Ministri hungarez: Merruni vetë me hallet tuaja, BE ka të vetat

June 29, 2019 19:44

Ministri hungarez: Merruni vetë me hallet tuaja, BE ka të vetat

Bashkimi Evropian nuk ka autoritetin të njohë apo jo zgjedhjet në Shqipëri. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, i cili tha se janë shqiptarët që duhet të marrin vendime për vendin e tyre.

Peter Szijjarto: Ne nuk kemi autoritet për të njohur ose jo zgjedhjet tuaja lokale. Nuk është puna jonë, pasi ne kemi mjaftueshëm sfida që duhet të përballemi dhe nuk na duhet të merremi me problemet e të tjerëve. Prandaj Shqipëria nuk ka nevojë të marrë apo jo aprovimin e BE për zgjedhjet. Jeni ju shqiptarët që duhet të merrni vendimet për vendin tuaj.

Ai tha se Bashkimi Evropian nuk zgjidh krizat e të tjerëve, por vetëm luan rolin e ndërmjetësit kur ka një kërkesë të tillë.

Peter Szijjarto: Nuk më ka pëlqyer kur institucionet evropiane kërkojnë të interferojnë në vendet e tjera që nuk janë anëtare të BE. Nuk duhet të jetë BE ajo që zgjidh krizat e të tjerëve përveçse kur ka konsensus të brendshëm dhe kërkohet këshilla e institucioneve si ndërmjetës. Mendoj që BE duhet të tregojë respekt ndaj vendeve të tjera dhe të luajë rolin e ndërmjetësit vetëm në rastet kur ka dialog për një kërkesë të tillë. 

Në lidhje me vendimin për mos hapjen e negociatave, Peter Szijjarto u shpreh i zhgënjyer nga sjelljet e vendeve anëtare, pasi siç tha ai Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar detyrat. Diplomati hungarez tha se shtyrja e vendimit nuk ka të bëjë me zhvillimet politike të dy vendeve.

Peter Szijjarto: Shtyrja e vendimit të Këshillit të Ministrave të unionit nuk ka të bëjë me zhvillimet politike. Nuk kam dëgjuar një qëndrim të qartë në asnjë nga vendet e unionit që i referohet krizës politike në Shqipëri. Ajo që ka rëndësi është përmbushni ato detyra që ju kanë dhënë më parë, siç është reforma në drejtësi, ekonomi dhe çdo gjë tjetër që BE ju ka vënë detyrë për të zbatuar. Jam i sigurt që vendimi në vjeshtë do të bazohet në këto reforma.

e.t./dita

June 29, 2019 19:44
Komento

7 Komente

  1. Na mbyten budallenjt June 29, 19:47

    Mos ndegjoni nderkombetaret,por hungarezet cigane dhe nikollen e munikes…

    Reply to this comment
  2. Amerikani June 29, 19:53

    Ky nacionalisti fashist i fashistit Orban qe dhunon emigrantet ne kufij po na drejtohet sikur i flet ndonje vendi afrikan.

    Ik o bole se kush po te pyet ti dhe kujt po i intereson se sa i zene je me pune.

    Reply to this comment
  3. Skllav i KOLONIS Shqiperi June 29, 19:57

    KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
    Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
    Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
    A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
    Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?

    Reply to this comment
  4. fati June 30, 08:06

    Mendoj se shqiperia nuk ka cfare merr nga hungaria, ciganet e europes dhe kundershtaret kryesore te be, pavaresisht se jane pjese e saj. Po perse more shqiptare kapeni tek hungaria e cila eshte nje nder te fundit ne kete kontinent. Shikoni more gjermanine, francen, GB, italine, spanjen etj., keto jane vendet qe perbejne bazen e be, nderkohe qe hungaria eshte funderrine ne krahasim me to.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim