Ish-ministri i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit apelon: Koha për t’u ndarë nga krimi shtetëror

August 27, 2016 19:22

Ish-ministri i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit apelon: Koha për t’u ndarë nga krimi shtetëror

I pranishëm në fushatën e opozitës në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu ishte dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Ai theksoi se Dibra me votën e saj, duhet të jetë një sinjal i fortë për të gjithë Shqipërinë, nëse duam të ndahemi nga varfëria, nga krimi shtetëror, nga përbuzja dhe shpërfillja qeveritare.

Dhe këtë thirrje e bën Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes që lejoi punishten e vdekjes së Shkelzen Berishës në Gërdec, nga shpërthimi i të cilës u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

“….këtu janë organizuar të gjitha strukturat e shtetit dhe strukturat kriminale, për t’ju ulur juve kokën poshtë. Prandaj të dashur motra dhe vëllezër, ne duhet t’i shtrojmë disa pyetje vetes sonë sot.

Sot dhe vetëm sot, ne jemi njerëz që kemi besuar te vullneti dhe kurajo e jonë, jemi njerëz që besojmë se zoti na i ka dhënë të drejtat tona dhe nuk mund të na i marrë as Edi Rama dhe as shpura e tij.

Jemi njerëz që besojmë te liria jonë dhe te vota jonë. Prandaj duhet të nxjerrim për të votuar cdo qytetar të Dibrës, të votojë për dinjitetin, për ndershmërinë dhe jo matrapazët, pazarxhinjtë dhe kriminelët.

Ne sot kemi disa pyetje: A do ta pranojmë ne varfërinë apo të ngrihemi sot për ta luftuar atë?

A do të pranojmë që të ulim kokën përballë krimit shtetëror dhe krimit të banditëve që duan të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, Dibrës dhe mbarë  Shqipërisë?  Jo sot do të ngrihemi për mbrojtur dinjitetin tonë….”, deklaroi Mediu.

August 27, 2016 19:22
Komento

2 Komente

  1. maks August 27, 19:50

    mir e ka mediu duhet te zhdukim krimin e ardheshem sepse ai qe iku e beri gjemen dhe ka bere autokritik

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 27, 22:26

    Nuk jane vrare 26 njerez te pafajshem, por 25 i njezetegjashti ishte BAXHANAKU i Salehit qe punonte per cape buke me BMW X5, ishte pjese e ekipit te sypordhes (sypeshakaqenit) Shkerdhen Berisha, bente numerimin e arkave me munocion qe ngarkoheshin “kontrobande” ne Rinas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim