Milo e quan fitoren e thellë të PS “të frikshme”

July 5, 2017 11:21

Milo e quan fitoren e thellë të PS “të frikshme”

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-bashkëpunëtori i Ramës, thotë se me fitoren e thellë të PS-së dhe me një kryeministër i gjithëpushtetshëm ekziston rreziku i vendosjes së një pushteti personal të tij.

“Do ta quaja fitore të frikshme. Kjo fitore erdhi si rezultat i një mobilizimi maksimalist të të gjitha burimeve njerëzore, financiare, legjitime dhe jo të tilla, nga ana e PS-së, erdhi si rrjedhojë e një agresioni të pashembullt mediatik i lidershipit të PS-së, erdhi si rrjedhorja e një shit-blerjeje masive të votës, e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Këtë fitore e ndihmoi edhe bujaria e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që shkoi dhe nënshkroi një marrëveshje kapitulluese me kryetarin e PS-së, gjë që ç’mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të djathtë, që nuk shkoi për të votuar dhe ndikoi në fitoren e socialistëve për shkak të uljes drastike të votuesve të djathtë.

Kjo fitore i jep mundësi Edi Ramës të përqendrojë të gjithë pushtetin në duar të tij, ashtu siç e ka dëshiruar dhe ëndërruar prej vitesh për të vënë në jetë një platformë personale, që më e pakta do të thosha, një regjim të fortë në një demokraci të dobët”, – tha Milo.

July 5, 2017 11:21
Komento

11 Komente

  1. hë për hë.... July 5, 11:25

    Puthu me milon i thone kesaj dhe ligjerimit tend Paskal.

    Reply to this comment
  2. ish July 5, 11:38

    Tani kruaj dhembet Milo.
    Tani koha eshte e te tjereve. Mbahu me ate qe ishe MPJ e brodhe boten……

    Reply to this comment
  3. lejlek July 5, 11:45

    Per nje cope kolltuk, e shan vendin tend?!
    Nese keni fakte e argumenta eshte me e ndershme t’i drejtoheni organeve kompetente z Milo profesor i nderuar.
    Per mendimin tim gjithkush qe guxon e shpif e flet ligjerata te cilat demtojne ceshtjen kombetare duhet te pergjigjen para drejtesise.
    Se keshtu si puna juaj eshte edhe nje gazetare qe fle ne arat e kanabisit dhe brenda kutive te votimit dhe pyet te huajt per vleresimin, thua se kjo eshte perfaqesuese e beogradit dhe jo e shqiptareve.(Zykaj)

    Reply to this comment
  4. Realisti July 5, 13:00

    Pse u ndave nga Gjinushi para ca vitesh Paskaaaal,per ate cope karrikje dhe tani sulmon Ramen .Kujt i duhen gjith keto parti ne shqiperi vetem per te ngrohur b….. disa si ti,bashkohuni foemoni nje parti qe ti rezistoni konkurences .Njerez me shkolle e budallenj besoj vetem ne shqiperi ka kaq shume.Suksese ne jete

    Reply to this comment
  5. Realisti July 5, 13:04

    Puthu me milon e nenen e milos Paskaaaal se tani je kot dhe si historian

    Reply to this comment
  6. Jimi July 5, 13:09

    Po te ishe ti brenda listes se deputeteve te PS-s qe fituan, kjo fitore me patjeter per ty nuk do te ishte e frikeshme!?
    Pascuale! E di c’ke, studio historine e shkruaj ndonje qitap se ma do mendja kete di ta besh mire, te tjerat u’a ler te tjereve qe dine ta bejne!

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 July 5, 15:45

    “Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.”
    nuk është e PSsë o paskal!!
    është edi ramës!!
    PSja është vetëm për votat,dhe një fasadë për të gjënjyer popullin qorr shqiptar!!
    o paskal milo ti je pjesë e kësaj turrme qorre,vetëm se nuk je falas!!ti përfiton diçka!!je afër vrimës që rrjedh!!
    pjesa tjetër ka vetëm kënaqësinë e “fitores”dhe boshatisjen e xhepave!!
    o paskal dhe ti bën pjesë në elitën e arsimuar shqiptare!!
    deri më sot ELITA INTELEKTUALE,nuk duket asgjëkundi!!

    Reply to this comment
  8. Oketo July 5, 16:17

    Ja arrite qellimit o Milo ti rrujti votat LSI !
    Tani ske ca ben dhe po i versulesh Rames !
    Turp !

    Reply to this comment
  9. demo July 5, 17:54

    Ju hodhi Edi Rama ne kosh te plerave me nje MAT me tre levizje te gjitheve.

    Reply to this comment
  10. Merqez Katunari July 6, 01:01

    Pasquale gjithmone medioker ke qene si politikan po ashtu edhe si historian e kthen pelicen nga fryn era. Si moshe e thyer qe je shko ne bregdet ose ne theth te freskohesh nga djerset e 25 qershorit

    Reply to this comment
  11. Mark uk July 6, 09:09

    Per mendimin tim Paskal Milo duhet te ishte ne burk qysh ne 97 kur bashk me drejtuesit e PS i benin thirrje popullit te irrituar qe kishin humbur parat ne piramida me kto fjal:O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe vertet populli rrembeu armet e sodhi ish komunistet ne pushtet me forcen e armve.Ka harruar viziten qe i ben ne Bruksel kur ishte minister ku kaloj disa dite ne spital ky injorant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*