Minatorët protestojnë te Kryeministria për miratimin e statusit, paralajmërojnë me grevë urie

February 11, 2019 11:02

Minatorët protestojnë te Kryeministria për miratimin e statusit, paralajmërojnë me grevë urie

 

Përpara derës së kryeministrisë janë mbledhur në protestë minatorët së bashku me disa anëtarë të sindikatës.

Ata vazhdojnë të këmbëngulin për kërkesat e tyre për miratimin e statusit, ndërsa kanë kërcënuar me grevë urie duke i lënë qeverisë afat deri në 22 shkurt për të vendosur.

Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.

Në dhjetorin e kaluar, minatorët e Bulqizës iu drejtuan  me anë të një letre shefit të qeverisë, presidentit, kreut të Kuvendit si dhe vendosën në dijeni edhe kreun e PD-së për kushtet e mjerueshme në të cilat punojnë.

l.h/ dita

February 11, 2019 11:02
Komento

2 Komente

  1. mirel February 11, 14:19

    Ato minat qe shpertheni ne miniere vijani kryeministrise. Nuk degjojne nga veshet me fjale. Kane nevoje per nje bum te forte qe ti beje therrime.
    Tepsine per vete ore, pa LSI..e merni vesh ca behet apo jo..Jane te zene se si do ndajne qindra milionat.

    Reply to this comment
  2. odfa February 12, 07:16

    Meta kene Si dhjetori 90

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*