Milo: Rama s’ka mundësinë që të ketë një vizitë të suksesshme në Beograd

November 10, 2014 09:44

Milo: Rama s’ka mundësinë që të ketë një vizitë të suksesshme në Beograd

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shprehet për Ora News, se nuk duhet të ushqejmë iluzione se kryeministri Rama të ketë mundësitë që të kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme.

Sipas Milos, edhe pse është një vizitë delicate, ajo do të bëhet normalisht dhe do tentojë që të normalizojë marrëdhëniet dhe jo t’i zhvillojë ato.

Edhe kjo një vizitë që do të bëhet, ishte mirë mos të kishte ndodhur incidenti, por ajo do të bëhet do shkojnë, do vijnë.

Për të qenë i sinqertë, është një vizitë delikate për të qenë. Është një vizitë ku pritshmëria nuk është dhe nuk do të jetë ajo që para se të ndodhtë incidenti.Kjo vizitë do tentojë të normalozojë marrëdhëniet, nuk do i zhvillojë, por do tentojë t’i rikthejë në atë shtartin normal, në dukje që kanë qenë para incidentit.

Të mos ushqejmë iluzione se kryeministri Rama të ketë shancin dhe mundësitë që të kthehet nga Beogradi me një vizitë të suksesshme, se vizitat e suksesshme në radhë të parë maten me çfarë arrihet.

A do të ketë marrëveshje që do të nënshkruhen? Sepse në marrëdhëniet midis dy vendeve ka një problematikë të gjerë, ka projekt-marrëveshje që duhej të nënshkruheshin, me qëllim që t’i japin zhvillim jo vetëm marrëdhënieve politike, por ekonomike, shoqërore, arsimore etj”, tha Paskal Milo.

Historiani, tha se më tepër sesa vizita, rëndësi ka mesazhi që kryeministri Rama do të japë aty, dhe sipas Milos, Rama do të japë mesazhet e duhura:

Ajo që është më e rëndësishme janë mesazhet që do jepen aty. Une besoj se kryeministri Rama do japë mesazhet e duhura, jo vetëm për të shprehur atë vullnet që ka shprehur në emër të qeverisë shqiptare, që Shqipëria ka vullnet për të zhvilluar marrëdhëniet, që të bashkëpunojnë, por edhe për faktin që jemi dy vende që trokasin në dyert e BE dhe mund të ecim para vetëm duke pasur marrëdhënie të mira.”

November 10, 2014 09:44
Komento

5 Komente

  1. Darius November 10, 09:52

    o Paskal,je nje idiot i mjere.
    Po me te mjere jane Gazetat qe botojne,idiotlliqet tuaja te mjera……ju jeni nje pseudo historian me shume pseudo nga mbrapa………….njerez me kete moral,qe vijne nga shtresa ekstremisht te varfera nder breza,dhe hipin si gjeli ne maje te plehut,dhe llapin gjithe diten kane marre ne qafe sgume njerez,qofte dhe me idete e tyre te mjera.

    Reply to this comment
  2. beni November 10, 10:24

    Z.milo por po te ishe ti ne vend te rames si do te reagoje, kur te gjith medjet serbe do ta komentonin se erdhi per vizite kryeministri paskal milo nje serb i shqiptarizuar e do te fillonin e te te pyesnin mbase eche gjurmet e identitetit tend kulturor qe vetem keni genjyer gjat gjith perjudhes komuniste! Serbet te njohin dhembe e dhempalle or paskal, por ju qe keni nderruar lekuren si puna e majkell xhekson, kur i genjente femijet se kishte lindur vertet i bardhe?
    kur beja muhabet me nje nacionalist serb, e i tregoja se millosh kopiliqi ne kosove ishte verte arber, ai me thoshte se ishte serb e jo shqiptar! Kur i thoja serbit se e ema e gjergj kastriotit ishte vojsava e bija e gjergj, gjyro, durad internacional brankovic atehere serbi besoj se ne jemi vertet vendalinjte ne kosove e se vllai i gjegj kastriotit kostandini vdiq ne kosove ne beteje kunder turqve! Pra duhen argumenta qe rama tu jap historianve ne serbi, qe ne jemi vertet ata qe kemi humbur trashegimine e te parve tane ne kosove edhe pse kemi mare nje gjuhe latinishte tashme! Serbet kan frike islamizimin, por jo krishterimin!

    Reply to this comment
  3. Orienti November 11, 00:24

    -Z:MIlo shpjegon,se nuk duhet te jemi euforik ne pritshmeri,por te bindur per te ardhmes.

    Reply to this comment
  4. Preng pjetri November 11, 01:50

    Jo zoti milo mos u bëj fallxhore e berishes.

    Reply to this comment
  5. Arben November 11, 06:11

    SUKSES ESHTE VETE VIZITA.

    NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.

    CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.

    KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.

    VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.

    PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.

    KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.

    SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.

    JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.

    ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*