Ministri i Jashtëm iranian shpërthen ndaj Pompeo: Klloun arrogant!

January 5, 2020 09:23

Ministri i Jashtëm iranian shpërthen ndaj Pompeo: Klloun arrogant!

Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Jawad Zarif ofendoi homologun amerikan Mike Pompeo duke e quajtur atë “klloun arrogant”, referuar komenteve të tij se irakianët “vallëzuan” në rrugë nga gëzimi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Zarif deklaroi se “fundi i pranisë malinje të SHBA ka filluar në Azinë Perëndimore”.

“24 orë më parë, një klloun arrogant, i maskuar si diplomat, pretendonte se njerëzit po vallëzonin në qytetet e Irakut,” pohoi Zarif të shtunën.

“Sot, qindra mijëra vëllezër dhe motra tanë krenarë irakienë i ofruan përgjigjen e duhur në të gjithë territorin. Ka nisur fundi i pranisë malinje të SHBA në Azinë Perëndimore”, tha ai.

Pompeo ngarkoi në llogarinë e tij në Twitter një video prej 22 sekondash që përshkruante protestuesit irakenë në rrugë. Videon e shoqëroi me titullin “Irakianët duke kërcyer në rrugën drejt lirisë; mirënjohës që gjeneral Suleimani nuk ekziston më.”

Mijëra vetë, mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit të lartë irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve të tjerë ushtarakë irakian, të cilët u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakianë e të militantëve të mbështetur nga Irani.

Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

j.l./ dita

January 5, 2020 09:23
Komento

6 Komente

  1. Arben January 5, 11:02

    PO VJEN FUNDI USA.

    ISHALLAH, NDODH PA LUFTE TE MADHE, SE

    MJERE POPULLI.

    Reply to this comment
  2. . January 5, 15:20

    rrugacet amerikane drejtojne politike
    njelloj si rrugaci yne me brekushe

    Reply to this comment
  3. ganiu January 5, 17:38

    Dy islamist kanë komentuar, dhe e bukura është se kanë qënë armiq, si të Iranit dhe të Rusis. Kishin mike Amerikën. Sot Neosulltani e prishi më Amerikën, e prishin dhe këlyshët e tij.
    Punë.
    Qensh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim