Ministri Haxhinasto inspekton punimet në aksin Lin-Pogradec

April 11, 2015 10:06

Ministri Haxhinasto inspekton punimet në aksin Lin-Pogradec

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, inspektoi sot punimet në aksin Lin-Pogradec.

Haxhinasto u shpreh se “të gjitha punimet në këtë aks rrugor do të përfundojnë brenda afatit” dhe shtoi se “rruga Lin-Pogradec do të jetë gati për sezonin turistik”.

“Po bëhet çmontimi i hekurudhave dhe po punohet për ‘ringjalljen’ e tyre. Riparimi i tyre është i domsdoshëm”, u shpreh Ministri i Transporteve.

Rruga Lin-Pogradec është problemi më i madh që çdokush, i cili udhëton drejt Korçës apo pikës doganore të Kapshticës, has në rrugëtimin e tij.

Rruga nisi ndërtimin disa vite më parë dhe duhet të përfundojë sipas kontratës më 29 shtator. Qeveria vitin e kaluar e kaloi në listën e rrugëve prioritare dhe shleu çdo detyrim të prapambetur.

April 11, 2015 10:06
Komento

1 Koment

  1. Poradecari April 11, 11:11

    Po behet me cilesine me te ulet te ndertimit. U bene 6 vjet qe ka filluar, me hapin e breshkes, projekt mizerabel, cilesi minimale. Ky Haxhinasto ja fut kot, po kot fare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*