Minatorët e Bulqizës në pritje të pagës së 13-të: Nëse nuk kalon, rinisim protestat

Redaksia Online December 31, 2012 13:27

Minatorët e Bulqizës në pritje të pagës së 13-të: Nëse nuk kalon, rinisim protestat

Minatorët e Bulqizës janë mbledhur sot para filialit të bankës ku marrin rrogat, në pritje të pagës së 13-të. Për të disatën herë, ata kanë përsëritur ultimatumin drejtuar kompanisë ACR, që nëse paga e trembëdhjetë nuk kalon deri në orën 15:00, minatorët do t’u rikthehen protestave.

“Rroga e 13-të ende nuk ka kaluar në bankë. Deri në orën 15:00 do jemi në pritje të saj, nëse nuk kalon do nisim protestat”, shprehen minatorët.

Paga e trembëdhjetë ishte një ndër pikat e marrëveshjes së arritur mes minatorëve dhe kompanisë ACR pak kohë më parë.

 

Redaksia Online December 31, 2012 13:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*