Shefi i diplomacisë greke, në Tiranë

June 3, 2016 09:35

Shefi i diplomacisë greke, në Tiranë

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, do të bëjë një vizitë dy ditore në Tiranë, në 6-7 qershor.

Të hënën, 6 qershor, Kotzias do të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Më pas dy ministrat do të bëjë deklarata të përbashkëta për shtyp.

Më pas Ministri i Jashtëm grek do të pritet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Axhenda vazhdon më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Janullatos.

Të martën, më 7 qershor, Kotzias do të mbajë një fjalim në një eveniment të organizuar nga Universiteti i Tiranës për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke, si dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.

Shefi i diplomacisë greke do të takojë edhe lideri e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Vizitën e tij dy ditore në Tiranë Nikos Kotzias, e mbyll me një takim me minoritetin grek.

June 3, 2016 09:35
Komento

2 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 3, 11:57

    “ja axhenda”???????????????????????
    unë nuk pash ndonjë program!!
    nuk quhet program ky që thoni ju!!
    program quhen ato që ai tha në greqi!!
    për çfar do të bisedohet!!
    pikat për të cilat do të bisedohet!!
    si gjithnjë jeni në nivelin më të lartë të gazetarisë!!
    shkruaj të shkruajmë!!

    Reply to this comment
  2. . June 3, 13:42

    ministri jugore vjen ne shqiperi per te sjellur mesimet qe i dha Petin ngatresqari.mos ti leshohet as edhe nje presje ketije dinaku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*