Ministri gjerman De Maziere i shqetësuar për azilkërkuesit: Shengeni në rrezik

August 22, 2015 08:45

Ministri gjerman De Maziere i shqetësuar për azilkërkuesit: Shengeni në rrezik

Lëvizja në zonën Shengen mund të jetë në rrezik për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas De Maziere, është kapur me Anglinë këtë herë, për shkak se edhe pse vend i BE-së nuk pranon kuota të larta të lëvizjes së lirë apo të ndihmojë në çështjen e azilkërkuesve.

Ai thotë se marrëveshja e Shengenit po rrezikohet pasi vendet anëtare nuk luajnë të njëjtin rol në shqyrtimin dhe pranimin e kërkesave të azilkërkuesve. “Mbështesim Shengenin, veçanërisht në Gjermani.

Ne jemi në zemër të Europës dhe marrëveshja është një arritje e madhe. Por nëse nuk zbatohen ligjet, marrëveshja është në rrezik.

Prandaj duhen zgjidhje evropiane, në mënyrë që Shengeni të mbetet në fuqi”, tha ai në një intervistë për BBC-në.
De Maziere i bën thirrje Britanisë së Madhe që të pranojë më shumë emigrantë, por pa folur për numra.

“Natyrisht Britania ka një rol të veçantë, por ajo nuk është pjesë e zonës Shengen”, tha De Maiziere, duke shtuar se të gjitha vendet e BE-së duhet të bëhen më të përgjegjshme për përgjegjësitë e tyre.

August 22, 2015 08:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim