Ministri grek i Mbrojtjes zbut qëndrimet për Shqipërinë: Duam marrëdhënie të mira

September 12, 2017 18:48

Ministri grek i Mbrojtjes zbut qëndrimet për Shqipërinë: Duam marrëdhënie të mira

Në një konferencë shtypi në Selanik, ministri grek i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarët i është referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, që cilësoi Greqinë në fjalimin e tij si një vend fqinj, me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura.

“Me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë”, tha Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes.

Pasi ka vlerësuar kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, si një nga ministrat e Jashtëm më të mirë të Greqisë, Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë.

“Përsa i përket faktit nëse kemi frikë në nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikën askujt. As atyre që nuk kanë forcë ushtarake, dhe as atyre që kanë. Të gjithë ne duam që fqinjët tanë të mos udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës moderatorë, të cilët të mund të krijojnë një klimë sigurie dhe zhvillimi në rajonin tonë”, tha Panos Kammenos.

Ministri grek i Mbrojtjes është pyetur edhe për 7 rekrutët e ushtrisë greke, që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare.

“Ata që krijuan atë sfidë morën dënimet e parashikuara, si nga unë, ashtu dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Por, nga ana tjetër, ai imazh që u pasqyrua nuk është i vërtetë”,tha Panos Kammenos.

Sipas ministrit, në ushtrinë greke ka edhe shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me nder dhe janë shembull në shërbimin ushtarak, duke vërtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipërinë, por edhe atdheun e dytë Greqinë, vendin ku ose janë lindur, ose janë rritur.

September 12, 2017 18:48
Komento

5 Komente

  1. Pellazgos September 12, 19:30

    Zoti Kamenos thote qe,eshte ne te mire te vendeve tona te kemi marredhenie te mira me “Shqiperine” dhe jo me Turqine e vogel qe quhet Albanistane.
    “Shqiperia” duhet ta ndaje veten nga Turqia,ndryshe ose do kete fatin e Sirise,Afganistanit,Libyse,Irakut.
    Eshte edhe amaneti i Jeorgios Kastriotis ne prag te vdekjes se Tij,qe bente thirrje te bashkuar jemi te forte.
    Por sic duket,Berisha,Gazidede,Guri etj kane 26 vite qe perpiqen te ngrejne Flamurin e Kalifatit ne Vatikane dhe asnje gjemb nuk i hyn ne kembe ketyre qelbesirave Islamik.
    A ka tradheti dhe krim me te madh per deklarim me te hapur qe thote myslimanet shqipetare jane turq,d.m.th duhet te ndahet shapi nga sheqeri,kush eshte gjak me Epirotin Kastriotis dhe kush eshte “shqipetare”.
    Ketu nuk behet fjale per Greqi Shqiperi,por Islamike turq te ashtuquajture “shqipetare” ne lufte te pergjakshme dhe te pakthyer te gjakut te Avanitasve,qe po su denuan do na presin kokat.
    Kete keta e deklaruan hapur dhe duhet te problematizohemi seriozisht,ndryshe e pesuam.
    Epirotet kishin dhe kane historine,kulturen,arkeollogjine,toponimet,lavdine dhe Perendite Greke,qe kane luftuar Romen,Turqine,amerikanet dhe cifutet qe perkrahin turqine.
    Nga keta myslimane ka shume turq safi se nuk jane pak 500 vjet nje qeveri me Sulltaner,Pashallare,Bejlere,por ka edhe me shume qe nga Vasil apo Jeorgo qe jane bere Hamza apo Sulejmane.
    Rama nuk eshte politikan,eshte nje mendjemadh,mosmirenjohes qe duhet te krahasohet me djepin e kultures se Botes.
    Ne vend qe ne te ishim ne krah te Greqise ashtu sic porositi Jeorgios Kastriotis Epirote gjaku i Pirros,Aleksandros,Axileas,i biri i Zeusit ne prag te vdekjes te bashkuar rreth flamurit Greke te Bizantit Orthodhoks ne jemi bere me turq se turqit.

    Reply to this comment
    • Kamunisti September 12, 22:18

      Politika greke pergjithesisht eshte nje politike e zgjuar. Edhe populli grek pergjithesisht eshte nje popull qe deshiron paqen. Megjithate edhe ne Greqi si kudo ka dallkauker mendjeboshe me mendesi mesjetare qe i ndajne vlerat dhe botkuptimet sipas besimit, si puna jote o Pellazgos. Edhe ne Greqi ekzistojne greqishtfoles qe e quajne Greqine negristan. Po megjithate njerezit e zgjuar nuk e shajne kurre vendin e tyre. Sado diversitet kulturor, shoqeror apo fetar te kete ai. Per ata qe kane mendje ne koke Atdheu eshte i dashur edhe kur eshte mire edhe kur eshte keq. Ata mesa munden perpiqen ta ndihmojne ate, qofte dhe me fjalen e mire. Veçse ne rastin kur jane renegate te paguar apo dallkauke injorante.

      Reply to this comment
  2. NJE QYTETAR SHQIPTAR September 12, 19:57

    Ministrat me koke trashe qe ka sot qeveria greke , jane dy. Ministri i jashtem dhe ky vici , gjasme per mbrojtjen ! Jane te dy ekstremiste te djathte , neonaziskine .

    Reply to this comment
  3. PO,PO September 12, 20:07

    Serisht monstra greke , sic e ka ne natyren e vet , tregon muskujt , se nuk ka frike , as nga te dobetit (nenkupto Shqiperine) dhe as nga te fortit (nenkupto Turqine) .Ky gje e trashe , as i afrohet te kuptoje ate qe i thote Edi Rama , por e mer per kercenim , edhe kur i thone “mire mengjes” !

    Reply to this comment
  4. Arben September 12, 20:40

    ALLAHU EKBER

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*