Minimi i shtetit ligjor

April 21, 2017 10:22

Minimi i shtetit ligjor

 

Për me drejtue nji shtet, nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakçilliku, rrena e tradhtia. Duhet nderë, dije, urti e burrni.”/Gjergj FISHTA

 

Nga Meto Qarri

Këto fjalë të arta të At Gjergj Fishtës, duken aq me vend dhe sot, kur ndoca drejtues politikë të tranzicionit tonë rraskapitës kanë gjetur minimin e shtetit ligjor si shteg për të shpëtuar nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Këta drejtues dështakë të opozitës aktuale  kanë gjetur minimin e shtetit ligjor, minimin e rendit kushtetues të këtij vendi, si shteg për të shpëtuar nga frika e tyre prej zbatimit të Vetingut. Një lëvizje kjo e opozitës sonë aktuale në kundërshtim të hapët me vullnetin e shumicës së qytetarëve shqiptarë e në kundërshtim të hapët edhe me këshillat e miqve dhe aleatëve tanë strategjikë të demokracive perëndimore.

“Vendi që dëshiron të shkojë në Bashkimin Europian, duhet të fuqizojë ligjet, Kushtetutën dhe Parlamentin”- tha Nënkancelari dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z. Sigmar Gabriel. Por opozita jonë e mbiquajtur dhe “demokratike” nuk dëgjon nga ai vesh. Nuk dëgjojnë dot këshillën e urtë të mikut të Shqipërisë drejtuesit e opozitës sonë të ngujuar në çadrën e kthyer në zyrë të tyre fushore, sepse janë shurdhuar nga frika e zullumeve të tyre, që mund të ndëshkojë Reforma në Drejtësi, duke nisur me Vetingun. Nuk dëgjojnë dot zërin e miqve dhe të aleatëve strategjikë të Shqipërisë këta drejtues dështakë të opozitës, sepse miqtë dhe aleatët e tyre të vërtetë kanë qenë dhe janë sot e gjithë ditën krejt të ndryshëm nga miqtë dhe aleatët e Shqipërisë e të mbarë shqiptarëve, që duan zhvillimin e vendit me drejtësi të varur vetëm nga ligji e jo nga politika e zullumeve. Se miqtë dhe aleatët e vërtetë të kësaj skote politikanësh dështakë nuk janë as Amerika e lirive dhe as Gjermania si lokomotivë e Bashkimit Europian. Miqtë dhe aleatët e kësaj fare politikanësh dështakë janë sundimtarët autoritarë, që përpiqen të përhapin me sa munden e me si munden mënyrën e tyre të sundimit në të gjitha ato vende, ku gjejnë mercenarë të gatshëm të shesin interesat kombëtarë për hir të qëndrimit në pushtet.

Mjafton të dëgjosh zogorinë e kalemxhinjve të paguar nga ky lloj pushtetarësh dështakë të tranzicionit tonë, për të parë qartë se cila është arsyeja e vërtetë e ngujimit të drejtuesve të opozitës aktuale në atë çadrën si zyrë të tyre fushore. Dhe ajo arsye nuk ka të bëjë fare as me “zgjedhjet e lira e të ndershme”, as me “luftën kundër kanabizimit të Shqipërisë” dhe as me të famshmin “dekriminalizim” të politikës.

Le t’i marrim me radhë këto arsye që na nxjerrin drejtuesit dështakë të opozitës sonë aktuale:

1- A nuk qenë në pushtet këta dashnorë të përvëluar për “zgjedhje të lira e të ndershme”, kur organizuan vetë zgjedhjet e majit 1996, zgjedhjet e vitit 2009, apo zgjedhjet vendore të vitit 2011, kur mblodhën vota “të hedhura gabim” ku mundën e sa mundën?

2-A nuk e ruajtën vetë këta  pushtetarë “republikën e pavarur të Lazaratit”, ku kultivohej hashashi nën kujdesin edhe të zjarrfikësve të policisë që shpinin ujë në plantacionet e partishme? Dhe a nuk ka deklaruar vetë fyhreri i tyre zemërak se “Drogën në Lazarat e lejova vetë”?

Dhe mos harroni që agjencitë e huaja ekspertë deklaronin se ajo “republikë e pavarur” brenda Republikës së Shqipërisë sillte të ardhura vjetore që kapërcenin 4 miliardë euro. E nuk beson njeri se te tërë kjo shumë shkon tepër punëtoret e vuajtur të Lazaratit e të ardhurit atje. Ku qenë që nuk ndiheshin këta lloj pushtetarësh të dështuar, që na shfaqen aq të alarmuar sot nga përhapja e hashashit? Të paktën të mos kishin lejuar që ai fshat i madh atdhetarësh shqiptarë të kthehej edhe në strehë për të kërkuarit nga policia, apo dhe këta qene lejuar ta përdornin atë lloj strehimi për arsye politike?

3- E kthyen në armë kundër shumicës këto vite të ashtuquajturin “dekriminalizim” të politikës dhe madje e quajtën dhe “fitoren më të madhe të opozitës”. Po harruan kaq shpejt këta drejtues të opozitës se sa zullume ngarkuan në shpinë gjatë viteve të pushtetit të tyre, duke nisur nga vjedhja e qindra milionë eurove në rrugën Durrës–Kukës, që realisht mbeti vetëm Rrëshen-Kukës dhe kushtoi një miliard e gjysmë euro vetëm në distancën prej 66 kilometrash? Harruan se pranuan vetë që Gërdeci qe krim shtetëror dhe u krye kur qenë vetë në pushtet? Harruan se si e dhuruan ndërmarrjen e madhe të shpërndarjes së energjisë elektrike vetëm për arsye politike dhe përfitime vetjake korruptive? Harruan se ç’punuan e Armon? Harruan se si e shitën shelfin detar tek fqinji jugor, vetëm për të fituar ashtu mbështetjen e qëndrimit të tyre në pushtet? Atëherë mund të pyesë çdo qytetar i këtij vendi: Nga cilët do ta “dekriminalizonin politikën” këta politikanë të dështuar, që përpipen aq shumë për ta kthyer dështimin e tyre në dështim të shtetit shqiptar?

Ja pse kërkesat e drejtuesve të çadrës për dorëheqje të qeverisë dy-tre muaj para zgjedhjeve e për qeveri teknike, janë më shumë një lloj teknike hileqarësh për të penguar Reformën në Drejtësi e për të penguar hapjen e bisedimeve të të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të penguar heqjen e pandëshkueshmërisë së zullumqarëve të politikës. Britmat  e drejtuesve të opozitës nga çadra për “revolucion demokratik”(!), për “republikë të re” me dështakë të vjetër, për të “shpëtuar qytetarët nga varfëria” , kur janë bërë vetë milionerë me taksat e me pronat e këtyre qytetarëve të varfër, ca me keq e për turp të tyre, britmat e çjerra  për të hequr zvarrë e për të varur kundërshtarët e tyre politikë, duken më tepër që vijnë nga dëshpërimi  që nuk e pengojnë dot as Reformën në Drejtësi nisur nga Vetingu dhe as zgjedhjet në Kavajë e aa zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Është ky dëshpërim  që iu ka humbur arsyen drejtuesve të opozitës, sa t’u duket dhe çadra e tyre në bulevard si  njëfarë shtabi i përgjithshëm i armatëve ,që shohin në ëndrra me sy hapur vetëm për të pakur disi frikën që i ka mbërthyer nga një drejtësi që nuk do ta kenë më nën komandën e tyre.

Ndaj është detyrë kushtetuese e qeverisë aktuale që të mos bëjë kompromise në shkelje të ligjeve e të Kushtetutës së vendit, vetëm për të qetësuar frikën e opozitës, dhe jo vetëm të opozitës në çadër, nga një drejtësi e pakapur. Është detyrë e qeverisë aktuale të dalë nga zgjedhjet  me votën e popullit, që të mos bëjë asnjë kompromis  me një opozitë që synon minimin e shtetit ligjor e të vetë Kushtetutës së vendit. Kjo qeveri ka detyrën ligjore t’i plotësojë opozitës çdo kërkesë që i heq frikën nga humbja e zgjedhjeve të 18 qershorit, por nuk ka asnjë të drejtë të bëjë lëshime e pazare në dëm të ligjit e të Kushtetutës për të lehtësuar frikën e zullumqarëve nga zullumet e veta. Po qe se kjo qeveri  harron detyrën që i ka ngarkuar ligji dhe Kushtetuta, harron votën popullore që ka marrë katër vjet më parë dhe bën pazare me drejtuesit e opozitës, që nuk se janë ngujuar në atë çadër për “zgjedhje të lira e të ndershme” por janë ngujuar vetëm e vetëm që të mund marrin garanci se nuk do t’i prekë drejtësia e reformuar, atëherë kjo qeveri humbet ligjshmërinë e vet.

April 21, 2017 10:22
Komento

7 Komente

  1. Luani April 21, 12:51

    Kujtova se do jete ndoj shkrim realist por qenka vetem nji shkrim qaraman kunder opozites. Or babam, opozita kudo deshiron ti shkurtoje jeten qeverise. Rama ne opozite kete ka bere kur ishte ne cadra vete ( te kujtohet or xha Meto?). Opozitat neper Europe kete bejne. I shohim si perleshen me polici, si thyejne e djegin per nje rritje cmimesh apo reforme te qeverive. Te kene atje rrogat e ketushme do ta digjnin si miu ate qeverine e Rames dhe tjetren pas tij der sa ta gjenin pushtetin qe i duhet.
    Shtetin ligjor nuk e minon opozita. Shtetin Ligjor e minon pa aftesia e Pushtetit. Rama ka 4 vjet ne pushtet. Sa ” Ligjor ” eshte ky Shteti Rames mjafton te shkosh ne dere te spitaleve, te universiteteve, gjykatave, zyrave, bashkive. Atje ku te rrjepin lekuren ato zyrtaret e Pushtetit Rames. Per kete nuk ka faj opozita. Nuk e ben ajo Korrupsionin. As trafikun e droges qe po lemeris Europen. Ato jane merita absolute e Rames. Ky eshte Minimi i Shtetit Ligjor. Ky ka pergjegjesine e Pushtetit. Ky ka pa aftesine ( ne rastin me te mire ) dhe djallezine ( ne rastin me te keq ) qe Shqiperia ka varferi, korrupsion, ekonomi mizerje. Sado te fajsohet opozita, vetem militantet e Rames e besojne. Gjithe tjeret fajin, pergjegjesine, ja ngarkojne atij qe ka fajin dhe pergjegjesine e Minimit te Shtetit Ligjor, Ed Rames qe ka Pushtetin. Ashtu ndodh kudo, keshtu ndodh dhe ketu. Perrallat me faj te opozites jane per kalamajte e deputeteve socialiste.

    Reply to this comment
    • BABAGHYSHI April 21, 18:18

      Pra , ne gjithe keto hallakattjet e tua , ti z. “Luan” , edhe pse nuk e thua troc , na sugjeron te rikthejme serisht bajraktarin S.Berisha ne pushtet , sepse korrupsionin , drogen , krimin , varferine etj. nuk i paskemi pasur kur ne pushtet ishte Sali Berisha , Fatos Nano e kellirat e tyre , por te gjitha keto te keqia Shqiperise u a solli Edi Rama . me qeverisjen e tij keto vitet e fundit ! A e kupton se cfar po na keshillon ?! Perse ben avokatin e djallit ?!
      Vetem fqinjet tane , armiq shekullore , qe kane mbetur ne te njejtat pozita , mund te veprojne keshtu si ti ! Ata paguajne nje “ushtri” te tere , qe quhet “kolone e peste”
      per te destabilizuar e shkaterruar kete vend . Ti , me duket se nuk ke ndonje ndryshim prej tyre . Vete fakti qe nuk doni shtet te vertete ligjor , na mjafton te kuptojme se ke kemi te bejme .

      Reply to this comment
      • Luani April 21, 21:00

        BABAGHYSHI – Se pari korigjo emrin ( shkruhet me GJ ) shkronje GH nuk ka alfabeti shqiptar.
        Nga kjo kuptohet mire se pse vuan Shqiperia. Nga Analfabete Funksionale militante qe mbajne pushtete te tilla si ky i sotmi, ai i djeshmi. Shqiperia ka nevoje per pushtetare te zgjuar jo per pushtetare te zgjedhur nga budallenj qe nuk dijne shkrim e kendim.
        Budallenjte mund ta quajne Shtet Ligjor kete xhunglen e sotme te Rilindjes. Dhe militantet, sigurisht. Sa kohe militantet drejtojne shtet, analfabetet jane te kenaqur. Kjo eshte dhe arsyeja qe shumica kerkon te largohet nga Shqiperia. Injoranca ne pushtet.

        Reply to this comment
      • Cane April 21, 21:46

        Lere lere Lunin or zoteri.Paska filluar cadra te tymose dhe hashash.

        Reply to this comment
  2. Luani April 21, 17:31

    Pse nuk del komenti im mor zotrinj. As kam share, as kam ofendu njeri. Vetem nuk kam lavderu qeverine. Thojeni edhe kete si kriter ta dime dhe mos komentojme kot. Hajt njatjeta.

    Reply to this comment
    • kirurg April 21, 20:23

      Jo ti “nuk ke share” me fjale te pista, por vetem ke shpifur, sepse s’ke asnje fakt per keto qe thua, jane vetem propagande cadriste me moton “shpif shpif se dicka do mbetet”! 😛

      Reply to this comment
  3. kris 1 April 21, 21:26

    Qe ti vesh minat shtetit ligjor duhet qe ta kesh.tek ne shteti ka qene dhe eshte vete mafia.Dje kish emrin Sali Meta dhe sot Edvin Meta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*