Ministri Gjiknuri pret ambasadorin Arvizu: Nxitje investimeve amerikane

July 15, 2014 17:06

Ministri Gjiknuri pret ambasadorin Arvizu: Nxitje investimeve amerikane

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.
Arvizu dhe Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë. Ambasadori dhe Ministri ndanë bashkë qëndrimin, se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe ka projekte ku mund të punohet sëbashku në të ardhmen.

Në takim u fol për investimet në sektorin e naftës dhe gazit, projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe sektori i hidrokarbureve në tërësi. Ambasadori Arvizu konfirmoi interesimin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidrokarbureve. Ministri Gjiknuri gjeti rastin të inkurajojë investitorët amerikanë, që të mund të shfrytëzojnë potencialet e Shqipërisë për të kryer investime të cilat mund të çojnë përpara edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u fol edhe për ndihmën e USAID-it në reformimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së kompanisë pas shtetëzimit të plotë të saj.

July 15, 2014 17:06
Komento

4 Komente

  1. Naci July 15, 17:45

    ministri me kollare dhe pantallona te kthyer ne fund… 🙂 sikur nuk shkon

    Reply to this comment
    • ziku usa July 15, 18:46

      edhe celularet “e pandashem” perpara
      kur isha ne Shqiperi njerezit gati thyenin hundet duke u perplasur me njeri tjetrin se kishin nga dy celulare ne secilen dore

      Reply to this comment
  2. shefi July 15, 23:08

    te na dergojne ca ceqe te bardhe si ne 90-ten?

    Reply to this comment
  3. Citizen July 16, 10:40

    Sander Arvizou as qe degjon se c”fare i thote Gjiknuri se e ka hallin ku do degdiset ne ndonje ambasade tjeter tani qe pret me dite te largohet, pasi mandati i ka mbaruar dhe eshte emeruar ambasadori i ri ne vend te tij. Ka hall dhe mall te largohet nga Tirana ku ” gjeti Ameriken ” duke u bere si pasha guvernator qe i thonin shendet sa here qe pirdhte. Te tille pozicion nuk gjen dot kudo te shkoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*