Mimoza e BB denoncon në FB djalin që e përndjek prej 7 vitesh

May 28, 2016 18:15

Mimoza e BB denoncon në FB djalin që e përndjek prej 7 vitesh

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother” Mimoza Krasniqi, ka ndarë në llogarinë e saj të Facebook një shqetësim shumë të madh personal.

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “Big Brother” Mimoza Krasniqi, ka ndarë në llogarinë e saj të Facebook një shqetësim shumë të madh personal.

Ajo ka denoncuar me foto dhe me emër, një djalë që sipas saj e përndjek prej vitesh. Bukuroshja nga Kosova ka vënë një status në formë paralajmërimi për Besnik Fetiun dhe familjarët e tij, përndryshe shënon se do të shkojë në polici. Më poshtë mund të lexoni statusin e Mimozës si dhe të shihni foton e djalit që e përndjek, shkruan Revista Who.

“Njoftoj gjithë shoqërinë time se ky person me emrin Besnik Fetiu është një fans që kur isha pjesë e “Big Brother” që bëjnë 7 vite që atëherë. Këtë njeri e kam konsideru si fans por ja që ky na doli një njëri i sëmurë psiqikisht.

U bë shumë kohë që ky person po më bezdis në rrethin shoqëror, në rrethin e biznesit që zotëroj dhe në jetën time private. Ky person ështe fiksuar se do jem e këtij 100% dhe po mundohet sipas mënyrës së vet të më prishë terezinë. Një gjë ta dijë, që as në endërr mos ta imagjinojë këtë 100% që i është fiksu.

Ky njeri është një psikopat që kërcënon herë pas here shokët, shoqet e mia me të cilat unë shoqërohem. Ky person këdo që e bën friend ju lutem injorojeni sepse ky ka nevojë për mjekime. Ju lutem familjarë të Besnik Fetiut nëse e shihni këtë postim, ju lutem ndihmojeni atë të kurohet ose përfundimisht do e paraqes tek organet policore që të merren masa direkte për këtë njeri i cili po më shqetëson pa nevojë.

Deri tani kam toleruar dhe kam mirëkuptuar sepse e konsideroja thjesht një fans, po gjërat kanë arritur larg. Nëse do vazhdosh Besnik Fetiu akoma kështu, unë do i bëj një mbyllje përfundimtare këtij muhabeti, gjë që deri tani s’e kam bërë”./Express

orrrrrr_1464450702-2536802

May 28, 2016 18:15
Komento

1 Koment

  1. kujtesa May 28, 19:30

    O Besnik!

    Po mire more djale,ti kerkon qe ta kesh 100% tenden. A nuk e kupton se Mimoza nuk po don me qene 100% e jotja,kesht qe shiko mundesine per me pak,ndoshta perpiqu per 99% se ku i dihet,ate 1 % mund ta kete per dike tjeter dhe keshtu qe nuk i dalin llogarite. Behu pak tolerant more djale.
    Jo kaq i sakte ne shifra sepse e shikon qe ste del gje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim