Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, fjalën e fundit e ka Kuvendi

June 4, 2019 15:19

Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, fjalën e fundit e ka Kuvendi

Kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat pritet të kalojnë për votim në parlament në datën 20 qershor.

Të dyja kontratat e koncesionit me vlerë totale 337 milionë euro, duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në seancën plenare të parlamentit.

Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit.

Tenderat për të dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kaluar, ku Ministria e Energjisë shpalli fitues respektivisht kompaninë “Ank” dhe atë “Gjikuria”.

E gjithë procedura ishte parashikuar të zhvillohej nga Qeveria, ashtu si ndodhi me Rrugën e Arbrit. Por tre muaj më parë, Këshilli i Ministrave shmangu përgjegjësinë e vetme direkte duke miratuar një vendim, i cili ia kalon Parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të partneritet publik-privat në ndërtimin e rrugëve.

Këto dy vepra për shkak të superçmimit që duhet paguar për to kanë shkaktuar debate të forta në publik, e më pas edhe mes palëve politike.

Sipas qeverisë ndërtimi i këtyre rrugëve së bashku me atë të Arbrit do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit përmes një formule që i lejon buxhetit të paguajë me këste.

Por opozita ka akuzuar qeverinë për korrupsion me dy projektet. Madje kryetari i PD deklaroi publikisht se koncesionet do të anulohen kur PD të vijë në pushtet dhe se çdo zyrtar që firmos në to do të përballet me ligjin.

l.h/ dita

June 4, 2019 15:19
Komento

9 Komente

  1. goni June 4, 16:55

    Po e kaluat edhe kete atehere eshte komplet VK.

    Reply to this comment
  2. mirel June 4, 17:03

    Kuvendi i hajduteve. Keta jane te tere bandire te Haxhi Qamil Ramutit. Cna derdellisin kot per ligjshmeri.
    I fut nhe ligj te posacem dhe shproneson gjithe vendin per Fushen dhe Ulajn.
    Thua te mbajne tunelet e tyre? Tuneli i Arbrit shembet dhe pergjegjesi nuk mban njeri.
    Nuk na shpjegon me pare Kuvendi nje raport te hollesishem se cfare ndihme do ti japi ekonomise ky tuneli?
    Populli ka te drejte ta dije.
    Ka te drejte te kerkoje llogari pse firma qe ka 3 milione kapital duget te perfitoje 70 milione pas ndertimit?

    Reply to this comment
    • mirela alias mirel June 4, 18:22

      Me ligj te posacem do shpronesohet edhe Gopi motres mirel dambllase qe psallt ne jerm se do te shemben tunelet. Lidheni kete halucinant se bie blogu Ditas ere kermesire.

      Reply to this comment
  3. Taraboshi June 4, 18:21

    per mendimin tim asnjera nga keto rruge jo vetem qe nuk i sherbejne vetit as ne perspektive te afert dhe as te larget.Per te shkuar nga Miloti ne Balldre ka dy rruge makine perjashtu edhe rruge treni te demtuar.po keshtu edhe per rrugen Orikum Dukat.Prespektiva e vendit tani per tani eshte restaurimi i hekurudhes dhe ndertimii hekurudhes Tirane Elbasan .Kjo pa i rene nga Kina.Apo keto rruge i keni parashikuar me rrugen e mendafsjit.Po per rrugen Transadriatika pse nuk keni parashikuar asgje.Kjo rruge nuk kalon nga Milot Balldre etj.Keto rruge i sherbesle atyre qe fitojne tenderin dhe atij qe jeptenderin.

    Reply to this comment
  4. Drini June 4, 20:15

    Parlamenti yne eshte nje tufe derdimenesh, pa integritet. A keni pare ndonje deputet te kete mendim ndryshe nga grupi vet? Asnje. Ata jane te gjithe palaco dhe per me teper shume injorante. Mjere ne nga kush perfaqesohemi dhe nga kush presim te bejne ligje.

    Reply to this comment
  5. socialisti June 4, 20:49

    Kur do votohen qe keto koncesionet te quhen Sekret shteteror a Top-Sekret se po na del boja e mavijosur e rilindjes mbetur ne tentative

    Reply to this comment
  6. demo June 5, 14:29

    Me keto dy rruge,Rama eshte bere si Skilja,qe megjithese i hengri ca sacma,prape se prape u kthye ne kotec se kishte lene dy pula pa marre.

    Reply to this comment
  7. lesh e li June 5, 21:22

    Kush udheton neper evrope e di si Jane rruget. KY vend nuk ka rruge te standartit evropian. Dhe ato qe Jane u vodhen kur u ndertuan. Nuk eshte rruge ajo Tirane-Shkoder, as ajo Tirane-Fier. As Vlore-Sarande. Pastaj duam turizem e mireqenie.

    Reply to this comment
  8. TERBUNI I PUKES June 6, 17:19

    Po i le te tjerat por adini me me tregue se rruga Milot Balldre 17.2 Km kujt strategjie i sherben.as nuk fillon ne Tirane dhe as nuk mbaron ne Shkoder apo ne Mal te Zi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*