Mineraret, Gjiknuri: Shqipëria, potenciale për të investuar

April 27, 2016 09:57

Mineraret, Gjiknuri: Shqipëria, potenciale për të investuar

Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë investitorë në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të minerareve, në Tiranë u mblodhën sipërmarrës vendas dhe të huaj që kanë shprehur interesin për të investuar në këtë sektor.

Pasi njohu të pranishmit me nismat ligjore të Qeverisë për të rregulluar këtë sektor, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri foli për objektivin që ka vendi ynë në këtë sektor.

“Shqipëria është një vend potencial për investime në fushën minerare, jo vetëm për kromin, por edhe bakrin dhe minerale të tjera. Objektivi ynë është tërheqja e investitorëve të fuqishëm dhe seriozë duke theksuar faktin që ka zona të reja për kërkime dhe shfrytëzim”, tha ai.

Takimi i sipërmarrësve vendas dhe të huaj do të zgjasë dy ditë.

April 27, 2016 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*