Ministri gjerman: Politikanët në Shqipëri duhet të mbështesin reformat

July 30, 2018 19:32

Ministri gjerman: Politikanët në Shqipëri duhet të mbështesin reformat

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka deklaruar se Gjermania është e impresionuar nga reformat e Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Pas takimit që pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman ka shkruar në një postim në “Twitter” se shqiptarët kanë çdo arsye për të qenë krenarë për këtë.

Sipas tij, të gjithë aktorët politikë në Shqipëri duhet të mbështesin reformat e vazhdueshme.

Ndërsa në takim, ministri i Jashtëm gjerman tha se është në interesin strategjik të Bashkimit Evropian që të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, përndryshe Kina dhe Rusia do të fitojnë ndikim në vendet e rajonit.

Ai tha se është i bindur se njerëzit në Ballkanin Perëndimor duan të jetojnë ashtu siç bëjnë në Evropë, dhe jo në mënyrën sesi njerëzit në Kinë apo Rusi duan të jetojnë.

Maas u shpreh se Gjermania është pozitive për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, sepse është e bindur në interesin strategjik të një Evrope të lirë.

s.a/dita

July 30, 2018 19:32
Komento

6 Komente

  1. A thu do kemi perseri te bejme me shprehjen e Pjetrit :"Ktu ka tradheti burra" ! July 30, 20:12

    Politikanet jane duke i mbeshtetur ,
    vetem se Bandat Politike jo !

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K July 30, 20:41

    Ky ministri duhet te jua bej te qart se cilet politikan kan penguar.Mesa di apozita nuk mund te pengoj gje.Te ishte gje do pengonin kryeprokororen.

    Reply to this comment
    • Taku July 30, 21:57

      Penguan ndryshimet kushtetuese sa munden derisa ambasadori Lu i vuri ne resht me nje sms.
      Vonuan sa munden ligjet e vetingut duke çuar ne kushtetuese çdo ligj.
      Penguan votimin e ligjit qe zhbllokon shkollen e magjistratures dhe emerimin e gjyqtareve te rinj.
      Perdite po mbrojne gjyqtare te shkarkuar dhe godasin procesin e vetingut per ta denigruar.
      Dhe mbi te gjitha nuk votuan rezoluten e parlamentit per hapjen e negociatave dhe bene çfare kishin ne dore per mos hapjen e negociatave.
      Por kur je militant partie nuk kupton gje.

      Reply to this comment
  3. Babalja July 30, 21:59

    Ca thote ky ore? Basha vdes per vetinguan.

    Reply to this comment
  4. Amerikani July 30, 22:00

    Opozita del e pashprese nga reforma ne drejtesi. Nuk mund te punoje kunder vetes. Pas gjyqtareve radha u vjen politikaneve

    Reply to this comment
  5. Sali o le le, o nene. July 30, 23:08

    Z. Maas keto impresionime beja te qarte krimineleve, Sali-Lulush dhe Like-Mona, ata jane te perkushtuar per te cbere keto reforma dhe penguar Vetting-un.
    Perse disa legena politikane dhe deputete te Bundestagut i takojne keta kriminele, me cfare statusi i presin dhe bashkebisedojne kunder Shqiperise dhe qytetareve shqiptare.?????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim