Haxhinasto inauguron linjën direkte të fluturimit Tiranë – Paris

March 31, 2015 18:27

Haxhinasto inauguron linjën direkte të fluturimit Tiranë – Paris

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në ceremoninë e inagurimit të fluturimit direkt Tiranë – Paris.

Në hapjen e fjalës së tij Ministri Haxhinasto e vlerësoi hapjen e kësaj linje, si zhvillim të rëndësishëm në industrinë e aviacionit civil në Shqipëri dhe veçanërisht hapja e tregut që po reflekton cilësi më të lartë shërbimesh për qytetarët shqiptarë dhe kosto më të ulët.

“Hapja e tregut në këtë 1 vit e gjysmë të fundit ka treguar qarte se kemi një ulje të cmimit të biletave deri në masën 30%”: – tha ai. Ministri Haxhinasto cilësoi se linjat e reja direkte  drejt Frankfurt, Paris dhe Bruksel përbëjnë rreth 10 % në rritjen e lidhshmërisë të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”  me destinacionet evropiane.

Ai nënvizoi se është e rëndësishme të konsiderohet se sipas fakteve evropiane në këtë industri, kjo çështje ndikon në rritjen e GDP-së në masën 0. 5 % për çdo banor.

Qëndrueshmëria e partneritetit me Tirana  International Aeroport u vlerësua i pozitive nga Ministri, por ai cilësoi si sfidë kryesore plotësimin e spektrit të shërbimeve në këtë aeroprt. “Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane.

Ndërkohë që kemi akoma shumë për të bërë për të plotësuar spektrin e shërbimeve në këtë aeroport. Nuk kemi ende prezente kompanitë e fluturimit loëcost, ende nuk kemi targetuar segmentin  e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet  kargo” – tha ai.

Angazhimi në sektorin kargo vlerësohet si aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. “Sigurisht që angazhimi I sektorit kargo do të sjelli përfitime shume të medha për industrinë ndërkohë që sot në botë 30% e tregtisë globale realizohet me avion” – tha ai.

Në vijim  Ministri Haxhinasto shprehu kënaqësinë, që negociatat me TIA  mbi çështjen e ekskluzivitetit janë në fazën përfundimtare.

“Zhvillimi në këtë sektor mbështetur nga logjika ekonomike, ku sipas mesatares në industrinë evropiane për çdo 1000 pasagjerë të rinj krijohet një vend pune “Kjo do të thotë se nëse arrijmë volumin normal të rritjes, në 5 vitet e ardhshme të ketë mbi 600 vende të reja pune vetëm në industrinë e shërbimeve aeroportuale.

Prandaj sot është momenti t’i bëjmë ftesë edhe të rinjve, të angazhohen në këtë industri të rëndësishme me të ardhme të sigurt në Shqipëri, ndaj ju bëj thirrje të shkollohen në fushën e aviacionit, vendit i duhen kapacitete të kualifikuara”: – vijoi ai.

 

March 31, 2015 18:27
Komento

14 Komente

  1. Lloji March 31, 18:31

    Pyejtje
    A ka ndonje projekt Tirane Prage direkt se na vdiqen nga leket?!

    Reply to this comment
  2. Toni March 31, 18:56

    ooooo haxhillosh rregullo tragetet SHQIPERI-ITALI se jan qenef fare

    Reply to this comment
  3. euro 2016 March 31, 19:56

    sa bukur edhe pensionistet doudhetojne falas me 22000 leke pnsion.
    kjo gezon politikanetqedo shetisin per hallet e popullit,ne vecanti edhe milena haariton qe ka lene parisin per te zgjidhur punesimet.
    urime,
    do votojme gjergj bojaxhiun…………..

    Reply to this comment
  4. euro 2016 March 31, 19:57

    sa bukur edhe pensionistet doudhetojne falas me 22000 leke pension.
    kjo gezon politikanet qedo shetisin per hallet e popullit,ne vecanti edhe milena haariton qe ka lene parisin per te zgjidhur punesimet.
    urime,
    do votojme gjergj bojaxhiun…………..

    Reply to this comment
  5. bxl March 31, 20:11

    Nuk perben lajm linja direkt sepse mund te jete Air France nder me te shtrenjtat ne bote… perse nuk behet i ditur emri i kompanis? Shqipetaret kane nevoje per low cost è jo per pordhe….

    Reply to this comment
    • abcdef April 1, 00:58

      Emri eshte Transavia (https://www.transavia.com) po kam pershtypje nuk behet publike per arsye publiciteti. Po te kerkosh biletat sheh qe ne korrik jane diku te 160-180 euro vajtje ardhje qe per nje firme si kjo “Low Cost” jane shtrenjte. Kompania eshte hollandeze dhe fluturon nga korriku ne tetor dhe une se di pse ben kaq buje ky lajm ku shkon dhe ministri e inauguron. Per mua keto jane leke qe dalin jashte Shqiperise sepse nuk vijne turiste qe te sjellin te ardhura po thjesht emigrantet apo studentet qe vijne te pushojne ne Shqiperi. Turisti vjen rri nje jave dhe iken kurse po te shikosh cmimet te faqja e kompanise i ke te larta ne korrik dhe fund gushti sjelle kjo, tipike e emigranteve. Dhe nese ju pretendoni zoti minister qe ne 5 vitet e ardhshme te krijoni 500 vende pune, jeni shume larg premtimeve per 300 mije atehere.

      Reply to this comment
  6. aty March 31, 20:15

    Po mire qe u inagurua linja direkte per ne Paris, po cmimi sa do jete, se psh nga Italia iken dhe me 19.90EURO apo per Spanje dhe 14.90Euro, per ne fronkoforte gjermani 17.70Euro.Te gjitha keto oferta jane lo cost me kompanine Ryan air.

    Reply to this comment
  7. dorela March 31, 20:33

    Emri kompanise cili eshte?

    Reply to this comment
    • abcdef April 1, 01:08

      Shenim. Me siper kam komentuar qe kompania eshte Transavia por tani kontrollova faqen e Rinasit dhe eshte kompani sllovene Adria qe ka hapur linje direkte me Brukselin dhe Parisin. Me shume mundesi zgjedhje me mire per ne shqiptaret por sic e theksova me siper duhet te vijne turiste jo emigrante shqiptare apo studente qe kthehen te kalojne pushimet e veres. Turisti paguan hotel, emigranti jo.

      Reply to this comment
  8. lol March 31, 21:57

    Transavia Fillon sherbimet nga korriku,me nje çmimin edhe jo aq te bute,kur krahasohet me tarifat prej Genève apo parizit per makedoni a Monténégro…

    Reply to this comment
    • abcdef April 1, 01:09

      Pervec Transavia qe ben fluturime sezonale, eshte dhe Adria qe ka hapur fluturime direkt me Parisin, Brukselin dhe Frankfurtin. Cmimet jo aq te lira po perseri kursen ca kohe dhe leke.

      Reply to this comment
  9. lavdosh March 31, 23:43

    Pas beharit kjo linje do mbyllet prape.
    Futja e me shume linjave direkte me vendet e tjera eshte thjesht enderr.
    Nuk ka udhetare qe te mbushin avionet, keshtu qe kompanite nuk jane te interesuara te investojne ne Shqiperi.
    Shumica e hyrjeve ne Shqiperi jane nga Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Italia.
    Vende keto qe jane te mbuluara me sherbim ajror me rruge alternative transporti (detar, tokesor)

    Reply to this comment
  10. Hajdar April 1, 01:40

    Sikur kemi thene jo me me gershere………..

    Reply to this comment
  11. Haxhi RRasa April 1, 02:14

    Ky mashtrues thote se cmimet jane ulur 30% nga konkurenca, nuk eshte e vertete , cmimet jane ulur ne te gjithe boten per arsy te uljes se cmimit te karburanteve , nje bilet new york tirane ka kushtuar 1300$ tani kushton 900$, ky ku shetit i paguan qeveria me paret e taksapaguesve dhe prandaj se kupton mire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*