Ministri grek: Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin me 12 milje në Jon

January 15, 2021 17:47

Ministri grek: Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin me 12 milje në Jon

Komisionet parlamentare në Greqi kanë miratuar projektligjin për zgjerimin e Athinës me 12 milje në Jon, që shkaktoi debat të fortë në Shqipëri.

I pranishëm në komisionet parlamentare në momentin e votimit të projektligjit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias rrëfeu nxitjen për mbylljen e marrëveshjeve detare me fqinjët.

“Marrëveshja me Italinë ishte katalizatori për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon. Greqia po shtrin ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së saj detare.

Shtrirja e ujërave territoriale në detin Jon bazohet në dispozitat e Konventës për Ligjin e Detit, e cila përcakton se çdo shtet bregdetar ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjeruar ujërat e tij territoriale deri në 12 milje detare” tha ai.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështjen e kufirit detar ta zgjidhin në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

o.j/dita

January 15, 2021 17:47
Komento

3 Komente

  1. DETI JON January 15, 20:27

    MASKARA GREK TI MASHTRON.

    As Italia, as Turqia dhe as Egjipti nuk kanë pranuar në bisedimet e tyre detare me Greqinë që t’u jepet ndonjë efekt ishujve grekë, siç pretendonte diplomacia greke në bisedimet.

    Italia në marrëveshjen me Greqinë për zonat ekonomike ekskluzive, të nënshkruar në 9 qershor 2020, i imponoi Greqisë kushtin që edhe nëse Greqia zgjeron ujrat e saj territoriale në detin Jon në 12 milje, flotilja e peshkarexhave italiane do të ketë të drejtën të peshkojë lirisht dhe pa asnjë pengesë e pagesë në ujrat territoriale greke.

    Në marrëveshjen me Greqinë për zonat ekonomike ekskluzive, Italia në delimitimin e zonave e përjashtoi efektin e ishujve grekë të Jonit në vijat e ndarjes së zonave midis tyre. Ish-ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, deklaroi në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes greko-italiane se “marrëveshja i ka lënë ishujt grekë me ndikim të kufizuar, me konsekuencën e së cilës do të përballemi në të ardhmen, dhe ka njohur të drejtën e palëve të treta në ujrat territoriale greke”.

    Gazeta greke “Protothema” shkruante në 12 qershor 2020: “Greqia në marrëveshjen me Italinë nuk i jep të drejta të plota tre ishujve Othonoi, Qefaloni dhe Strofades”. Portali “en.C4defence.com” shkruante në 11 qershor 2020 se “në marrëveshjen me Italinë zonat rreth ishujve grekë nuk janë përfshirë në kalkulimet”.

    Një element të ri tepër interesant zbuluan mediat greke pas dekretit presidencial të zgjerimit të ujrave greke në detin Jon. Qeveria dhe diplomacia shqiptare me siguri nuk e dinë që Italia në bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e zonave ekonomike ekskluzive arriti t’i imponojë Greqisë kushtin që Athina për ligjin, që do të hartojë lidhur me dekretin presidencial të zgjerimit të ujrave të saj territoriale në detin Jon, duhet të marrë miratimin e Romës.

    Media greke “Balkans.eu” në 28 dhjetor 2020 bën të ditur se “megjithëse shtrirja 12 milje e zonës bregdetare të Greqisë është një e drejtë e saj, sipas marrëveshjes së demarkimit të nënshkruar me Italinë zgjerimi do të duhet të aprovohet nga Italia dhe nga BE, gjë që shprehet qartë në marrëveshjen greko-italiane”.

    Edhe media tjetër greke “greekcitytimes.com” theksonte në 30 dhjetor 2020 se Greqia duhet të konsultohet me Italinë për zgjerimin. Pra Italia, bregdeti i së cilës është 300 kilometra larg Greqisë dhe nuk ekziston asnjë mundësi teorike që të cënohen ujrat e saj territoriale, i ka vënë kushtin në marrëveshje Greqisë, sepse shtrirja e ujrave territoriale greke në detin Jon mund të prekë zonën ekonomike ekskluzive italiane dhe shelfin kontinental italian.

    Kurse qeveria e Shqipërisë, ku zgjerimi i njëanshëm i ujrave territoriale greke cënon kufirin shtetëror detar dhe ujrat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive shqiptare, duartroket si të jetë një department i qeverisë greke.

    Qeveria e Shqipërisë duhet të ketë guximin minimal dhe të deklarojë se Greqia po ndërmerr hap të njëanshëm për zgjerimin e ujrave të saj territoriale pa bisedime, pa marrëveshje (që e kërkoi vetë kryeministri) dhe pa pëlqimin e Shqipërisë. Qeveria e Shqipërisë duhet të ketë dinjitetin minimal shtetëror që të ndërmarrë përçapje diplomatike pranë qeverisë italiane për të mësuar prej saj si mbrohen interesat kombëtare detare, dhe pranë Komisionit Europian të BE në Bruksel, para se ata të japin miratimin për ligjin e ardhëm grek të zgjerimit të ujrave në detin Jon.

    Reply to this comment
  2. mirel January 15, 22:41

    Micua i referohet Konventave Nderkombetare ne pergjithesi, si Ramuti. Njehere foli Ramuti per Detin dhe Berishen, tani flet Micua per Detin dhe Italine.
    Ne mes, prape ne mes, eshte Deti Jone, qe po e humbim si harram qe jemi.
    Dele e bageti., hani dru ne byth, hani

    Reply to this comment
  3. k January 16, 08:46

    Shko more legen thuaj Turqisë ,se nga ata shurrohesh në brekë dhe i bie vërdallë çështjes.
    Nuk ke fare afërsi me Italinë që të bësh marrveshje.Guzo thuaj Taipit ta qi motrën.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim