Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në 90-ën

December 8, 2015 19:00

Mimoza Ferraj: Ramizi i dha rolin e tij Berishës në 90-ën

Mimoza Ferraj ka qenë një nga protagonistet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që rrëzoi komunizmin. Ajo është kthyer herë pas here në Shqipëri me shpresën për të qenë pjesë e reformave, sidomos ato në fushën e drejtësisë, por deri tani pa sukses, pasi siç thotë ajo, 5 vite më parë kur erdhi me një dëshirë të tillë, u ndesh me mafian në pushtet.

Në një intervistë për Tema Tv, Ferraj thotë se studentët që bënë lëvizjen e dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia. Sipas saj, Alia dhe mafia e Sigurimit të Shtetit kishin ideuar se kush nga ata do të drejtonte Shqipërinë për 15 vitet e ardhshme.

Por sot, ish-studentja vlonjate mendon se është po ajo strukturë e vjetër që kontrollon politikën dhe, si Berisha apo Rama janë aktorë të tyre, të cilët paguhen për punën që bëjnë.

Duke u kthyer tek Partia Demokratike, nismëtare për krijimin e së cilës ajo ka qënë 25 vite më parë, Ferraj thotë se Lulzim Basha duhet të largohet urgjent nga drejtimi i saj dhe se duhet reformuar në qelizë. Kështu mendon edhe për pastrimin e politikës nga krimi, për të cilën Ferraj, e cila punon sot në Gjykatën e Lartë  të shtetit Nju Xhersi, thotë se pa një reformë të thellë në drejtësi dhe pastrim të parlamentit dhe partive Shqipëria nuk do të bëj dot hapa para.

 

December 8, 2015 19:00
Komento

4 Komente

  1. Barboon December 8, 19:58

    Dakort me shoqen. Punon ne gjykate…por cfare konkretisht? jo se ka shume rendesi por mire do ishte se nenkuptohet dicka shume e rendesishme ashtu sic paraqitet.


    Mire u bene zgjedhje te reja por prape do kemi Ilir Meten, Edi Ramen dhe LuLushin e Sales. Nuk ka asnje klase politike apo politikan sot qe te meritoje voten e vertete per te na nxjerre nga ky tmerr dhe krize politiko-shoqerore.
    Me kryesore:
    Ne burg Ilir Meta, dhe vetem ne burg.
    Parlament i zgjedhur nga populli jokryetari i partise
    Largimi i Nishanit me president te zgjedhur nga populli
    prokurori e pamvarur zgjedhur jo nga parlamenti..
    hapja e dosjeve…

    Reply to this comment
  2. Spinet December 8, 20:33

    “Mimoza Ferraj ka qenë një nga protagonistet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që rrëzoi komunizmin…Në një intervistë për Tema Tv, Ferraj thotë se studentët që bënë lëvizjen e dhjetorit për përmbysjen e komunizmit ishin vendosur nga Ramiz Alia. Sipas saj, Alia dhe mafia e Sigurimit të Shtetit kishin ideuar se kush nga ata do të drejtonte Shqipërinë për 15 vitet e ardhshme.

    Me keto qe thote Kjo Mimoza nga Amerika I bie qe edhe Kjo te ket qene ne listen e Ramiz Alias….Apo jo????

    Reply to this comment
    • Kariz Matik December 8, 22:51

      Fajin s’e ka “protagonistja” fare e panjohur e dhjertorit, por mistrecat e Thanos, qe tubimin e studenteve te organizuar nga komunistet Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni e quajne “Levizje qe rrezoi komunizmin…” 😉

      Reply to this comment
  3. Drini i Bardhe nuk ka te ndale December 8, 21:07

    Ah moj zonje te gjithe , ata qe duan ta besojne te verteten , e mendojne gjithehere , se po Ramiz ALIJA e ka rekomanduar kete Saliun per teu vu ne krye te shtetit te ardheshem demokratik , por gjithenje duke mos ditur se po ky Sali Krimineli do ta tradhtonte kauzen e studenteve te dhjetorit duke i detyruar te largohen per gjithemone nga Shqiperia pikerisht ata qe njihen nismetaret e kesaj murtaje shkerdhatesh-kraciije . Sa per punen qe beke ne Gjykaten e Larte te shtetit te Nju Xhersit do e marrim pak sa me rezerva , duke mos te besuar veten ne 50% , sepse kehtu e me kete gjuhe flasin shumica e atyre qe kane lene Shqiperine si puna e juaj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*