Ministri i Jashtëm i Maqedonisë viziton sot Tiranën, takime me krerët e shtetit

July 25, 2017 10:16

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë viziton sot Tiranën, takime me krerët e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës, krahas takimit me homologun shqiptar, është parashikuar që Dimitrov të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është parashikuar një konferencë e përbashkët për mediat e të dy ministrave.

July 25, 2017 10:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*