Ministri Ahmetaj pret Zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë

March 1, 2016 17:32

Ministri Ahmetaj pret Zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj priti sot në një takim Zv. Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qendrore dhe Azinë, Cyril Myller, në vizitën e tij të parë në Shqipëri në këtë funksion. Myller shoqërohej edhe nga Drejtoresha rajonale për Europën Juglindore Ellen Goldstein dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed.

Ministri Ahmetaj bëri nje prezantim të performancës ekonomike në vend, rolin e Ministrisë së Financave dhe forcimin e kapaciteteve të saj dhe për prioritetet për periudhën në vijim.

“Ministria e Financave do të ketë një rol tejet aktiv në mbështetjen dhe avancimin e projekteve. Të gjitha funksionet e lidhura me menaxhimin e financave publike do të konsolidohen në këtë Ministri, sic janë planifikimi dhe monitorimi i investimeve publike apo koordinimi i planit të veprimit për uljen e nivelit të kredive të këqija. Objektivat e Ministrisë nuk do të ndryshojnë, por roli dhe kapacitetet e saj do të forcohen më tej – u shpreh Ministri Ahmetaj.

Duke bërë një prezantim të përgjithshëm të performancës ekonomike, Ministri Ahmetaj u shpreh se  rritja ekonomike në vitin 2015 pritet të konfirmohet në 2.75%. Për vitin 2016, të gjithë treguesit mbështesin një rritje në nivelin 3.4%. Ka pasur një performancë të mirë të sektorëve, si turizmi apo  bujqësia. Ministri Ahmetaj shpjegoi ndryshimet e bëra në kuadrin ligjor me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja, duke e vënë theksin në ligjin për investimet strategjike dhe në ligjin e turizmit.

Gjatë takimit u fol edhe për ecurinë e aksionit kundër informalitetit, koordinimit nga Ministria e Financave të matricës së detajuar të nismave për reduktimin e nivelit të kredive të këqija, reformën në energji dhe përmirësimin e ndjeshëm të sektorit.

“Unë shoh që ekonomia shqiptare tani po shpërblehet për reformat e thella dhe politikat e forta makro-ekonomike të ndërmarra përgjatë këtyre dy viteve. Ju e keni ndryshuar trajektoren tuaj. Ne duam të punojmë me ju, të jemi partnerët tuaj dhe t’ju mbështesim që ta bëjmë më të dukshëm këtë ndryshim real”  – u shpreh Zv. Presidenti i Bankës Botërore në përfundim të takimit me Ministrin Ahmetaj.

March 1, 2016 17:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank