Emrat e rinj në Kuvend, pas lënies së mandatit nga 7 ministra

Erion Habilaj December 18, 2013 13:58

Emrat e rinj në Kuvend, pas lënies së mandatit nga 7 ministra

Premtimi elektoral i mazhorancës aktuale, se do të ndahen postet e ministrit me deputetin, janë vënë ditën e djeshme në zbatim. 7 ministra të kabinetit ‘Rama’ kanë dorëzuar në Kuvend për të lënë mandatin dhe për të qenë të angazhuar vetëm në detyrën ekzekutive. Njoftimi është bërë nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, i cili shprehet se  dorëzimi i mandatit është përmbushje e zotimit politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe do t’u japë ministrave më shumë kohë për t’u përqendruar i në rolet ekzekutive. Edhe KQZ, në një njoftim zyrtar, ka paralajmëruar mbledhje për zëvendësimin e mandateve.

 

Lënia e mandatit

“Sot, së bashku me kolegët ministra, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, dorëzojmë mandatin e deputetit. Përmbushim një zotim politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe përqendrohemi në rolet tona ekzekutive. I siguroj qytetarët dhe votuesit e Fierit, se angazhimi im për ta është një proces afatgjatë në të cilin jam plotësisht i përfshirë në drejtim të mbajtjes së premtimeve elektorale dhe përmirësimit të jetesës së tyre”, shkruan Celibashi në Facebook. Në bazë të Kodit Zgjedhor, zëvendësimet nuk do të bëhen sipas radhës në renditje, por sipas gjinisë. Partitë që nuk kanë plotësuar kuotat gjinore, do të duhet ta plotësojnë dhe zëvendësimi do të bëhet sipas tabelës anësore. Kështu në Tiranë, ikën Milena Harito dhe vjen Ledi Shamku, ikën Klajda Gjosha dhe vjen Keidi Mehmetaj. Në Fier, futet Adelina Rista dhe Anduel Xhindi, ndërsa në Berat futet Silva Caka dhe në Elbasan, Miranda Rira.

 

Mehmetaj deputetja më e re, Veliaj lë mandatin ditën e lindjes

Kejdi Mehmetaj e LSI është deputetja më e re në historinë e parlamentit. Ajo është e datëlindjes 1993 dhe për shkak të formulës së Kodit i bie të jetë deputetja që do të zëvendësojë ministren Klajda Gjosha. Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e ka lënë mandatin ditën e lindjes së tij. Veliaj dje ka festuar 34 vjetorin, ndërsa i ka hapur rrugën Vladimir Kostës në Gjirokastër.

Lënë mandatin:

Milena Harito, Tiranë

Edmond Haxhinasto, Elbasan

Klajda Gjosha, Tiranë

Erion Veliaj, Gjirokastër

Eglantina Gjermeni, Fier

Nasip Naço, Berat

Ilirjan Celibashi, Fier

 

 

Marrin mandatin:

Enkelejda Shkreli

Miranda Rira

Keidi Mehmetaj

Anduel Xhindi

Vladimir Kosta

Silva Caka

Adelina Rista

 

 

Erion Habilaj December 18, 2013 13:58
Komento

4 Komente

  1. Oberst GF December 17, 11:58

    Ne parlamentin e UNITED KINGDOM eshte e detyrueshme qe ministri te jete deputet, pra i zgjedhur. Ne parlamentin Shqiptar eshte e kunderta. Ministrat jane te pa votuar. Mund ta kete Rama mire dhe U.K gabim, ku i dihet.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic December 17, 12:21

    Suksese me detyren e larta qeveritare si dhe urojme deputeteve qe jane liste qe futen ne Parlamente suksese te metejshme..Ky eshte nje premtim qe ju dha elektorattit shqiptare dhe me siguri kjo do te qoje drejte forcimit te metejshem te pushteti ekzekutiv dhe atije legjlislative.

    Reply to this comment
  3. Alekks December 17, 14:25

    Po handuti Nasip Naco, pasi ta dorrezoj do vjedhi m shum

    Reply to this comment
  4. pro dhe kunder December 18, 12:12

    -Ndoshta duke qene pa imunitet,ministrat do te jene me te kujdesshem,me operative ,me rezultative. Suksese..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*