Ministra të Bashës në kabinetin “Rama”? Julian Deda: Asgjësim për PD

August 9, 2017 11:31

Ministra të Bashës në kabinetin “Rama”? Julian Deda: Asgjësim për PD

 

Në media jashtë shtuar raportimet mbi mundësinë e përfshirjes së një ose disa ministrave nga radhët e PD-së në qeverinë “Rama 2” që pritet të formohet në shtator.

Një nga emrat e përfolur është edhe ai i ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, por sipas koordinatorit për artin dhe kulturën në PD, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, kjo do të thotë asgjësim përfundimtar i Partisë Demokratike.

“Flitet se ndonje minister i propozuar nga PD mund te rrije ne qeverine Rama 2, gje qe çon automatikisht ne bashkeqeverisje.

Nje pyetje kam per demokrate, socialiste, LSI-iste dhe te pa parti.

A i sherben vendit per mire apo per keq, qe PD dhe PS te qeverisin bashke ne Shtator e mbrapa, duke e ndare me dysh tepsine e pushtetit? P.s. Per mendimin tim, ne rast se ky lajm ka gjasa te jete i vertete, atehere Rama ja mbyll gojen perfundimisht PD-se duke e çuar ate drejt asgjesimit politik dhe duke e lene vendin perfundimisht pa opozite”, shkruan Julian Deda në faqen e tij personale në “Facebook”.

 

August 9, 2017 11:31
Komento

3 Komente

  1. As Poet, As Analist August 9, 14:00

    Ah mor Juli, çuni i Zefit
    ty të është prishur humori 
    nuk të ngjit më as shakaja
    që kur shkove te doktori!

    Ti i’u fute politikës
    për të rritur më shumë vlerat
    ke harruar se artistat
    nuk qëndrojnë bashkë me plehrat

    Babai yt, Zefi i famshëm
    mori famë nga humori
    ti ishe artist i famshëm
    përse shkove te doktori?!….

    Ti more famë nga humori
    pse hyre në politikë? ! 
    kazani i politikës
    të flliq, të bën dhe të lik!

    Politika është e ndyrë
    lëre t’a bëjnë ndyrësirat
    kthehu në rrugë të babait
    meri jetës më të mirat! !

    Të jap një këshillë prej miku
    politikën e njoh mirë
    o do jesh artist i famshëm
    o politikan i ndyrë!…

    Nuk mundet ti bësh të dyja
    s’mbahen dy kunguj nën sqetull
    nuk i’a vlen o çun’ i Zefit
    të nxjerrësh synë për të vënë vetull….. 

    Reply to this comment
  2. Dashamiresi August 9, 22:26

    Vini dhe nje minister nga LSI qe te formohet tamam TEPSIA.C’te keqe do kete?! Qeveri e popullit dhe per popullin te jete.Mjaft me me ndasira.Shqiperia nje eshte.
    Natyrisht pare personin e zgjedhur,jo PYKE apo MINE me sahat.
    Dashamiresi .

    Reply to this comment
  3. meçoja. August 10, 09:17

    Juli.Je humorist i madh por “politikan”i vogël.A të ka thënë Zefi:”Dy kunguj nuk mbahen nen një sqetull”?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*