Ministrat e rinj nisin fshesën që ditën e parë të punës

May 24, 2017 12:16

Ministrat e rinj nisin fshesën që ditën e parë të punës

 

6 ministrat teknikë të PD-së dhe zëvendëskryeministrja kanë nisur dje detyrën, menjëherë pas betimit në Presidencë në mungesë të Edi Ramës.

E para që ka mbërritur në zyrë ka qenë pasuesja e Niko Peleshit, zëvendëskryeministrja e re, Ledina Mandia.

Ajo u prit në kryeministri nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, i cili e ka shoqëruar numrin dy të qeverisë në zyrën e saj duke e njohur me infrastrukturën dhe ku ka pasur një mbledhje të shkurtër me stafin ndihmës, raporton shqiptarja.com.

Më pas, Mandia, e shoqëruar nga Agaçi kanë shoqëruar gjashtë ministrat e rinj në marrjen e detyrës.

I pari ka qenë Kolonel Dritan Demiraj i cili është mirëpritur në zyrë nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas 30 minutash bisedë, ata janë larguar së bashku për të vijuar më tej me prezantimin e ministrave të rinj.

Demiraj ka zhvilluar një mbledhje të shkurtër prezantuese me drejtorët e përgjithshëm të ministrisë dhe nuk mësohet të ketë pasur vendimmarrje të tjera brenda ditës së djeshme.

Në fakt, Fatmir Xhafaj i kishte paraprirë këtij vendimi duke liruar që para se të shkarkohej nga parlamenti, pra paraditen e së hënës, të gjithë stafin politik të tij.

Ministri i ri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka zhvilluar mbledhjen e parë në zyrën e Petrit Vasilit, ku është njohur me dorëheqjen e shefit të kabinetit, Bledi Dervishaj.

Më pas, Bardhi ka thirrur në mbledhje 5 këshilltarët e tjerë duke ju kërkuar dorëheqjen, me argumentin se kishte nevojë të punonte me të besuarit e tij.

Në ministrinë e Financave është larguar Arben Ahmetaj dhe Helga Vukaj ka bërë një mbledhje me stafin aktual, teksa një pjesë e këshilltarëve kishin dorëzuar dorëheqjen menjëherë pas largimit të Ahmetajt.

Detyrën e ka marrë edhe Mirela Karabino, Ministër i Arsimit dhe Sportit, e cila është ulur në zyrën e Lindita Nikollës, por nuk mësohet zëvendësime që në ditën e parë. Burime pranë kësaj ministrie thanë që mbrëmë se i gjithë stafi politik, këshilltarët dhe zëdhënësit ishin ende në detyrë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu i ka dorëzuar detyrën mjekut Arben Beqiri, dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Olta Xhaçka, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, duke i dorëzuar detyrën Xhuljeta Kërtushës.

Kërtusha ka kryer veprime administrative duke firmosur udhëzime të brendshme, por nuk bëhen me dije zëvendësime të menjëhershme në personel.

Më përjashtim të zëvendëskryeministres që ka staf në organikën e kryeministrisë dhe jo të mëvetshme, thuajse në të gjitha ministritë, janë vetëlarguar shefat e kabineteve dhe disa nga këshilltarët e komunikimit, teksa pritet të mësohen gjatë ditës së sotme të mësohen emrat e stafeve politike të ministrave të rinj teknikë.

May 24, 2017 12:16
Komento

14 Komente

  1. ??? May 24, 12:34

    Nuk e kuptoj se cfare lidhje ka titulli me permbajten!
    Ju kane hipur nervat qe kur ju akuzoi Rama ne parlament se beni lojen e LSI-se. U kuptua loja kur sulmuat Tahirin qe po kapte drogen e Like Floririt.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 May 24, 12:42

    ore më duken mua gënjeshtra fjalët e ramës apo janë me të vërtetë??
    ai sikur tha se këta “ministra teknik”do të jenë vetëm thjesht për të vëzhguar zgjedhjet nga brënda dhe jo për të drejtuar ministritë!!
    ka njeri të ma sqarojë?
    ndoshta e kam kuptuar unë gabim!?
    ose ky i lëshoi brekët përtokë!!

    Reply to this comment
  3. sss May 24, 12:57

    Futja kot …! Eshte normale, cdo minister, edhe tridhjete ditor, ka te drejte qe stafin e tij te ngushte , ta zgjedh vete !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 24, 13:50

      sipas ramës këta duhet të ishin ministra vëzhgues dhe jo ministra drejtues!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit May 24, 15:27

        ceno, si mund te quhesh shofer i kamionit kur nuk nget kamionin dhe kamioni leviz? E sidomos mnistra teknike si keta, sejcili nga keta ka bere nga dhjete universitete evropiane, por te tere se bashku ne Evrope s’i merr kush as per llogaritar. Do bere njehere Vettingu i diplomave fallso dhe i titujve pa hanxhine.

        Reply to this comment
  4. xixifuqe xinxifiqe May 24, 12:59

    Për anticensuren: kjo ishte lojaaaaaaa haha haha
    Berisha dhe dhelpra

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 24, 13:49

      flm por prap s’të kuptova!!
      me zorr ari të kuptoj ato që lexoj e jo më të lexoj trurin tënd!!
      xixifuqe xinxifiqe a je në gjëndje të shkruash një fjali me të paktën dhjet fjalë??

      Reply to this comment
  5. xxx May 24, 13:20

    gazeta dita ben lojen e lsi
    ose te pakten anti-rame
    titujt i ka me tenence shtremberojne fjalet e rames dhe sensin e ngjarjeve

    Reply to this comment
  6. realisti May 24, 13:30

    Tani keshilltare merr ministri cilin te doje mjafton ti besoje se mos ka ndonje kriter tjeter pervec miqesise,familjaritetit,partishmerise.Dokument per shkolle kane shumica se i kane blere me koh sa per justifikim se eshte i kualifikuar per X dege

    Reply to this comment
  7. Patrioti May 24, 14:44

    Karroca Dylit – ndrohen kuajt po po ajo Karroce mbetet Karroca e Dylit . Shenim – Karroca e Dylit Dylberit nje karrocier ishte gjithe qymyr ai ndronte kuajt po karroca gjithmone ashtu rrinte e zeze nga pluhuri qymyrit ! Asgje nuk ndryshon ! Kjo eshte e vertete Stili qeverisjes eshte po ai po I njejti sistem (*Karroca Dylit ) I korruptuar dhe aspak ne sherbim te mirqenies dhe shendetit public ! Te gjithe kane mendje si te vjedhin por se pari ndryshimet jane nje efekt psikologjik per kontroll te “rrept” brenda ligjit por pastaj titullari nuk pyet per ligjin sepse ai vihet mbiligjin ! Ka shume metoda hapsira qe ne sistemin e sotem administeativo ligjor mund te manovrosh fshehesh vjedhesh cfare te duash ! Kjo kulture pune nuk ka ndryshuar ne Shqiperi ! Ndrohen kuajt po Karroca gjithemon ashtu mbetet e piset nga lorripsioni vertikal !

    Reply to this comment
  8. Sali bolleku e carlleku May 24, 15:49

    Keta Ministra me kohe te persaktuar nje mujore shikoni se cfare bejne, por po te “fitojne” zgjedhjet Shqu-pisat, ka kelysha si McAllister,kinezi Yee se per Ramen nuk pjerdh me kush ti ndaloje ne baterdite per te krijuar ne cdo Ministri apo Drejtori Qendrore folete e grerezave te Sali-Lulushit, mos e beso po deshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*