Milo: Rama do t’i ngrejë marrëdhëniet me Turqinë në nivel partneriteti strategjik

Redaksia Online August 8, 2013 11:50

Milo: Rama do t’i ngrejë marrëdhëniet me Turqinë në nivel partneriteti strategjik

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, kryetar i Prtisë Demokracia Sociale, thotë se marrëdhëniet me Turqinë për vetë historinë mes dy vendeve kanë qenë shumë të mira, por kryeministri i ri po kërkon që t’i ngrejë ato edhe zyrtarisht në nivelin e partnerit strategjik. Në një intervistë për “Panorama”, Milo shprehet se vizita e Ramës në Turqi dha një mesazh të qartë partneriteti strategjik me vendin anëtar të NATO-s.

“Në të vërtetë, në traditën e politikës së jashtme shqiptare të mbi 20 viteve të fundit, partnerë strategjikë tanët janë konsideruar SHBA, Italia dhe Greqia, si dy fqinje të drejtpërdrejta të Shqipërisë. Ndërkohë që Turqia, si një vend i madh dhe me një histori marrëdhëniesh me Shqipërinë, nuk është konsideruar zyrtarisht si një partner strategjik, por marrëdhëniet kanë qenë të tilla dhe në praktikë ajo gjithnjë është konsideruar si partner. Zoti Rama, me këtë vizitë dhe me këto deklarata, premton ta ngrejë edhe zyrtarisht në nivelin e partnerit strategjik. Nuk duhet të harrojmë që Turqia, sikurse dhe Greqia e Italia, janë vende anëtare të NATO-s, ku Shqipëria ndan me ta të gjitha partneritetet strategjike të kësaj aleance. Pra, vizita e zotit Rama, veçanërisht në Turqi, e dha qartë këtë mesazh partneriteti strategjik të një vendi që përveç të tjerave, është pra dhe aleat strategjik në NATO”.

Milo shprehet më tej në intervistë se Shqipëria dhe Turqia duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ndikuar në ndihmë të njëra-tjetrës në një proces gjithëpërfshirës për rajonin e më gjerë.

“Shqipëria e ka vendosur me vullnetin e saj të lirë anëtarësimin në BE përmes një procesi shumëvjeçar dhe të njohur, që do të rezultojë një ditë me sukses të plotë, duke uruar që dhe statusi i vendit kandidat të merret brenda këtij viti. Turqia, nga ana e saj, ka një specifikë marrëdhëniesh me BE, dhe kjo tashmë e njohur. Shqipëria nuk ka veç të urojë që Turqia të jetë sa më shpejt e suksesshme në negociatat e saj me BE-në për anëtarësim të saj të plotë, dhe pa dyshim, në këtë proces marrëdhëniesh, të dyja vendet kanë se çfarë t’i ofrojnë njëri-tjetrit. Jo thjesht si një solidaritet dhe partneritet në fushat e tjera, por shfrytëzimin e të gjitha mundësive dhe potencialeve që ato kanë për të ndikuar reciprokisht në ndihmë të njëra-tjetrës në një proces gjithëpërfshirës për rajonin tonë dhe më gjerë.

Redaksia Online August 8, 2013 11:50
Komento

3 Komente

  1. bn August 8, 16:21

    Te gjithe ato qe e shikojne ket afrim te Rames me Turqine si nje gje jo te mire ,gabojne.nuk duhet te harrojme se Turqia ka qene nje nga vendet e vetme qe i eshte gjendur prane Shqiperise ne situata te veshtira sidomos ate te “97 kete e din mire secili prej nesh,deklaratat e ish kryeministres Ciller ne ate kohe drejt Greqise ap Serbise qe i dime qellimet e tyre dashakeqese ndaj vendit tone.Gjithcka e keqe qe i ka ardhur vendit tone ne keto 20 vitet e fundit gjithmone kane pasur dore keto dy vende ,ndoshta dhe te tjera ne Ballkan.E kuptoj qe disa mund ta lidhin kete dhe me kohen kur Tirqia ishte perandoria Osmane dhe mund te ven cdo lloj epiteti por gabojne,ajo kohe ka mbaruar me kohe si per popujt qe ishin nen ate perandori dhe per vete Turqine pamvaresisht se ne Turqi ka njerez qe desherojne nje Turqi te tille “”perandorake” dhe kjo pare sipas atyre nuk do kish ndonje te keqe,sepse gjithmone shahet e flitet keq per kete perandori.Perandorite te gjitha njelloj kane qene,te gjitha ne pushtimin e vendeve te tjera e kane bazuar politiken e tyre.Pastaj te mos harrojme se per shekuj te tere dhe shtetet Europiane apo dhe me gjere nen perandori kane jetuar duke filluar nga ajo Romake,Osmane,Austro-Hungareze,Cariste,Mreteria e Bashkuar etj,pse nuk flitet keq per keto perandori ?Prandaj desha te theksoj qe ato kohera kane mbaruar dhe ne duhet te shikojme se cilet jane ato shtete qe ne na duan te miren ne te vertete dhe mardheniet tona ne baze te ketij recriporiteti duhet te krijohen .Kjo eshte si puna e individit qe me nje komshi ka mardhenie me te aferta dhe me dike tjeter me te ftohta ama respektin per njeri tjetrin jepet ne baze te keture mardhenieve.Ne duhet te kemi ,krijojme lidhje te forta me te gjithe ato shtete qe ne na intereson ne aspektin kombetar,ate te sigurise kombetare,ne aspektin ekonomik dhe strategjik,sepse c”do vend ne bote te tilla i shikon mardheniet me vendet e tjera.Politika jone e jashteme tani duhet te ish ne nje shkalle shume me te larte se sa eshte tani,duhet te kemi nje strategji me te mire kombetare si afat shkurter,mesme dhe ate afatgjate dhe kjo do behej vetem nese plitika jone e jashtme do bazohej ne kushtetuten e vendit dhe ne parimet e drejta dhe reciprke nderkombetare.Nuk mund te kete politike te jashtme te mire pa nje politike kombetare te mire,pse e them kete ?e them se ne kete fushe fillimisht dasite partiake duhet te eleminohen dhe ti pershtaten politikes tone kombetare.Nuk do kish asgje te keqe nqs nje diplomat i yni kudo qe te jete ti perkase nje force politike tjetre nga ajo qe qeveris vendin,nuk duhet qe ministria e jashtme te shikohet si nje vend qe te punesohen njerez po te shikohet si nje gje shume e rendesishme dhe kjo tu lihet ne dore diplomateve dhe personelit qe kane karriere ne kete fushe.
    Prandaj do i rekomandoja Z.Rama qe ta shikoje mire kete fushe se eshte nje nga me te rendesishmet per imazhin e Shqiperise dhe te kemi nje vend te rrespektuar ne familjen europiane dhe jo te na kapin te tjeret per veshi dhe te na tregojne se c’duhet dhe si duhet te veprojme ne shtepine tone.

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 9, 08:23

    bn: Vertet vendin tone e ka pushtuar shume shtete.Se nuk kan ardhur per te mire kjo dihet.Te gjitha u larguen,po turqia na la 65% e iku.Per ket Europa na ndau ne 5 shtete.

    Reply to this comment
  3. ardi August 9, 10:17

    Europa e ka dashe(si mercenare)Shqiperine per te penguar avancimin osman ne perendim e ate rus(vitet ’60).Te njejten ndjenje kane patur edhe per Turqine e cila deri para dy dekatave sherbente si mercenare per te penguar ariun rus per tu futur ne Europen Perendimore. Asnjehere Europa nuk ja ka shperblyer ketyreve kombeve sakrificen e tyre per mbrojtjen e Europes.Pra kjo eshte nje arsye qe elitat udheheqese te te dyja vendeve duhet realisht ti shtojne kontaktet e te ndalojne frymen islamofobe qe dominon ne vendet ortodokse Europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*