheshin lista te familjareve. Per ata qe i kane kerkuar leke , profesori duhej te bente denancimin per te qene qytetar i vertete sic e kemi njoft.Te duam profesor edhe me keto lajthitje te fundit qe mund ti justifikojme me temperaturat e larta te ketyre viteve.

    Reply to this comment
  9. As June 30, 08:53

    Te lumte o floriri i Bences, thuaja mesusit te historise se hotelin ne Palase e beri me parate e popullit, se rroga e tij nuk mund te beje nje shtepi pa le nje hotel

    Reply to this comment
  10. demo June 30, 10:31

    Keta Mucat jane gollo opo jane dibrane?

    Reply to this comment
  11. specialisti June 30, 12:48

    Profesor historie , por ne matematike nuk ja thua fare.
    LSI qe ti bashkepunove, morri me shume vota e deputete se ne 2013. I bleu ?
    PS morri votat e 2013 e shume pak me teper. Jane konstante per ate parti, per te cilet voton historikisht populli. PD kishte rreth 200 mije vota me pak, e humbi thelle.
    Ku qendron vjedhja e blerja e votes ?
    Per PD nuk votuan simpatizantet, per arsye qe i di PD
    LSI u rrit shume
    PS morri ato qe kishte.
    E kupton profesor qe llogaria e pretendimi yt eshte i gabuar.
    Te respektoj per mendimet e kapacitetin qe ke per historine, por ne politike gjithnje keni qene vasal i me te medhejve

    Reply to this comment
  12. Jimi June 30, 13:57

    Mir te thone ti je paskalit!
    Po kjo eshte uleritese kur “profesora me mjeker” bejne deklarata te tilla! Eshte uleritese per vet faktin se ju miletin e konsideroni si nje kavje, me te cilen mund te besh cfardo lloj eksperimenti!?
    Po mire more “profesor” ne kete kodosh vend nuk paska fare njerez dinjitoz, te cilet as nuk shiten e as nuk blihen, por me dinjitet votojne per te force te ciles i besojn?
    Po mire more “profesor” ne kete kodosh vend paska vetem politikane e “profesora me mjeker” qe vetem se duan te eksperimentojne me kete kavje, per te pare se si shitet e blihet dhe te perfitojne personalisht nga ky eksperiment?
    Sipas kesaj llogjike i bie qe nese edhe ti do te kishe patur nje thes me leke, do te kishe eksperimentuar te njejten gje qe paskan ber edhe koleget e tu?
    Une qe po komentoj deklaraten tende te poshter jame nje nga ata qindramijra qytetare te ndershem qe i idinjuar te neveris!
    Fenomeni i shitjes apo blerjes se votes nuk eshte vetem shqiptar sepse edhe ne Ameriken e enderuar aty ketu hasesh me te tilla fenomene. Jane te paharrushme skandale te tilla si Uotergejti apo Irangejti etj por kjo nuk do te thote se ne kete vend te demokracise se kulluar gjithecka funksionon vetem mbi korrupsionin!
    I nderuar “profesor” ti e di shume mire se edhe pse kapitalizmi eshte rendi shoqeror me i perparur, korrupsioni edhe pse ne faza minore eshte bashkeudhetar me te! Rend shoqeror ideal nuk ka!

    Reply to this comment
  13. Martini June 30, 16:12

    Shoku Paskal!
    Nese ka njeri karrierist ne kete truall arberor , ai jeni ju. Nese ka njeri qe per veten e tij ben gjithcka , ai jeni ju. Ju patet nje numer te konsiderueshem detyrash shteterore , dy here minister , sekretar shteti. Ishe me Skender Gjinushin , u ndave se doje karriere. Ndertove partine tende dhe udheheqesit e saj i hengre si kllocka zogjte duke filluar me Gjergj Rakajn , Afrim Haxhine , Proletar Roshin , Silvana Xuhanon etj. etj.Te pelqen vetem vetja. U bere me LSI-ne se do te te jepte nje drejtori aty ku do merrje 500 vota. More nje shporte me vota ne gjithe Shqiperine , shtate here me pak se ne vitin 2013. Te paskan kerkuar leke , mire e kane bere se shteti te jep leke per fushate e ti i ben libra. Eh, Paskal sa borxhe i ke ketij populli. Edhe kur ishe ne opozite , femijet jashte shtetit t’i dergoi PD-ja , gruan ne pune ne ministri ta mbante PD-ja dhe ti i varferi na ke krijuar nje parti qe quhet demokracia sociale. Iku koha jote Paskal. Ti tani i takon historise , pjeses se saj te keqe si njeri i unit, egoist , karrierist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim