Ministri gjerman: Rishkrimi i kufirit Kosovë-Serbi nxit tensione etnike

August 31, 2018 13:55

Ministri gjerman: Rishkrimi i kufirit Kosovë-Serbi nxit tensione etnike

Gjermania paralajmëroi të premten se rishkrimi i kufirit të Serbisë me Kosovën do të nxisë tensione etnike.

Prishtina dhe Beogradi kanë shpalosur këtë muaj idenë e korrigjimit të kufirit si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.

Në një takim në Vjenë midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se diskutimet në lidhje me shkëmbimet territoriale janë të gabuara.

“Mendoj se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi, prandaj jemi skeptikë”, u tha Maas gazetarëve.

Zyrtarë të tjerë të BE-së i bënë jehonë këtij pozicioni – ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu frikën për “pasoja shumë negative”, ndërsa Timo Soini i Finlandës tha se “është e rrezikshme”.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha në Vjenë se po kërkon zgjidhje paqësore me Kosovën, edhe pse nuk dha detaje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

o.j/dita

August 31, 2018 13:55
Komento

2 Komente

  1. mirel August 31, 17:40

    E ka ne plan Serbia te hapi prape Lufte.
    Tani sa ka dhe Trump e Putin me vete synon aneksim te Kosoves.
    Plera Thaci po ju sherben.
    Shqiptaret, si mish per top, po i vij e pas avazit.
    Kur shqiptaret e zgjasin qafen vete, perse duhet te hezitoje nje serb…

    Reply to this comment
    • fery September 1, 00:27

      Kurre Serbija ne historine e saje te krijimit te shtetit serb nuk ka luftuar mirel dhe kurre Serbija asnji lufte se ka fituar ( e kame fjalen per forcat ushtarako-policore te shtetit serb )
      Gjithmone te tjeret luftuan per Serbine duke e krijuar nji krijese artificiale e cila me ndihmen e atyre qe e krijuan
      ( Turqia , Rusija , Franca ) , do ti rezistonte forcave shqiptare duke i debuar ata drejte ne jugelindje te Gadishullit Ballkanik dhe duke pushtuar teritorin kompakt etnik te shqiptareve . Srbija ka luftuar vetem kundra civileve te pa armatosur dhe te pambrojtur duke i fituar keto luftra , ku si fakt eshte lufta e fundit ne Kosove me 1999 .
      Serbija mirel , nuk luftoi me 1848, as me 1866/67,1913,1919,1936,1945 por, te tjeret luftuan per Serbine dhe krijuan ate , fillimishte duke e futur ne nji mbreteri jugosllave dhe me vone jugoslkavi komuniste kurse , ata qe e krijuan dikur , me 1995 e shakterruan jugosllavine nen ombrellen e se ciles Serbija fshihej dhe me 1999 e shakterruan edhe Serbine andaj , Serbija s edhte e afte te hape prape nji lufte tjeter mirel dhe plane te tilla ajo nuk ka por , ka plane te bene zhurme dhe ka plane te gjeje shqiptar qe e prekrahin zhurmen e saje, i nderuar mirel ..!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*