Minatorët në Bulqizë dalin nga greva e urisë, plotësohen kërkesat

December 4, 2013 11:12

Minatorët në Bulqizë dalin nga greva e urisë, plotësohen kërkesat

Minatorët e Bulqizës, që kishin vendosur të hynin në një grevë urie duke kërkuar rinisjen e punës në zonën D, kanë dalë nga kjo grevë.

Vendimi i tyre erdhi pas takimit me zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.

Ky i fundit i takoi minatorët në prani edhe të përfaqësuesit të firmës nënkontraktore.

Qeveria pretendon se zona D është e rrezikshme, ndaj ka vendosur që të mos lejojë punimet.

Dy ditë më parë ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri, prezantoi masat që do merren pas një inspektimi në zonën krommbajtëse në Bulqizë.

Në total janë pezulluar lejet minerare për 29 subjekte.

Edhe për koncesionarin kryesor, ACR, është urdhëruar pezullim i pjesshëm i lejes deri në plotësimin e kushteve.

Në rast të kundër, ministri deklaroi se do të hiqet plotësisht leja minerare dhe për këtë kompani

December 4, 2013 11:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*