Ministrat e Brendshëm të BE caktojnë detyrat e shtëpisë për Ballkanin

March 9, 2018 11:27

Ministrat e Brendshëm të BE caktojnë detyrat e shtëpisë për Ballkanin

Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen në BE, por fillimisht nevojiten shumë hapa të ndërmarra kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Ministrat e Brendshëm të BE janë spektikë për datat e anëtarësimit të këtyre dy vendeve, por jo vetëm.

Pas udhëtimit në Ballkan të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në javët e fundit këtë të enjte, ishte sërish radha e 28 ministrave të brendshëm të BE. Ata miratuan planet e veprimit për afrimin e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës në një anëtarësim të mundshëm me BE. Plane janë të paraqitura në “strategjinë e Ballkanit Perëndimor”.

Secili nga shtetet, sipas mendimit të ministrave të Brendshëm të BE duhet të miratojë në fushën “siguria dhe imigrimi” një program prej 14 pikash. Synimi është që të luftohen sa më mirë migrimi ilegal, kriminaliteti i organizuar dhe tregtia e armëve, për t’iu afruar standardeve të BE.

Shumë detyra deri në 2020

Detyrat e shtëpisë që u formuluan në plan, kanë afat kohor deri në vitin 2020. Në këtë kohë, BE do të rishqyrtojë se cilat përparime janë bërë në fushën e sigurisë së brendshme, për çdo vend. Një raport i ri do të tregojë se cili vend duhet të bëjë përmirësime dhe në cilat drejtime. E gjitha kjo bëhet duke pasur parasysh datën e synuar 2025, të cilën shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker e ripërsëriti edhe njëherë në Sofje në fund të udhëtimit të tij në Ballkan.

“Po të ecë gjithçka në mënyrë optimale, Serbia dhe Mali i Zi vërtet mund të anëtarësohen deri në 2025 në BE. Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina mund të bëjnë përparime të mëdha në asociim”, u shpreh Juncker. Por, sipas tij ajo çka është më e nevojshme në arritjen e këtij synimi të përbashkët të të dyjave shteteve është një luftë më e fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjermania kundër datës konkrete

Disa nga Ministrat e Brendshëm në takim nuk qenë dakord me objektivin e Junckerit, pra me vitin 2025.

Ministri i Brendshëm Gjerman që po largohet, Thomas de Maiziere (CDU) kritikoi radhën e gabuar të procesit.

“Unë kam pak mirëkuptim për faktin që të përmendim data dhe të themi që deri në vitin 2025 duhet të jetë kryer gjithçka. Rruga e drejtë duhet të jetë që shtetet, të cilat duan të anëtarësohen në BE duhet t’i plotësojnë kushtet me veprimet e tyre. Pastaj mund të vendosësh, nëse ata janë të përshtatshëm për Evropën.”

Projekte për luftimin e krimeve dhe sigurimin e kufijve

Fillimisht duhet të zbatohet me shtetet ballkanike një plan me 14 masa të veçanta deri në vitin 2020. Në projektet e kërkuara bëjnë pjesë ndër të tjera:

– Të ngrihen ose të forcohen koordinatorët kombëtarë ose institucionet për luftimin e radikalizimit islamik në kuadër të mbrojtjes nga terrorizmi. Koordinatorët duhet të lidhen në rrjet dhe të bashkëpunojnë në të gjithë Ballkanin.

– Kualifikimi i policisë dhe hetuesve duhet të forcohet me ndihmën e agjencive të BE, për të luftuar në mënyrë më të fokusuar kundër krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve dhe tregtisë së drogës.

– Shtetet e Ballkanit dhe autoritetet e policisë së BE duhet të krijojnë ekipe të përbashkëta misionesh, të cilat hetojnë krimet.

– Autoriteti Policor Evropian (Europol) do të ngrejë zyra ndërlidhëse në të gjashtë shtetet e Ballkanit.

– Shtetet e Ballkanit duhet të integrohen plotësisht në projektin në vazhdim të BE për luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe të marrin pjesë në mbledhjet e institucioneve evropiane të hetimeve.

– Duhet të ngrihen koordinatorë kombëtarë për kontrolle më të mira kufitare dhe të lidhen me njëri-tjetrin, për të përmirësuar ruajtjen e kufijve dhe për të frenuar të ashtuquajturin migrim ilegal.

Në këtë kuadër, BE do të rrisë subvencionet në kuadër të reformës dhe zgjerimit të infrastrukturës si dhe personelit në shtetet e Ballkanit. Këtë vit, gjashtë shteteve ballkanike do t’u paguhen më shumë se një miliardë euro “ndihma paraanëtarësimi”. Nga 2007 deri në 2017 janë shpenzuar gjithsej nëntë miliardë euro.

Shqipëria dhe Maqedonia falë përparimeve që kanë bërë mund të arrijnë marrjen e datës konkrete, në verë, për nisjen e negociatave të anëtarësimit nga BE. Ndërsa me Serbinë dhe Malin e Zi momentalisht po zhvillohen negociatat.  Sipas diplomatëve evropianë të pranishëm në takim, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë relativisht larg këtij hapi.

s.a/dita

March 9, 2018 11:27
Komento

1 Koment

  1. Pellazgos March 9, 16:11

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta,thote populli.
    Por kur ka njerez “inteligjente” si Ngjela apo Xhufi,qe i pari pret nga amerikanet dhe i dyti turqit te ndertojne shtet ketu,atehere merre me mend se ku shkojme.
    Kinezet thone qe; mesoi tjetrit te peshkoje dhe jo ti japesh peshk.
    Kjo thenie tregon qe tjetri nese te do te miren,nuk te jep borxh me interesa sic bejne ne Afrike apo ne vendet qe nuk kane interes,por te zhvillon.
    Do thote dikush qe te zhvillohet ekonomia duhet siguri,te kete siguri duhet te lexojme edhe ndonne liber.
    Ata qe lexojne librat ikin per nje jete me te mire dhe me lloto ne bote.
    Atehere sipas statistikave sa kohe duhet te krimohet kno siguri dhe nga kush?
    Nga ata qe tallin bythen dhe quanin vrasesin Berisha si Burre Shteti?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*