Ministri gjerman Roth: BE të marrë vendim për Shqipërinë në qershor

May 31, 2019 20:20

Ministri gjerman Roth: BE të marrë vendim për Shqipërinë në qershor

Ndërsa Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth (SPD) kërkon një vendim të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, Unioni po kërkon më tepër kohë në Bundestag.

Për sa i takon Michael Roth, Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor.

Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”.

Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti”.

Megjithatë, Ministri i Shtetit Roth ka një këndvështrim krejt tjetër. Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte “koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit,” tha ai. “Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai.

Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë për ndikim. “BE-ja nuk  ka për synim  vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.

Të mërkurën Komisioni Europian rekomandoi që krerët e BE-së të nisin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Arsyetimi  i dhënë ishte se të dy vendet kishin zbatuar “reforma mbresëlënëse në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.” Presidenca e tanishme e  BE-së të cilën e mban Rumania e ka përshirëë këtë çështje në axhendën e ministrave europianë më 18 qershor. Dy ditë më vonë, samiti i BE-së do të trajtojë vetëm çështjen nëse ka përparim të mjaftueshëm në takimin e ministrave evropianë.

 

b.b/dita

May 31, 2019 20:20
Komento

3 Komente

  1. Laert May 31, 20:32

    Nje falenderim i vecante per Ministrin Gjerman te Shtetit. Shqiptaret do tju jene perjete mirenjohes ju dhe kombit heroik gjerman.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 31, 21:34

    Dje u qarkullua në media një deklaratë e ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, që kritikonte qëndrimin politike dhe vepriemt e dy partive kryesore opozitare në Shqipëri. Ideja është e thjeshtë: legjenda se Gjermania është kritike me qeverinë shqiptare nuk qëndron. Dhe si ilustrim sillet një qëndrim i ministrit Roth.
    Si zakonisht deklarime të kësaj natyre, njësoj si ato që u verifikuan me parlamentarët hollandezë javë më parë, i shmangen qëllimisht kontekstit të gjerë të situatës politike të vendeve përkatëse duke shpresuar në një manipulim të opinionit publik në Shqipëri.
    Sot, agjencia gjermane Deutsche Welle sqaron se qëndrimi i Roth nuk përfaqëson Gjermaninë dhe as qeverinë gjermane, pasi një tjetër eksponent i politikës së këtij vendi, zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.
    Grupi parlamentar CDU/CSU do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE. një shqyrtim i këtillë nuk mund të bëhet me nxitim. Ndaj Bundestagu gjerman do të mund të vendosë vetëm në fund të shtatorit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, sikurse është rënë dakord me kolegët e grupit parlamentar socialdemokrat
    citohet ai.
    Politikani gjerman është i informuar për situatën. Ai sjell si shembull mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, vonesën në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe bllokim procedurial në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
    Ky shqyrtim i përgjigjet jo realitetit virtual kritik që ndërton opozita shqiptare,,por realitetit me të cilin përballet çdo qytetar dhe që është injoruar përgjithësisht nga diplomatë europianë dhe zyrtarët e Brukselit. Sjellje të këtilla nuk janë aq të pafajshme sa duket dhe nuk justifikohen dot me dëshirën e mirë për të ndihmuar Shqipërinë, pasi nëse vijohet gjatë me dualitetin mes vendime apo rekomandimeve pozitive të Komisionit dhe refuzimeve të qeverive të vendeve anëtare, atëherë rrezikohet të diskreditoht besueshmëria e vetë BE-së. Një gjë e tillë u vu në dukje së fundmi edhe nga Johannes Hahn, Komisioner për Zgjerimin, por nuk po konsiderohet seriozisht.
    Duhet kuptuar fare qartë se kjo që po ndodh reflekton burokratizimin e politikës së BE-së dhe pse jo korruptimin e saj në aspekte të caktuara. Dhe në këtë dritë incidenti i fundit me celularin e z. Soreca nuk duhet parë i izoluar, por si simptomë e kësaj fryme të përgjithshme që qëndron në themel të reagimit të zgjedhësve europianë që po votojnë masivisht partitë populiste.
    http://www.respublica.al/2019/05/30/manipulimi-me-artikullin-e-michael-rothn%C3%AB-gjermani-po-thon%C3%AB-jo-p%C3%ABr-shqip%C3%ABrin%C3%AB

    Reply to this comment
  3. info halenike=anusi digital May 31, 22:00

    O info diarreja,
    Vazhdon derdhja e toksicitetit provincial neper blogje. Michael Roth nuk perfaqson Qeverine??? Eshte Ministri i Shtetit more kokedru. Kush me mire se ai mund te flase ne emer te qeverise gjermane. Wadephuli jot eshte pjese e partive konservatore ku vete dhjet Sumqim Lulzimi dhe ai e sheh realitetin nga syzet e Republikes Shpellareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*